Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Zbulime

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 20
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Zbulime   Sat May 30, 2009 3:04 pm

Realizohet për herë të parë transplanti i fytyrës në SHBA




Kirurgët kanë ndryshuar 80 për qind të fytyrës së një gruaje, duke vendosur kockat, dhëmbët, muskujt dhe nervat, si dhe duke shënuar kështu transplantin e parë të fytyrës në SHBA.
Ata thanë se gruaja kishte kaluar një traumë e rëndë që e kishte shpërfytyrar. Per pasojë ajo nuk mund të merrte frymë normalisht, të qeshte dhe të shijonte. Klinika nuk tha detaje se kush ishte donatori që i tha fytyrën, teksa bëri të ditur lajmin e transplantit në një konference shkencoro-mjekësore.

Ky operacion është i katërti i realizuar në gjithë botën. Kirurgët francezë ndryshuan fytyrën e një gruaje në vitin 2005, pasi ajo ishte shpërfytyruar nga kafshimi i një qeni. Doktorët thanë se rezultatet e mira bënë që të inkurajohen edhe për dy operacione të tilla vitin që shkoi.

Operacioni në SHBA u bë dy javë më parë dhe doktorët ndejtën plot 22 orë në sallën e operacionit për të realizuar këtë transplant të vështirë. Për ti ndryshuar pacientes kockat, muskujt venat e gjakut dhe nervat. “Ne transpormuam lëkurën, gjithë muskujt facial, muskujt e buzës, të hundës, sinuset, dhëmbët dhe nervat facial”, tha Francis Papay, shef i Klinikës së dermatologjisë dhe plastikës. “Shpresat tona janë që ajo të mund të qeshë sërish”, shtoi doktori.

Ne e dimë që janë shumë pacientë që qendrojnë brenda mureve të shtëpisë sepse janë të adandonuar nga shoqëria, ato kanë frikë të dalin në rrugë për shkak të problemeve që kanë në fytyrë për arsye të ndryshme, si dëmtime apo probleme genetike. Pacientët tanë janë të turpëruar, tha doktori. Ndërsa shtoi se ne shpresojmë shumë se për këtë grup pacientësh special të mundësojmë rikthimin e jetës active të dalin lirshëm nga shtëpia.

“Kjo nuk është një ndërhyrje kozmetike, fytyra është identiteti i njeriut”, tha dr. Eric Kodish, biokimist që e miratoi këtë operacion. Një person që ka pësuar traumë dhe deformim të fytyrës, shkon drejt degradimit si njeri. Ne shpresojmë që pacientët tanë të jenë në gjendje të qeshin sërish, thanë doktorët që realizuan këtë operacion, që falë zotit shkoi mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 20
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Zbulime   Sat May 30, 2009 3:05 pm

Studimi, një protesinë që ngadalëson plakjen



Një proteinë që duket se është e aftë të zgjasë vitet e rinisë, duke vonuar procesin e plakjes.
Bëhet fjalë për një molekulë që shton gjenet aktive dhe qelizat e reja, të cilat me kalimin e viteve pakësohen dhe ne nisim e plakemi.

Studimi që mund tu hyjë në punë njerëzve është eksperimentuar tek minjtë dhe është realizuar nga David Sinclair në “Harvard Medical School” në Boston. Ai ka vënë në punë një molekulë të quajtur “sirt1”, dhe minjtë që janë injektuar me të kanë mbetur të rinj për një kohë më të gjatë.

Sipas revistës “Cell”, që ka publikuar kërkimin proteina sirt1 ka për detyrë të mbajë të re ADN dhe të kontrollojë që të jenë aktivë vetëm gjenet e rinisë, ato gjene që normalisht duhet të jenë në ‘punë’ në organet e ndryshme dhe të funksionojnë mirë.

Kjo proteinë është një njohje e vjetër e ekspertëve që merren me plakjen. Ata kanë zbuluar se funksioni i sirt1 është i dyfishtë: mban në normë të mirë gjenet duke pasur parasysh funksionon e tyrë në organizëm dhe ndez ‘semaforin jeshil’ për ato gjene që duhet të jënë aktivë dhe ‘semoforin e kuq’ për pjesën tjetër që duhet të rrinë në ‘heshtje’.

Proteina bën edhe riparime të ndryshme të ADN që ndodhin si pasojë e kalimit të viteve. Grupi i shkencëtarëve ka parë se aktiviteti i proteinës tek minjtë është i menjëhershëm dhe varet edhe nga sasia që injektohet, pasi pakujdesia mund të bëjë edhe efektin e kundërt.

Ata shpresojnë që e gjithë kjo, një ditë të shndërrohen në produkt farmaceutik, në mënyrë që të gjëjë përdorim tek njerëzit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 20
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Zbulime   Sat May 30, 2009 3:05 pm

Vaksinë e re kundër nikotinës



Shkencëtarët thonë se nikotina shkon në tru brenda 5 sekondave nga thithja e saj dhe nikotina është një lloj droge, e cila arrin ta sundojë organizmin shumë shpejt e ta bëjë atë të ndërvarur
Rreth 90 për qind e atyre që pinë duhan në Shtetet e Bashkuara përpiqen ta lënë atë. Por, shpesh nuk kanë sukses, me gjithë mënyrat e shumta. Disa arrijnë të mos pinë duhan për disa ditë a pak javë dhe krejt papritur ndezin një cigare dhe pa kuptuar i janë rikthyer zakonit të vjetër.

Shkencëtarët thonë se nikotina shkon në tru brenda 5 sekondave nga thithja e saj dhe nikotina është një lloj droge që arrin ta sundojë organizmin shumë shpejt e ta bëjë atë të ndërvarur. Por, në treg dalin shpesh prodhime të reja që i ndihmojnë njerëzit të lenë duhanin. Për shembull, tashmë ka cigare me bateri, që përmbajnë nikotinë, por jo duhan e tym.

Por, këto lloj cigaresh pa tym së shpejti do t’u duhej të konkurrojnë me një vaksinë të re nikotine, e cila synon të parandalojë trurin që të dërgojë sinjale të cilat i thonë organizmit se nikotina e bën të ndjehet mirë, dhe pas pak kohësh trupi nuk ndjen më nevojën për nikotinë dhe personi e lë duhanin.

Organizata botërore e shëndetësisë përllogarit se afro 5 milionë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundje të shkaktuara nga pirja e duhanit dhe nëse kjo prirja e tanishme vazhdon, në vitin 2020 ky numër mund të arrijë në 10 milionë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 20
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Zbulime   Sat May 30, 2009 3:05 pm

Prodhohet krem për mbrojtje nga Sida


Një grup hulumtues nga Universiteti i Gjenevës, ka gjetur preparat të ri për mbrojtje nga virusi HIV në lloj të kremit, i cili do të mund të paraqiste hap të madh në luftën parandaluese kundër SIDA-s.
Prodhimi i ri i paraqitur në revistën shkencore të Akademisë nacionale amerikane për shkenca (Proceedings of the National Academy of Sciences of the USA), është përpunuar model nga një proteinë, e cila është treguar efektiv në paradalimin e infektimit me virusin HIV tek majmuni i gjinisë femërore makaki.

Preparati do të duhej të ishte më i lirë për prodhim nga ai aktual, transmetojnë mediat franceze.

Virusi HIV, nga i cili në botë gjatë vitit 2007 janë infektuar më shumë se dy milionë të rritur dhe fëmijë, mes të cilëve 95 për qind jetojnë në vendet e varfëra, paraqet një nga sëmundjet më alarmante epidemike, përkujtoi Robin Oford, drejtor i fondacionit "Mintaka" me seli në Gjenevë, e cila merret me hulumtime mjekësore dhe ka marrë pjesë në prodhimin e kremave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 20
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Zbulime   Sat May 30, 2009 3:06 pm

Zbulim i bujshëm në Itali, molekulë që vret AIDS-in




Zbulohet molekula që lufton virusin e AIDS. Tashmë virusi famëkeq i njohur ndryshe me emrin HIV ka një “armik” të ri me të cilin duhet të përballet, një molekulë që është zbuluar nga dy shkencëtarë italianë në Universitetin e Sienës, profesor Maurizio Botta dhe profesor Giovanni Maga.
Lajmi është publikuar nga revista prestigjioze Amerikan Chemical Society, bëhet fjalë për një molekulë farmakologjike aktive, e aftë të bllokojë virusin, “me kusht që ndryshe nga terapitë e deritanishme, të veprojë drejtpërsëdrejti në celulë”.

Ndër të tjera profesor Botta, që është dhe në krye të “Laboratorit të Kimisë Farmaceutike në qytetin e Sienës”, i njohur në rang ndërkombëtar për kërkime studimore në luftën kundër AIDS, shpjegon dhe se arritja e këtij rezultati shpresëdhënës për miliona njerëz të infektuar nga AIDS, është fryt i një pune dy vjeçare të tij dhe të një grupi shkencëtarësh të rinj.

Kjo molekulë ka në përbërje karakteristikat strukturore të një proteine humane e quajtur ndryshe DDX3, shkaktarit kryesor në ripërtëritjen e virusit HIV.

Kjo molekulë e testuar biologjikisht nga profesor Maga, është demonstruar e aftë të që të luftojë zhvillimin e proteinës DDX3.

Dhe në fakt çfarë ndodh, e bllokon atë, e bashkë me të dhe transmetimin viral të celulave të infektuara të HIV, pa dëmtuar ato të shëndosha.

Ky zbulim është një lajm i rëndësishëm për miliona njerëz të infektuar nga AIDS.

Shkencëtarët italianë kanë dhënë dhe deklaratën surprizë që nëse ky zbulim, mbasi të kalojë fazën eksperimentale dhe nëse do të ketë sukses, breveta e ilaçit do të jepet gratis për Afrikën, ku miliona njerëz vdesin në vit nga SIDA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 20
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Zbulime   Sat May 30, 2009 3:06 pm

Zbulohet vaksina efikase kundër varësisë nga droga





Për herë të parë duket se është gjetur një kurë efikase kundër një ndër plagëve më të rënda të kohëve moderne. Të paktën kështu shpresojnë të gjithë ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo jo të drejtpërdrejtë, janë të prekur nga varësia ndaj kokainës.
Bëhet fjalë për një vaksinë kundër pluhurit të bardhë. Në fund të këtij viti, do të testohet në Spanjë vendi ku kjo substancë gjen përdorim më të gjerë se kudo tjetër; konsumohet vegullish nga 2 % e popullsisë së moshës nga 15 në 64 vjeç, kundrejt 1,1 % të mesatares së popullatës së pjesës tjetër të Kontinentit të Vjetër.

Medikamenti, i cili do të testohet mbi 150 kokainomanë në tri spitale të Madridit, Barcelonës e Valencias, është rezultat i një kërkimi ende në fazë eksperimentale, i realizuar nga universiteti amerikan "Yale". Duke u mbështetur në ato që thuhen mbi këtë medikament inovativ, krijohet përshtypja se është mjaft efikas. "Është si t'i qepësh gojën një njeriu me oreks të pakontrollueshëm", siguronin dje shkencëtarët në të përditshmen madrilene, ABC.

Funksionimi i vaksinës

Çelësi i funksionimit të vaksinës bazohet te terapia imunologjike, ose e thënë më thjesht është e aftë të gjenerojë apo të administrojë antitrupa që "kapin" drogën e fuqishme me të hyrë në gjakun e përdoruesit, pa i dhënë mundësi të kalojë në tru. Kokaina, si në rastin e duhanit, nuk provokon reagime imunologjike në organizmin njerëzor, siç ndodh në rastin e viruseve dhe baktereve që shkaktojnë sëmundje.

Në këtë rast, reagimi imunologjik, apo antitrupat, gjenerohen nga vaksina e cila është e ndjeshme dhe vepron në praninë e drogës në gjak. Ndërveprimi mes tyre do të gjenerojë një përbërës kimik mjaft të fuqishëm për të arritur të anashkalojë barrierën hematocefalike, pengesën që prodhon gjaku ynë për të mbrojtur trurin. Rezultati i kësaj gjetjeje mjaft të thjeshtë është se kokaina nuk do të arrijë të prodhojë më kënaqësi.

Profili i njerëzve te të cilët do të testohet medikamenti i ri, është ai i të rriturit mes moshave 25-45 vjeç, i integruar më së miri në shoqëri, por krejtësisht i varur edhe në rastet kur konsumohet kokainë kryesisht gjatë ditëve të fundjavës. "Vaksina e re u ka dhënë shumë shpresa ekspertëve të fushës së dizintoksikimit, edhe pse eksperimente të ngjashme me heroinomanët nuk kanë arritur rezultatet e shpresuara", përfundon e përditshmja "The Indipendent".

Si vepron vaksina kundër drogës dhe efektet

"Nuk bëhet aspak fjalë për një formulë çudibërëse, por për një substancë që do të ndihmojë miliona njerëz për t'u dizintoksikuar, shpjegonte para pak kohësh profesori Thomas Kosten i universitetit "Yale" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vaksina është projektuar për të gjeneruar antitrupa specifikë, të cilët arrijnë ta "burgosin" kokainën në gjak pa lejuar të arrijë trurin e të bëjë efektin e saj.

E parë në këndvështrimin praktik, mund të konsiderohet si një lloj filtri mes enëve të gjakut e trurit, duke bërë të mundur që droga mos të arrijë te ky i fundit. Kështu që nuk prodhohen efektet psikoaktivë, apo të shprehemi në gjuhën e përditshme nuk arrihet gjendja euforike". E megjithatë nuk përbën një zgjidhje përfundimtare për vetë problemin e varësisë edhe pse është e sigurt se medikamenti nuk krijon efekte anësore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 20
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Zbulime   Sat May 30, 2009 3:06 pm

Zbulohet një lloj i ri iguane në Ishujt Galapagos


GALAPAGOS-Shkencëtarët që studiojnë florën dhe faunën e Ishujve Galapagos, ku Darvini formuloi teorinë e Evolucionit të Specieve, thonë se kanë zbuluar një lloj të ri zvarraniku, një iguana të madhe ngjyrë rozë.

Studiuesit italianë i botuan rezultatet e zbulimit në një revistë shkencore këtë javë, ku thonin se iguana ngjyrë rozë është mbi 1 metër e gjatë dhe ka ndryshime të konsiderueshme në ADN krahasuar me 2 llojet e tjera të iguanave të tjera që jetojnë në atë zonë.

Studiuesit thonë se është për t’u çuditur që askush nuk e kishte zbuluar iguanën rozë, pasi ishujt janë një zonë kërkimesh intensive shkencore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 20
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Zbulime   Sat May 30, 2009 3:06 pm

Zbulohen sy bionik që kthejnë shikimin tek të verbrit

Shkencëtarë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi po përdorin pajisje të reja eksperimentale, të quajtura sy bionikë, për të ndihmuar kthimin e shikimit tek të verbrit.

Kjo është një teknologji e ngjashme me pajisjet e vendosura në vesh për të ndihmuar dëgjimin. Të dyja këto pajisje nxisin fijet nervore të lidhura me trurin duke i ndihmuar personat të shikojnë e dëgjojnë.
Linda Kurfut nga Kalifornia është një prej atyre që janë pajisur me sy bionikë. Ajo mban syze me një kamerë të vogël që komunikon me elektrodat e vendosura në sytë e saj të cilat nxisin retinën. Për më shumë se një dekadë ajo ishte plotësisht e verbër si pasojë e një sëmundjeje të trashëguar e quajtur "retinis pigmentosa". Tani ajo shikon si të gjithë njerëzit normalë. Syri bionik i Lindës ka 16 elektroda.
Por pajisjet e reja kanë edhe më shumë. Në Australi, doktor Vivek Çouduri pranë spitalit Princi i Uellsit në Sidney, po zhvillon një pajisje të ngjashme që vendoset në sipërfaqen e syrit. Ai thotë se tani ndodhet pranë përfundimit të punës dhe së shpejti do të fillojë provat duke e implantuar sytë tek disa pacientë. Teknologjia e përdorur për këtë sy bionik është e ngjashme me atë që përdoret për pajisjet e dëgjimit që vendosen në vesh tek personat që nuk dëgjojnë. Shkencëtarët australianë tregohen optimistë kur thonë se presin që nga pajisja e tyre të verbrit mund të përfitojnë shikimin 100 përqind. /voa//Alsat-m/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 20
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Zbulime   Sat May 30, 2009 3:07 pm

Kush janë 10 zbulimet më të mëdha shkencore të vitit 2008

Revista "Science" ka bere edhe klasifikimin e zbulimeve me te medha shkencore te vitit qe kemi lene pas, pra 2008. "Riprogramimi qelizor", pra, aktivizimi i nje grupi gjenesh qe bejne te kthehet mbrapsht "ora" e qelizes deri tek faza embrionale.

Ky eshte zbulimi me i madh i ketij viti. Per zhvillimin qe jep ne kurimet ne mjekesi per semundje qe sot jane te pasherueshme si Parkinson, distrofia etj. Zbulimi qendron ne vendin e pare te klasifikimit si zbulimi shkencor i vitit 2008.

Ne vendin e dyte eshte zbulimi i planeteve jashtediellore. Per here te pare ne 2008 astronomet kane vene re planete jashte sistemit diellor. Ne vendin e trete si zbulimi shkencor i vitit klasifikohet "katalogu" i gjeneve tumorale. Mes tyre ajo qe ja vlen te permendet jane gjenet qe shkaktojne tumorin e pankreasit. Ne vend te katert jane superpercuesit e rinj te energjise. Ne 2008 jane zbuluar materiale te reja te afta te percojne energji pa asnje rezistence dhe ne temperatura shume te larta te bazuara ne materiale "hekuri".

Vendin e peste e mban zbulimi i quajtur "Proteinat ne pune". Shkencetaret vezhguan proteinat "ne pune", te cilat lidhen me receptoret ne qelize dhe modifikojne gjendjen metabolike, duke kontribuar keshtu ne percaktimin e tipareve te veshjeve. Pas ketij zbulimi, ne vendin e gjashte vjen "Energjia e rinovuar". Eshte e njohur edhe rendesia e teknikave te reja per te prodhuar energji eletrike te prodhuar nga qeliza diellore ose qendra eolike.

Ne vendin e shtate vjen zbulimi i quajtur "Forma e embrionit". Kane qene pamje te mrekullueshme ne video si asnjehere me pare, te zhvillimit embrional. U be e mundur regjistrimi dhe analizimi i formacionit te nje tipi kafshe i perdorur ne fund te kerkimit, i quajtur "Zebrafish", qe diten e pare pas konceptimit deri ne kompletimin e te gjithe organizmit.

Vendin e tete e mban zbulimi i quajtur "Shendoshja "e mire"". Ne luften kunder obezitetit nje progres i madh mund te prezantohet nga njohjet e reja mbi karakteristikat dhe funksionimin e asaj qe quhet "Shendoshja brune", ndryshe nga ajo me e njohura "shendoshja e bardhe".

"Masa protonike" eshte zbulimi shkencor i klasifikuar nga revista e njohur "Science" ne vendin e nente. Hapa te medha perpara edhe ne modelet matematike per ti paraprire me kujdes masave te neutroneve dhe protoneve.

Dhe ne vendin e fundit eshte klasifikuar "Festivali" i sekuencave gjenome. Progrese te vendosura dhe ne fushen e ndarjes se gjenomeve: nga ajo e Mamuth deri te pacientet e goditur nga tumori. Teknikat jane bere edhe me te shpejta krahasuar me ato te perdorur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 20
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Zbulime   Sat May 30, 2009 3:07 pm

Gjendet Mumja e 2.600 viteve me pare

Nje mumje qe i perket 2.600 viteve me pare eshte gjetur ne Saqqara te Egjiptit dhe eshte e konservuar ne menyre perfekte. Arkeologu Zahi Hawass ka gjetur gjithashtu nje dhome "sepolcrale" ku brenda kishte tete "sarcofagi" druru dhe guri dhe 22 mumje qe i perkasin XXVI Dinastia (nga 672 ne 525 a.C.).


















__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 20
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Zbulime   Sat May 30, 2009 3:09 pm

Përplasen dy satelitë në orbitën tokesore

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA tha se për të parën herë dy satelitë të telekomunikimit u përplasën në orbitë.


Përplasja e një sateliti komercial dhe një sateliti rus, i cili nuk operonte, ka ndodhur rreth 800 kilometra mbi Siberi. NASA tha se përplasja ka shkaktuar një re të madhe pluhuri, por zyrtarët thanë se nuk ka ndonjë rrezik për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, i cili orbiton nën kursin ku ka ndodhur përplasja. Sateliti rus me peshë 950 kilogram u lëshua në orbitë në vitin 1993 ndërsa ai amerikan i quajtur Iridium dhe që peshonte 560 kilogram u lëshua në vitin 1997. Sipas NASA, forca e përplasjes së dy satelitëve të tille dhe copëzat e përhapura prej tyre mund të shkatërrojnë edhe satelitet e tjerë në orbitë. Zyrtarët e agjencisë amerikane thanë se shpresonin që mbeturinat të digjen sapo të futen në atmosferën e tokës. Që nga viti 1957 në orbitë janë lëshuar rreth 6 000 satelitë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Zbulime   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zbulime
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Ukshin Zajmi: Mbretëresha Teutë në legjenda

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Zbulime-
Kërce tek: