Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kurozitete te ndryshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:20 am

Lindje rekord ne SHBA, gruaja sjell ne jete tetenjake
Nje grua japoneze ka sjelle ne jete tete femije, gjashte vajza dhe dy djem. Lindjet ndodhen ne nje spital ne Bellflower, ne Los Anxhelos. Te gjithe te vegjlit jane ne gjendje te mire shendetesore. Ne lindjen e foshnjave asistoi nje skuader prej 46 mjekesh. Gruaja shenon rastin e dyte qe vijne ne jete tetenjake.
Foshnjat linden nente jave parakohe, erdhen ne jete me operacion dhe peshonin nga 820 gram. Indentiteti i gruas qe lindi tetenjaket nuk eshte zbuluar, pasi ajo nuk ka pranuar. Mjeket e cilesuan operacionin si te sukseshem, ndersa bebet linden per pese minuta. Mjeket mendonin se ishin shtate femije dhe u cuditen kur pane se pas te shtateve doli edhe nje i tete. Tre prej bebeve kishin probleme me frymemarrjen, por tani gjendja e tyre eshte e mire. Ata do te qendrojne ne inkubatore per te pakten gjashte jave, ndersa nena ka thene se do t’i ushqeje te gjithe me gji. Tetenjaket e pare ne bote erdhen ne jete ne Houston te Teksasit ne 1998. Njeri prej tyre vdiq pas nje jave, por shtate te tjeret festuan 10-vjetorin ne muajin dhjetor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:22 am

Gruaja e dehur puth pasagjeret, piloti ul avionin
Nje grua amerikane 33-vjecare ka detyryar nje avion te kompanise kiliane Lan te kthehet serish ne aeroport per shkak te rremujes qe krijoi ne bord.
Gruaja kishte hipur ne avion ne gjendje te dehur dhe pas nisjes se fluturimit therriste dhe qeshte papushim. Ajo tentoi te puthte edhe disa pasagjere qe i ishin afruar per ta qetesuar.

Avioni ishte nisur nga Buenos Aires dhe kishte si destinacion Miamin. Me pas gruaja eshte ndier keq dhe piloti eshte detyruar te kthehet serish ne kryeqytetin argjentinas. Pasagjeret kane shprehur shqetesim per shkak te sjelljes se gruas.

Stjuardesat i kishin sherbyer pije alkoolike, pasi gruaja kerkonte vazhdimisht te pinte whisky. Nje mjek qe ndodhej ne avion konstatoi se gjendja e saj ishte renduar per shkak te kombinimit te alkoolit me qetesues. Ai kerkoi qe gruaja duhej te se mjekohej menjehere, c’ka detyroi pilotin te rikthente avionin ne Buenos Aires. Me pas pasagjerja u shtrua ne spital.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:23 am

I paralizuari fillon të ecën pasi kafshohet nga merimanga
Kafshimi i një merimange helmuese është dëshmuar si çudibërës për David Blancarten, një i paralizuar nga Kalifornia. Njeriu pas 21 vitesh në karrocë invalidësh ka filluar të ecën sërish.

David Blancarte është paralizuar pasi i ka mbijetuar një aksidenti me motoçikletë. Pasi është pickuar nga një merimangë e hirtë e shkretëtirës, ai ka përfunduar në spital ku ka kaluar nëntë muaj në rehabilitim. Gjatë një rehabilitimi kane vërejtur se muskujt po i forcohen dhe ka vendosur të bëj një test.

“Më kanë nënshtruar ndaj elektro-valëve, e unë e kam ndier rrymën dhe kam bërtitur”, ka treguar Blancarte për rrjetin televiziv amerikan CBS13. Për më pak se një javë është ngritur në këmbë dhe ka filluar të ecën pas njëzet vitesh të kaluara në karrocë invalidësh. Mjeket i kane thënë se muskujt i kishin rënë në gjumë, derisa helmi i merimangës duket se i kishte zgjuar ato.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:24 am

Humb gishtin ne aksident, e zevendeson me USB
Nje programues kompjuteri nga Finlanda, qe ka humbur njerin nga gishtat e dores ne nje aksident me motor, ka vendosur ta zevendesoje ate me nje proteze, se ciles i bashkangjitur nje USB.
Jerry Jalava perdori nje USB me kapacitet 2GB, ne te cilen mban foto, filma dhe programe. Gishti mund te shkeputet nga dora ku eshte ngjitur dhe mund te vendoset ne nje kompjuter, kur ato i duhet ta perdore. Proteza e krijuar i ngjan gishtin dhe kur ngre thoin, hapet vendi i USVB-se.

Jerry po mendon qe te vendose ne gisht dhe materiale te tjera dhe te perdore teknologjine wireless. Jalava tregoi se u frymezua per te krijuar kete pajisje nga nje shaka, e bere prej mjekeve qe e kuruan pas aksidentit. Ata i kishin thene se duhet te perdorte nje gisht USB, perderisa ishte programues software.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:29 am

Një krijesë pazakontë shfaqet në liqenin Van
Një grup producentësh të dokumentarëve dhe kinematografisë amerikane u nis drejt Turqisë për të filmuar një krijesë të pazakontë, e cila besohet së është shfaqur në liqenin Van, në lindje të vendit.
Krijesa që mendohet se është shfaqur në këtë liqen, sipas përshkrimit të dëshmitarëve, duket se i ngjan përbindëshit të famshëm të Loch Ness, liqen në Skoci, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolli.

Grupi amerikan që trasmeton edhe programin "Destinacioni, e Vërteta", mbërriti dje në ishullin Akdamar, pikërisht në qendër të liqenit Van ku edhe priti gjatë gjithë natës që bisha të shfaqej.

Historitë për bishën e liqenit Van u përhapën në vitin 1995, kur banorët e zonës përreth filluan të dëshmonin për shfaqjen e një krijese të çuditshme. Sot rreth 1000 persona pretendojnë se kanë parë këtë krijesë, e cila besohet se është rreth 15 metër e gjatë dhe shtyllën kurrizore e ka të mbuluar me gjemba.

Sipas disa dëshmitarëve mendohet të bëhet fjalë për një kafshë të ngjashme me një plesiozaur ose një itiozaur, zvarranikë ujorë të kohës së dinozaurve, të cilët u zhdukën bashkë me këta të fundit miliona vite më parë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:36 am

Mjeshtri vjedh 170.000 dollarë nga parkingjet me orëmatës
Një mjeshtër amerikan për rregullimin e parkingjeve me orëmatës për një vit ka vjedhur nga këto makina 170.000 dollarë dhe i ka ruajtur “paratë e imëta” në shtëpinë e tij jo larg Uashingtonit, derisa nuk e ka arrestuar policia.

"Kurrë më parë nuk kam marrë më shumë para gjatë një kontrolli shtëpiak", ka thënë për gazetën Washington Post udhëheqësi policor Sharam Fard nga Alexandria në Virginia.

Policia e ka gjetur “minierën e arit” të 61-vjeçarit William Fell pas përcjelljes së tij që prej janarit të këtij viti. Disa tonë të monedhave janë gjetur të shpërndara nëpër enë të ndryshme në shtëpi. Plaçkitësi i parkingjeve me orëmatës është arrestuar më 15 prill.

Punëtori i bashkisë së qytetit, i cili me këtë punë është marrë gjatë 17 viteve të fundit dhe ka jetuar vetëm, nuk ka vendosur asnjë cent në llogarinë e tij bankare, e as nuk i ka shpenzuar paratë e vjedhura.

Shefat e Fellit kishin filluar të dyshojnë në të pasi që përkundër shtrenjtimit të parkimit kishte më pak të hyra.

Policia kishte filluar ta përcjellë dhe kishte vendosur një kamerë në kamionin e tij. Mjeshtri i parkingjeve me orëmatës ka pranuar se kishte zbrazur në mes të një deri në 24 parkingje me orë çdo ditë. Në secilën makinë gjendeshin rreth 80 dollarë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:37 am

Shpenzon 11 mijë euro që të duket si e bija
50-vjeçarja britanike Janet Cunliffe, të cilën shpesh e ngatërrojnë me vajzën e saj Jane, ka pranuar se ka shpenzuar më shumë se 11 mijë euro për t’u dukur si vajza e saj 22-vjeçare.
Janet ka njoftuar se ndërhyrjet kirurgjike nuk i ka bërë për t’i konkurruar vajzës së saj, por për shkak “të kërkesës së domosdoshme të moshës”.

“Kur kam shikuar se sa tërheqëse është Jane, më është kujtuar vetja në moshën e saj dhe thjeshtë kam dashur të shoh se si do të ishte po të dukesha edhe njëherë ashtu. Kam gjene të mira dhe lëkurë të pastër, megjithatë është dashur të bëhen disa korrigjime”,
ka shpjeguar Janet.

Janet i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për zmadhimin dhe ngritjen e gjinjve, pastaj tërheqjen e kapakëve të syve dhe zmadhimin e lehtë të buzëve. Pjesën tjetër të parave e ka shpenzuar duke e kthyer trupin në formë dhe duke iu nënshtruar një regjimi tjetër ushqyes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:38 am

Zbulohet misteri i Piramidës së Keopsit
Arkitekti francez, Jean Pierre Houdin, e ka ilustruar teorinë e tij përmes teknologjisë kompjuterike tredimensionale
Falë përmasave të pabesueshme të blloqeve shkëmbore, saktësisë me të cilën janë vendosur, zgjidhjeve të pabesueshme inxhinierike dhe lartësisë së strukturave, piramidat prej shekujsh kanë lënë pa fjalë ekspertë, studiues e shkencëtarë. Aq madhështore janë këto vepra të dorës së njeriut, sa mes dhjetëra teorive mbi realizimin e tyre ndeshen edhe ato sipas të cilave janë ndërtuar nga qenie të ardhura prej shumë larg planetit tonë. Ndër piramidat, më e madhja dhe më mbresëlënësja është ajo e Keopsit, e ndërtuar 4 mijë e 5 qind vite më parë, që mat 250 metra gjerësi dhe 136 lartësi. Më shumë se të tjerat, mbase për shkak të përmasave, ka fshehur brenda saj enigmën për metodat që janë përdorur për ta ndërtuar.
Teoria më e pranueshme e shihte ndërtimin e saj të realizuar përmes një skele të jashtme, e cila zgjatej në formë spiraleje, duke u ngjitur lart përgjatë gjithë gjatësisë së mureve. Spiralja ngushtohej me rritjen e lartësisë së piramidës, deri sa mbërrinte në kulmin e saj. Fakti është që egjiptianët nuk kanë lënë asnjë lloj dokumentacioni mbi sistemet e ndërtimit që përdorën për ta realizuar këtë kryevepër.
Sipas arkitektit francez, Jean Pierre Houdin, i cili sapo e ka bërë publike teorinë e tij në Paris, egjiptianët kishin arritur ta realizonin këtë vepër madhështore duke "përdorur një skelë të brendshme në formë spiraleje, deri në kulmin e strukturës" së piramidës. Jean Pierre Houdin u mbështet për të ngritur këtë teori mbi një seri studimesh të hollësishme të kryera nga kolegu i tij, Gilles Dormion, të cilat u krahasuan me të gjitha parametrat e epokës: vegla prej bakri e guri (egjiptianët nuk e njihnin hekurin), materiale të përdorura (blloqe graniti të mbërritura nga Asiani, që ndodhet 900 kilometra larg dhe blloqe gëlqerorë, e harta të ndryshme).
Pasi arriti të bindte industrinë "Dassault Systemes", i cili ofroi asistencën teknike, arkitekti francez, pas tetë vitesh studime të detajuara, paraqiti teorinë e tij të ilustruar, falë sistemeve tredimensionale industriale. Në film, i cili prej dy ditësh mund të shihet nga kushdo në internet, tentohet të vërtetohet se ndërtimi i piramidës së Keopsit zgjati jo më shumë se 20 vjet, pra gjatë periudhës në të cilën ky faraon mbretëroi (2538-2516).
Duke shfrytëzuar në favorin e tyre pjerrtësinë e zonës ku u ndërtua piramida, egjiptianët (të cilët sipas Houdin janë edhe inxhinierët e parë në historinë e njerëzimit) fillimisht ndërtuan një skelë të parë nga jashtë, e cila u përdor për ta çuar piramidën deri në lartësinë 43 metra. Më pas u vazhdua me një tjetër skelë, e cila ngrihej përgjatë mureve deri në kulmin e saj. Skela ishte e hapur te këndet, në mënyrë që të mundësohej rrotullimi i masave shkëmbore, që transportoheshin deri lart. Këto blloqe gjigante fillimisht transportoheshin me mjete lundruese në ujërat e Nilit, më pas përdoreshin rula të drunjtë, të tërhequr nga njerëz.
Skela, e cila rrotullohej përreth strukturës në kahun e kundërt të lëvizjes së akrepave të orës, ngrihej me një kënd 7 deri 8 për qind, gjë që u jepte mundësinë njerëzve të transportonin përmes saj masat shkëmbore. Në këtë çast skela e jashtme doli jashtë funksionit dhe u çmontua.
Paralelisht ecnin punimet për ndërtimin e galerisë së madhe, e dukshme edhe në ditët e sotme, e cila do të përdorej më pas për të ndërtuar dhomën mortore të faraonit mbi bazën e piramidës. Në këmbë mbahej nga pesë struktura graniti, të cilat u ngritën përmes një sistemi kundërpeshash.
Të dhënat e Jean Pierre Houdin u hodhën në një kompjuter dhe "Dassault Systemes" krijoi një model virtual për të vërtetuar teorinë e arkitektit përmes sistemeve kompjuterike tredimensionale. Për këtë u nevojit rimodelimi i gjithë piramidës dhe integrimi i shumë parametrave: përmasat apo pesha e gurëve, forca ngritëse e tërheqëse etj. Skuadra e vënë në dispozicion nga kompania "Dassault Systemes" punoi plot dy vjet mbi këtë projekt. U përdor edhe mikrogërmimi, një teknikë që zbulon ndryshimet e dendësive të materialeve, nga e njëjta kompani që zbuloi edhe boshllëqet në brendësi të piramidës.
Jean Pierre Houdin ka ndërmend që shumë shpejt ta provojë edhe në vend teorinë e tij, sigurisht pa përdorur mjete që do ta dëmtonin strukturën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:39 am

Harrojnë të mbyllin bankën
Ajo për të cilën ëndërrojnë të gjithë plaçkitësit e botës ndoshta tërë jetën, që gjatë natës të gjejnë bankën e hapur, ka ndodhur në një qytet britanik.

Udhëheqësi i bankës Barclays në këtë qytet të premten në mbrëmje normalisht e ka mbyllur bankën, i ka kontrolluar të gjitha dhe ka shkuar në shtëpi. Megjithatë, pak orë më vonë kanë shkuar në bankë dy menaxherë për të marrë disa letra dhe gjatë largimit kanë harruar t’i mbyllin dyert. Kështu banka ka qenë e hapur dhe praktikisht u ka thënë “mirë se vini” kriminelëve lokal, por për fatin e pronarit këtë nuk e ka vërejtur askush. Duke parë së dyert janë të hapura, të shtunën ka hyrë në bankë një pensionist.

Është çuditur se si askush nuk ishte brenda dhe se dritat ishin të fikura, prandaj menjëherë e ka alarmuar policinë. Me hulumtimin e bërë është vërtetuar se gjatë natës askush nuk kishte hyrë në bankë dhe se asgjë nga banka nuk po mungonte. "Këso gjërash nuk guxojnë të ndodhin. Do të hulumtojmë se çfarë ka ndodhur, por gjithsesi do të gjejmë një mënyrë të falënderojmë qytetarin e ndershëm i cili ka lajmëruar policinë", ka thënë zëdhënësi i bankës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:42 am

Hengri 43 krepa, fituesi vdes ne skene pas gares
Nje gare mes ngrenesve me te medhenj te krepave ka perfunduar tragjikisht ne nje qytet rus prane Kaliningradit.
Fituesi i konkursit te zhvilluar ne Chernyakhovsk, me rastin e festimeve njejavore qe shenojne fundin e sezonit dimeror, vdiq papritur ndersa terhiqte cmimin. Boris Isayev, 48 vjec, ra pa ndjenja ne skene dhe pavaresisht ndihmes se marre nuk arriti te shpetoje. Autopsia do te shpjegoje shkaqet e vdekjes. Hipoteza e momentit eshte ajo se nje cope embelsire ka perfunduar ne trake dhe i ka bllokuar atij frymemarrjen. Nje deshmitar tha se viktima ishte nje nga konkurrentet me aktive ne garen e ngrenies se krepave.

E perditshmja ruse “Komsomolskaya Pravda” shkruante se fatkeqi kishte ngrene 43 krepa. Edhe pas tragjedise, festimet per fundin e dimrit vazhduan ne qytet. Deshmitaret treguan se kane pare edhe persona te tjere qe kane humbur ndjenjat gjate ketyre viteve te zhvillimit te konkursit, por askush nuk ka vdekur me pare.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:42 am

Martojnë vajzën me qen
Një vajzë nga një fshat i varfër në Indi është martuar me një qen endacak në mënyrë që t’i largojnë shpirtrat e keq të cilët ia kanë pushtuar trupin.
Prindërit dhe familja e vajzës së pafat kanë vlerësuar se shpirti i keq ka hyrë në trupin e saj dhe ia ka sjellë jetën asaj në rrezik. Sipas tyre, mënyra e vetme për ta mbrojtur ka qenë ta martojnë atë për ndonjë qen i cili do të mund të largojë shpirtrat e këqij dhe të heq mallkimin, kanë njoftuar agjencitë botërore. Martesa është kryer në prani të banorëve të fshatit dhe muzikën e zhurmshme të baterive. Edhe pse, vajza kur të rritet do të mund të martohet me ndonjë mashkull pa obligim të shkurorëzohet nga qeni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:43 am


Arkeologji, zbulohet familja 4600 vjeçare
Gjermani-Një varr 4600-vjeçar që përmban eshtrat e dy të rriturve dhe fëmijëve të tyre jep provat më të hershme se edhe fiset parahistorike i vinin rëndësi unitetit të familjes, deklaruan sot shkencëtarët.
Ky varr është zbuluar në Gjermani dhe studiuesit kanë provuar përmes ADN-së dhe teknikave të tjera se bëhet fjalë për një familje. Grupi i varrosur përballë njëri-tjetrit, një praktikë e pazakontë në kulturën e Neolitit, përbëhej nga nëna, babai dhe dy djemtë e tyre të moshës 8-9 vjeçare dhe 4-5 vjeçare.

"Duke përcaktuar lidhjet gjenetike midis dy të rriturve dhe dy fëmijëve të varrosur së bashku në një varr, ne vërtetuam praninë e një familjeje të thjeshtë prehistorike në Europën Qendrore, që me sa dimë ne është prova më e vjetër autentike deri tani e gjenetikës molekulare" deklaroi Ëolfgang Haak nga Universiteti Adelaide. "Uniteti i tyre në vdekje tregon një unitet kur ishin të gjallë", shtoi studiuesi

Eshtrat u zbuluan në varre që përmbanin 13 persona, të cilët ishin varrosur njëkohësisht, theksuan Haak dhe kolegët e tij në gazetën "Proceedings of the National Academy of Sciences". Disa prej tyre ishin varrosur ballë për ballë, me krahë dhe duar të lidhura bashkë. Në varr kishte fëmijë duke nisur që nga të porsalindur deri në moshën 10 vjeç dhe të rritur rreth moshës 30 vjeç ose më të rritur.

Analizat treguan se pjesa më e madhe e tyre kishin marrë plagë masive, gjë që tregon se ata ishin viktima të një sulmi të dhunshëm. "Studimi ynë tregon se vdekja e tyre ishte e papritur dhe e dhunshme, me sa duket nga plagët e shkaktuara nga sëpata guri dhe shigjeta, dhe ka prova të përpjekjeve të disa prej individëve për të mbrojtur veten nga goditjet", shkruajnë studiuesit.

Ndërsa analiza e dhëmbëve të kufomave të jep gjithashtu mundësinë të hysh thellë në shoqërinë e Epokës së Gurit dhe tregojnë se femrat vinin nga rajone të ndryshme nga ato të burrave dhe fëmijëve të tyre. Kjo provon se burrat kërkonin partnere nga rajone të ndryshme për të shmangur riprodhimin brenda fisit dhe se ishte zakon që femrat që shkonin në vendin ku jetonin meshkujt, theksojnë studiuesit.

"Tradita të tilla do të ishin të rëndësishme për të shmangur riprodhimin brenda fisit dhe për të krijuar lidhje fisnore me komunitete të tjera", deklaroi Alistair Pike, një arkeolog në Universitetin e Bristolit.ndezur. Fle, pas mesnate.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:44 am

Ja prova se fantazmat ekzistojne
Askush nuk ka goje te flase para fotos fituese ku ka dale...nje fantazme! Fotoja e nje burri? me veshje te shkurter, i shfaqur me magji prapa hekurave te nje dritareje ne nje keshtjelle te Skocise, eshte cilesuar si me e mira.
E shkrepur ne maj te vitit te kaluar ne Tantallon Castle, prane Edimburgut, fotoja eshte nje "fakt" per ekzistencen e fantazmave. Konkursi online u organizua nga profesor Richard Wiseman i Universitetit te Hertfordshire ne kuader te Festivalit Nderkombetar te Shkences ne Edimburg. Foto me fantazma erdhen nga te kater anet e botes, por 250 mije persona votuan foton me fantazmen ne keshtjellen e Skocise, si me te besueshmen. "Shume foto ishin pavlere, sepse manipulimi njerezor ishte shume i dukshem, por fakti se shume foto mberriten ne adresen tone, tregon se sa nevoje kane njerezit te besojne ne ekzistencen e fantazmave dhe ketu nuk ben dallim kultura apo kombesia", shpjegon profesor Wiseman per "Times".

Megjithate tre specialiste te ndryshem te photoshop-it konfirmuan se ne foto nuk ka asnje nderhyrje nga dora e njeriut. Pra fotoja eshte e vertete, rrjedhimisht edhe fantazmat ekzistojne?!Autori i fotos thote se nuk ka kuptuar asgje ne momentin kur ka marre imazhin dhe se ka pare gjithcka vetem pasi ishte kthyer nga ekskursioni."E bera foton ne 3 te pasdites dhe nuk vura re asgje te vecante. Vetem kur u ktheva ne shtepi pashe prezencen e fantazmes", tha autori. Sipas eksperteve te fushes, burri? i fotografuar ne realitet eshte Giacomo V, mbreti skocez, i burgosur ne keshtjellen e Tantallon, ne vitet 1520, ne moshe fare te re, po asnje nuk di te shpjegoje perse kjo fantazme eshte kthyer perseri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:45 am

68-vjeçarja martohet 23 herë, kërkon ende burrë
Një jetë sentimentale në lëvizje ajo e Linda Essex-Wolfe, 68-vjeçarja amerikane që, gjatë jetës së saj ka dashur dhe është martuar me plot 23 meshkuj. Gruaja, sot gjyshe, është lidhur në martesë me: disa ish-të burgosur, me baristë të ndryshëm, një muzikant, një hidraulik, e deri tek priftërinjtë.


Martesa e saj më e gjatë ka qenë 7 vjet, ndërsa ajo më e shkurtra ka zgjatur vetëm 36 orë: e thënë ndryshe, vetëm natën e parë të martesës.
Ishët e saj nuk është se janë larguar nga ajo, për një jetë më të mirë, kanë dashur thjesht të jetojnë larg saj. Dy nga burrat e saj ka ndodhur që janë tërhequr më shumë nga burrat, një tjetër, duke tentuar më kot ta mbante në dietë, duke i vënë çelësin frigoriferit, është lodhur dhe e ka lënë dhe të tjerë kanë zbuluar që nuk e kanë dashur.


68-vjeçarja, e vendosur për të gjetur dashurinë e jetës së saj, atë që të bën të lumtur vetëm për faktin se ekziston, tashmë ka hyrë në librin "Guinness", si gruaja "më e martuar" në botë.


Martesa e saj e fundit, një gjetje vetëm për të bërë sa më shumë bujë, ishte me Glynn Wolfe, i cili, wshtw "kolegu" burrw i Lindws. Sepse falë atij bashkimi të celebruar ai arriti të merrte rekordin Guinness për numrin e martesave për një burrë, (plot 29 të tilla), para se të vdiste pak muaj më vonë, në moshën 88-vjeçare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:48 am

86 zhytes britanike hekurosin nen uje
Te hekurosesh nen uje tashme nuk eshte e paarritshme, por shytesit e apasionuar u vune ne gare per te thyer rekordet e njeri-tjetrit. Pas 78 zhytesash australiane, tashme jane 86 zhytes britanike qe hekurosen 20 metra nen uje per 10 minuta te gjithe se bashku.
Hekurosja nen uje eshte kthyer ne nje sport ekstrem dhe forme argetimi ne shume vende. Britaniket arriten te thyenin rekordin e ri. Per here te pare nje kampionat i tille u zhvillua ne vitin 2002 ne Berlin dhe tani ai eshte kthyer ne nje sport te perhapur ne shume kontinente, nga Afrika, Europa e deri ne Zelanden e Re.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:49 am

Shet dy fëmijë për një papagall dhe 200 dollarë
Donna Greenwell, një 53-vjeçare nga shteti i Louisianas është akuzuar për kidnapim dhe shitje të një vajze dhe djali të mitur të cilët ia ka shitur çiftit martesor Romero në shkëmbim për disa para të thata dhe një shpend ekzotik, një papagall kakatu, shkruan Associated Press.
“Qëllimet e çiftit Romero kanë qenë të pamenduara por të sinqerta, ata me të vërtetë kanë dashur të përkujdesen për këta fëmijë dhe ata kanë qenë të lumtur dhe të kënaqur tek ta. Ata (çifti) i kanë dhënë paratë Donnas sepse gjoja ajo është dashur të nis procedurën për adoptimin e fëmijëve”, ka deklaruar Keith Dupre, zyrtarë policor nga shteti federal i Louisianas.

Çifti martesor Romero, Paul e Brandy Lynn, para se të njihnin Donna Greenwellin në gazeta kishin publikuar një shpallje për shitjen e papagallit të tyre me vlerë prej 2.300 dollarësh, e kur nuk kishin para të mjaftueshme për të paguar procesin e supozuar të adoptimit, Donna u kishte ofruar që t’ia japin zogun e tyre dhe një shumë të caktuar parash.

Çifti Romero pa menduar shumë kishin pranuar, edhe pse nuk e dinin se në çfarë lidhje familjare ishin fëmijët me zonjën Greenwell.

Pasi që policia ka kuptuar për shkëmbimin e pazakonshëm, fëmijët i kanë vendosur automatikisht nën përkujdesje të shtetit, derisa aktualisht është duke kërkuar prindërit e tyre biologjik.

Çifti Romero është liruar nga paraburgimi me kaucion prej 5.000 dollarësh, derisa Donna Grenwell është mbajtur në paraburgim e kaucioni për lirimin e saj është caktuar 100.000 dollarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:50 am

105 vjeçe! E virgjër!
E virgjëra më e vjetër në Angli, e cila këtë fundjavë feston ditëlindjen e saj të 105- të, thotë se një jetë pa seks, është sekreti i jetëgjatësisë së saj. Që në moshën 12 vjeçare, ajo kuptoi se do të ngelej beqare dhe duke ditur këtë Clara Meadmore hoqi dorë nga jeta në çift dhe u përqendrua vetëm tek puna.



Ajo nuk ka bërë kurrë seks në jetën e saj, sepse ka qenë ‘shumë e zënë” për të pasur një lidhje intime, e cila i dukej më tepër si një “pengesë”.


Sot, në moshën 105 vjeçare, sekretarja e dalë në pension thotë se në vitet 1920 - ’30, seksi nënkuptonte martesën, pra seks mund të bëje vetëm me dikë që ishe martuar dhe ajo nuk e pranonte këtë ide.


“Njerëzit më kanë pyetur se mos vallë jam homoseksuale dhe përgjigja është jo, thjesht kurrë nuk kam qenë e interesuar, ose kurrë nuk më ka pëlqyer që të bëj seks - thotë Klara për tabloidin anglez “The Sun” që ka botuar dje historinë e saj jo të zakonshme.


“Mendoj se jeta seksuale të sjell shumë telashe dhe unë kam qenë gjithmonë e ngarkuar me punë të tjera. Kurrë nuk kam pasur të dashur dhe asnjëherë nuk e kam vrarë mendjen për të pasur një lidhje. Në kohën time, një vajzë mund të kryente marrëdhënie vetëm kur martohej dhe unë nuk u martova asnjëherë. Gjithmonë kam pasur marrëdhënie platonike me burrat, por asnjëherë nuk kam ndier nevojën për diçka më tepër se aq, apo për t’u martuar. Në moshën 12-vjeçare vendosa për të mos u martuar dhe asnjëherë nuk e mendova këtë gjë për së dyti”.


Por Clara nuk ishte vajzë që nuk kishte pasur kurrë propozime për martesë dhe megjithëse kishte plot “oferta” ajo i refuzoi.


“ Jam rritur në një kohë kur vajzat e vogla duhet të shikoheshin dhe jo të dëgjoheshin, kështu që m’u desh të mësoja se si të luftoja për veten time dhe se si të fitoja jetesën time - thotë ajo. Disa meshkujve nuk u pëlqen kjo iniciativë tek një femër dhe nuk u desh shumë kohë për të kuptuar që më kishte kaluar mosha për t’u martuar”.Në vend qëtë kërkonte një burrë, Clara iu përkushtua leximit, kopshtarisë, shëtitjeve, gatimit dhe dëgjimit të stacionit të saj radiofonik të preferuar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:51 am

Zbulohet ilaci qe fshin kujtimet e keqija
Holandezet zbulojne