Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Lajme te reja nga Sporti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:13 am

Massimo Oddo do të rikthehet te Milani



Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta mbajë mbrojtësin anësor italian, Massimo Oddo.
Massimo Oddo do të rikthehet te Milani në fund të këtij sezoni, pasi ekipi gjerman ka refuzuar të blejë lojtarin, i cili sezonin e fundit e kaloi i huazuar tek bavarezët.

Corriere dello Sport bën të ditur se italiani nuk ka lënë shumë përshtypje tek Bayerni dhe do të rikthehet në Serie A, pasi bëri 26 paraqitje për ekipin gjerman në të gjitha garat.

Nuk dihet ende nëse Milani do të dëshirojë ta mbajë 32-vjeçarin për sezonin e ardhshëm, ose do të tentojë ta huazojë ose transferojë në ndonjë klub tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:13 am

Kaka: Nuk do ta braktis Milanin


</STRONG></U>
Superyllli i Milanit, Ricardo Kaka, thotë se nuk do të largohet nga Rossonerët në një të ardhme të afërt, përkundër spekulimeve të cilat e lidhin atë me një transferim luksoz te Real Madridi.
Mediat spanjolle dhe italiane vazhdimisht po flasin për mundësinë e kalimit të brazilianit në Bernabeu, sidomos nëse president i Los Blancos zgjidhet Florentino Perez.

Mirëpo Kaka, i cili gjithmonë e ka shprehur dashurinë për Rossonerët, edhe njëherë e ka përsëritur vendimin e tij për të qëndruar në San Siro.

“Dëshiroj t’u them të gjithëve se nuk do të largohem. Nuk do ta braktis Milanin!”, ka thënë Kaka për “Milan Channel”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:13 am

Chelsea dhe Reali në garë për Maicon



Numri i sotëm i "La Gazzetta dello Sport" njofton se Interi është i hapur për idenë e shitjes së mbrojtësit të krahut të djathtë Maicon, ndërsa për të fituar shërbimet e tij do të zhvillohet një luftë e madhe ndërmjet Real Madridit dhe Chelseat.
Zikaltrit kërkojnë 25 milionë euro për lojtarin e tyre, ndërsa Los Blancos qe një kohë të gjatë janë të interesuar për shërbimet e brazilianit.

Ndërkohë edhe gjiganti i Ligës Premier, Chelsea, është duke e monitoruar situatën e 27- vjeçarit, ndërsa njoftohet se Maicon bën pjesë në listën e transferimeve të Carlo Ancelottit nëse merr timonin e Bluve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:14 am

Inter i hidhëruar me Realin për shkak të kontaktit me Mourinhon



Drejtori teknik i Interit, Gabriele Oriali, thotë se klubi italian ka qenë në dijeni për kontaktin që Reali e ka bërë me Mourinhon, por thotë se ata janë të hidhëruar me mënyrën me të cilën është realizuar ky kontakt.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se kandidati për president të Realit, Florentino Perez, dëshiron që Jose Mourinho ta marrë drejtim klubin mbretëror, ndërsa nerazurët po ashtu kanë pohuar ofertën e ekipit spanjoll.

“E kemi ditur se Real Madrid ka bërë ofertë te Mourinho, edhe pse klubi spanjoll ka përdorë metoda të pazakonshme dhe jo të drejta. Mendoj se për shkak të raporteve të mira të dy klubeve, do të ishte shumë më mirë nëse së pari do të kontaktohej Massimo Moratti”, ka thënë Oriali.

“Megjithatë mendoj se Mourinho do të mbetet në Inter. Ky është vetëm mendimi im, në fund për përgjigjen e saktë do të duhet ta pyetni atë. Por ai dëshiron të mbetet këtu dhe të përpiqet ta përfundojë ciklin e rëndësishëm të cilin e kemi filluar”, ka shtuar italiani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:14 am

Tre trajnerë do ta zëvendësojnë Ancelottin?



Derisa spekulimet gjithnjë e më shumë po shtohen që trajneri Milanit, Carlo Ancelotti, do ta drejtojë Chelsean në sezonin ardhshëm, mediat italiane njoftojnë se Carleto do të zëvendësohet nga më shumë se një emër.
Sipas Sportmediaset.it, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është duke menduar që për pasues të Ancelottit të angazhojë tre trajnerë, mirëpo njoftimi për këtë gjë do të bëhet pas të hënës, kur Rossonerët do ta kenë të siguruar kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve.

Leonardo, Mauro Tassotti dhe Filippo Galli janë emrat që pritet ta zëvendësojnë Ancelottin. Leonardo nuk ka licencë të trajnimit në Serie A, kështu që ai mund ta luajë rolin e teknikut, ndërsa Tassotti dhe Galli do ta ndajnë pozitën e trajnerit kryesor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:14 am

Carvalho refuzon Interin



Mbrojtësi i Chelseat, Ricardo Carvalho, për të cilin ditët e fundit është spekuluar për një kalim të mundshëm tek Interi, e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar të largohet nga Blutë.
“Un jam duke menduar vetëm për rikthimin tim në fushë (nga lëndimi) në formë sa më të mirë që të luaj për Chelsean sezonin e ardhshëm”.

“Ky nuk ka qenë një sezon pozitiv për mua si pasojë e lëndimeve që kam pësuar”, ka thënë portugezi për Calciomercato.com.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:14 am

Crespo gjithnjë më afër Fiorentinës



Sulmuesi i Interit, Hernan Crespo, është në prag të arritjes së marrëveshjes për të kaluar te Fiorentina si transferim i lirë.
Kontrata e Crespo, 33-vjeçar, skadon në fund të sezonit. Pas edhe këtij sezoni me pak raste aktivizimi, argjentinasi tashmë ka bërë të ditur se do të largohet nga kampioni i italisë.

Fiorentina dhe Napoli janë lidhur me një transferim të ish-sulmuesit të Milanit dhe Chelseat, por duket se ekipi violë është destinacioni i preferuar i argjentinasit.

“Në ditët e ardhshme pritet të ketë edhe një njoftim zyrtar”, ka thënë agjenti i lojtarit Fernando Hidalgo.

Kalimi i Crespos në Artemio Franchi nxit për më tepër spekulimet për një largim të sulmuesit Adrian Mutu.
22-05-2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:14 am

Shakhtari fiton Kupën UEFA



Shakhtar Donetsk e ka mposhtur Werder Bremenin me rezultat 2-1 pas vazhdimeve, për t’u shpallur fitues i Kupës UEFA, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Sükrü Saraçoglu të Stambollit.
Ekipi ukrainas do të jetë kështu fituesi i fundit i “Kupës UEFA”, pasi kjo garë në sezonin e ardhshëm do të riorganizohet dhe do të mbajë emrin Liga Evropiane.
Shakhtar, që së fundi humbi titullin e kampionit të Ukrainës nga Dynamo Kiev, pati rastin të kalojë në epërsi pas vetëm pesë minutash me anë të sulmuesit brazilian Luiz Adriano. I njëjti lojtar nuk e keqpërdori rastin tjetër në ndeshje, duke mposhtur portierin e Werderit, Tim Wiese pas 25 minutash lojë.

Bremen u përgjigj në minutën e 34-të me anë të brazilianit të Werderit, Naldo, i cili barazoi rezultatin. Portieri Wiese bëri një varg mbrojtjesh të shkëlqyeshme, për të dërguar ndeshjen në vazhdime.
Gjashtë minuta pas fillimit të vazhdimeve, ekipi ukrainas riktheu epërsinë përmes brazilianit tjetër, Jadson. Shakhtar kësaj here arriti ta ruajë avantazhin, megjithëse Bremenit iu mohua një gol i vonshëm, për shkak të një fauli të supozuar.

Shakhtar ka fituar 12 trofe vendorë, që kur Ukraina u nda nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1990, por ky është trofeu i parë evropian.
Në mënyrë ironike, që të dy finalistët, Shakhtar dhe Bremen, ishin kualifikuar për në garën e mëtejme të Kupës UEFA pasi përfunduan në pozitat e treta në grupet përkatëse në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Werderi do të ketë edhe një mundësi tjetër për të fituar trofe, pasi të shtunën përballet me Bayer Leverkusen në finalen e Kupës së Gjermanisë në Berlin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:15 am

Milito dhe Motta lojtarë të Interit



Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, ka njoftuar se Interi ka nënshkruar me dyshen gjenovase Diego Milito dhe Thiago Motta, ndërsa veç parave zikaltrit do t’ia japin Genoas edhe sulmuesin Robert Acquafresca, i cili është pronë e tyre.
“Jam takuar me presidentin Massimo Moratti dhe kemi arritur një marrëveshje. Është zyrtare! Ishte një vendim i dhimbshëm dhe ne i falënderojmë lojtarët për atë që e kanë dhënë gjatë këtij viti”.

“Ajo që kemi fituar si shkëmbim është ekonomike dhe teknike, ndërsa do ta them vetëm emrin e Acquafrescas”, ka thënë Preziosi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:15 am

Interi arrin marrëveshje me Aranutovic



"Corriere dello Sport" njofton se përfaqësuesit e Interit janë takuar me përfaqësuesin e sulmuesit të Twentes, Marko Arnautovic, dhe kanë arritur marrëveshje për kërkesat e lojtarit, i cili do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me zikaltrit, ndërsa do të fitojë dy milionë euro në sezon.
Tani mbetet që dy skuadrat të vendosin për çmimin e transferim dhe Arnautovic do ta veshë fanellën zikaltër.

Më herët është njoftuar se Nerazzurët kishin arritur një marrëveshje paraprake me skuadrën holandeze (që të paguajnë 13 milionë euro), mirëpo ata tani kërkojnë 15 milionë euro për qendërsulmuesin e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:15 am

Barcelona interesohet për Ashley Cole



Sipas mediave angleze, Barcelona është e gatshme të ofrojë 20 milionë funte për të marrë shërbimet e mbrojtësit të majtë të Chelseat, Ashley Cole.
Mbrojtësi i bluve ka pasur një paraqitje fantastike këtë sezon, duke u shndërruar në një prej më të mirëve në pozicionin e tij.

Paraqitjet e mira të tij kanë tërhequr edhe interesimin e shumë klubeve të fuqishme, përfshirë këtu edhe Cityn. Interi një kohë është lidhur me emrin e Cole, ndërsa së fundi mendohet se edhe Barcelona do të bëjë hapa konkretë për të kërkuar zëvendësim për Erik Abidal dhe Silvinho.

Edhe pse Cole nuk do të preferonte një transferim në City, oferta nga Barcelona mund të jetë interesante për anglezin, i cili do të mund të bashkohej me ish-shokun e skuadrës së Arsenalit, Thierry Henry.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:15 am

Messi refuzon mega-ofertën e Cityt



Mediat spanjolle përcjellin lajmin se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka refuzuar një ofertë të majme për të kaluar në Ligën Premier tek Manchester City.
Sipas mediave spanjolle, përfaqësues të Manchester Cityt, të përkrahur nga kompania e cila ka në pronë klubin, Abu Dhabi United Group, i kanë ofruar argjentinasit ta blejnë marrëveshjen e tij me Barcelonën, e cila ka klauzulë prej 150 milionë funtesh.

City po ashtu i ka ofruar Messit marrëveshje katërvjeçare të vlefshme 10 milionë euro në sezon. Megjithatë, argjentinasi menjëherë e ka refuzuar atë, duke thënë se ai dëshiron të mbetet në Barcelona.

Klubi anglez pati tentim të njëjtë për të angazhuar edhe legjendën e Real Madridit, Raul, por edhe spanjolli refuzoi ofertën disa milionëshe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:15 am

Nesta fillon stërvitjet e plota



Faqja zyrtare e Milanit njofton se Alessandro Nesta ka filluar stërvitjet e plota me bashkëlojtarët e tij.
Mbrojtësi italian ka pasur probleme me lëndim që nga fundi i sezonit të kaluar dhe nuk ka bërë paraqitje zyrtare për Rossonerët për më shumë se një vit.

Kohë më parë mediat italiane kishin sugjeruar se 33-vjeçari po mendon t’i japë fund karrierës së tij si futbollist për shkak të lëndimit, i cili e pengon rikthimin e tij në fushë.

Mirëpo kthimi i Nestas në stërvitje mund të japë shpresë për rikthimin e tij në ndeshjet me Milanin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:15 am

Ranieri do ta padisë Juventusin



Të hënën Juventusi e ka shkarkuar Claudio Ranierin nga posti i trajnerit, ndërsa ky i fundit ka vendosur të ngrejë padi kundër skuadrës nga Torino.
“Blanc (menaxheri gjeneral i Juves) i ka shkelur fjalët e tij. Burrat e vërtetë nuk bëjnë gjëra të tilla. Dhe mbi të gjitha ky nuk përkon me stilin e Juves”, është cituar Ranieri nga “La Repubblica”.

57-vjeçari ka kërkuar nga avokati i tij, Mattia Grassani, që ta padisë Zonjën e Vjetër. Kontrata e Ranierit ishte valide deri në qershor të vitit 2010, ndërsa në kuadër të kontratës thuhej se nëse Juve e shkarkon trajnerin, atëherë duhet t’i paguajë kompensim prej 1.5 milion euro.

Ndërsa pas shkarkimit të tij, Bianconerët janë zotuar t’ia paguajnë vetëm pagat e zakonshme Ranierit deri sa të përfundojë kontrata e tij ose deri sa të angazhohet në një skuadër tjetër, për të cilën gjë po ashtu duhet të marrë lejen e Juventusit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:16 am

Mijatovic largohet nga Reali



Predrag Mijatovic është larguar nga posti i drejtorit sportiv të Real Madridit një vit para përfundimit të kontratës së tij.
“Bordi i drejtorëve të Real Madridit ka arritur marrëveshje reciproke me drejtorin e futbollit, Pedja Mijatovic, që kontrata e cila është valide deri në vitin 2010 të shfuqizohet sot”.

“Real Madridi dhe bordi i dëshirojnë fat Mijatovicit si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale”, janë disa fragmente të shkëputura nga deklarata zyrtare e klubit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:16 am

Maradona: Të gjithëve do t’u jepet rasti



Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, ka pohuar se të gjithë lojtarët e Argjentinës do ta kenë shansin ta tregojnë veten me skuadrën të cilën ai e drejton.
“Secili ka mundësi të luajë, shpresa humb e fundit. Askush nuk vjen këtu për pushime. Ajo që do të bëjnë të mërkurën (në ndeshjen miqësore kundër Panamasë) do të përcaktojë nëse do ta ftoj lojtarin e caktuar në kualifikime (për Kampionatin Botëror) ose jo”, ka thënë legjenda botërore e futbollit.

Maradona e ka konfirmuar listën e njëmbëdhjetëshes bazë e cila do të paraqitet kundër Panamasë: Diego Pozo, Matias Caruzzo, Nicolas Otamendi, Alexis Ferrero, Eduardo Salvio, Hernan Bernardello, Fabian Rinaudo, Matias de Federico, Daniel Montenegro, Jose Sand dhe Gonzalo Bergessio.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:16 am

Fabregas vesh fanellën e Barcës në fund të sezonit?



Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, gjatë afatit kalimtar veror mund të kthehet te ish-skuadra e tij, Barcelona.
Sipas “Sport”, Barca dëshiron të rikthejë shërbimet e Fabregasit, i cili u largua në drejtim të Topçinjve në moshën 16-vjeçare.

Mësohet se katalunasit dëshirojnë që sa më shpejt ta mbyllin marrëveshjen, para zgjedhjeve presidenciale te Real Madridi, pasi që Fabregas bën pjesë edhe në planet e pretendentit për fronin e Mbretërve, Florentino Perez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:16 am

Kroati Josip Kuze trajneri i ri i kombëtares



Trajneri kroat Josip Kuze është përzgjedhësi i ri i kombëtares shqiptare, ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.
Kuze është zgjedhur në mesin e tre kandidaturave nga Komiteti i Ekzekutiv i FSHF-së të jetë pasardhësi i Arie Haan në stolin e kombëtares kuqezi.

Kontrata e kroatit do të jetë njëvjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit e gjysmë. Ai do të mund të fillojë punën pas disa ditëve dhe javën e ardhshme pritet të bëjë një grumbullim me lojtarët e kombëtares, për t’u njohur nga afër me ta.

56-vjeçari do të ketë provën e parë me kombëtaren më 6 qershor, përballë Portugalisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. Më pas do të pasojnë dy miqësore, ajo me Gjeorgjinë dhe Qipron.

Kuze gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe skuadrat kroate Dinamo Zagreb dhe NK Zagreb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:17 am

Djali i Berlusconit e dëshiron Tottin në Milan



Kapiteni i Romës, Francesco Totti, do të mund të jetë pjesë e ekipit të rosonerëve sipas të fejuarës së Pier Silvio Berlusconit.
Ylli televiziv, Silvia Toffanin, ka zbuluar se djali i Silvio Berlusconit, Pier Silvio, gjithmonë ka dashur ta shohë Tottin me fanellën kuqezi.

“Pier ka respekt të madh për Francesco Tottin. Ai gjithmonë më ka thënë se ëndërr e tij është ta shohë Tottin në Milan”, ka thënë Toffanin.

Marrëveshja aktuale e Tottit me Romën skadon në vitin 2010 dhe klubi ende nuk i ka ofruar marrëveshje të re. Por një largim i Tottit nga klubi kryeqytetas vështirë është i mendjeshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:17 am

Seedorf do të ndjekë Ancelottin te Chelsea?


Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, raportohet se dëshiron të transferohet në Chelsea në fund të këtij sezoni.
Tuttosport shkruan se Seedorf dëshiron ta ndjekë nga prapa trajnerin aktual të Milanit, Carlo Ancelotti.

Ancelotti një kohë të gjatë është cak i spekulimeve për të zëvendësuar Guus Hiddink te blutë e Londrës, ndërsa atij tash i është bashkuar edhe Seedorf.

Holandezi thuhet se nuk dëshiron të shihet sy më sy me ish-përzgjedhësin e kombëtares së Holandës, Marco van Basten, i cili pritet të pasojë Ancelottin në stolin e Milanit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:17 am

Kaka, Ronaldo dhe Messi, dëshirat e Gutit



Mesfushori i Real Madridit, Guti, shpreson që skuadra e tij të transferojë disa emra të mëdhenj gjatë afatit kalimtar veror.
“Shpresoj të vijnë Kaka, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Për Madridin duhet të luajnë lojtarët më të mirë në botë”.

“Presim që me ardhjen e tij (Florentino Perezit) të fillojë një projekt i madh, me lojtarë të mëdhenj të cilët do të qëndrojnë në skuadër dhe do të fitojnë shumë tituj”, ka thënë Guti për “Cuatro”, edhe pse ardhja e lojtarëve të mëdhenj do të thoshte se ai duhet të jetë lojtarë rezervë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:17 am

Srna në planet e Milanit



Rossonerët planifikojnë ta përforcojnë skuadrën gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa në planet e tyre është edhe kroati Darijo Srna.
Sipas tuttomercatoweb lojtari i Shakhtar Donetsk do të takohet me përfaqësuesit e Milanit pas finales së Kupës UEFA (kundër Werder Bremenit në Stamboll) dhe do të diskutojë për të ardhmen e tij të mundshme në San Siro.

27-vjeçari është një lojtar i gjithanshëm, pasi që mund të luajë edhe në mesfushë (pozitë të cilën e luan te përfaqësuesja e Kroacisë) edhe si mbrojtës krahu (siç luan te Shakhtari).

Për të fituar shërbimet e tij Milani do të përballet me konkurrencën e Bayern Munichut, pasi që edhe bavarezët dëshirojnë shërbimet e Srnas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:17 am

Ibra do të largohet vetëm nëse Interi e shet



Zlatan Ibrahimovici do të largohet nga Interi vetëm nëse skuadra kampione e Italisë vendos ta shesë atë, thotë agjenti i tij, Mino Raiola.
Javët e fundit është spekuluar për një transferim luksoz të boshnjakut me pasaporte suedeze drejt Barcelonës, pasi ai kishte deklaruar se ekziston mundësia të largohet nga zikaltrit, ndërsa agjenti i tij pohon se largimi i Ibracadabras nga Giuseppe Meazza do të ndodhë vetëm me vendimin e Interit.

“Nëse Zlatan largohet nga Interi, atëherë kjo do të ndodhë pasi të arrihet një marrëveshje ndërmjet Interit dhe skuadrës tjetër”, ka thënë Raiola.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:17 am

Zyrtare: Cannavaro lojtar i Juventusit



Fabio Cannavaro ka bërë rikthim sensacional te skuadra të cilën e braktisi në vitin 2006. Klubi i Juventusit ka njoftuar se mbrojtësi italian ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare deri në qershorin e vitit 2010, me mundësinë për ta vazhduar atë deri në vitin 2011.
“Fabio Cannavaro do të jetë sërish me Juventusin që nga korriku. Juventusi ka siguruar kontratën e Fabio Cannavaros, e cila do të jetë e vlefshme nga 1 korriku i vitit 2009 deri më 30 qershor të vitit 2010”, shkruan në deklaratën zyrtare të Juventusit.

“Jam krenar që do ta vesh sërish fanellën bardhezi”, ka deklaruar Cannavaro, i cili ishte në Torino për ta nënshkruar kontratën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Sat May 30, 2009 8:18 am

Barcelona rikthen interesimin për Lahm



Kampioni i ri i Spanjës, Barcelona, ka ringjallur interesimin për mbrojtësin e Bayern Munich, Philipp Lahm.
El Mundo Deportivo shkruan se pas ofertës së refuzuar në muajin janar, drejtori sportiv i Barcës, Txiki Begiristain, do të përpiqet sërish të marrë mbrojtësin gjerman.

Lahm u ndje i lënduar pasi Barcelona dështoi të kompletojë nënshkrimin e tij, duke i kërkuar edhe të mos nënshkruajë rinovimin e marrëveshjes me Bayernin.

Kjo bëri që mbrojtësi t’i thotë ‘jo’ transferimit në janar, por tash situata është më ndryshe dhe gjermani mund të pranojë një kalim në kampionatin spanjoll.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme te reja nga Sporti   Today at 11:54 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme te reja nga Sporti
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Lajme nga Lugina e Preshevës
» Lajme taze nga KEK-u!
» Kush është vajza të cilën në 19:30 e presin në “randez-vous” mbi tre milionë shqiptarë!
» Kristaq Shabani:INKURAJIM TALENTESH TE REJA TE LPSHA "PEGASI" ALBANIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Sport-
Kërce tek: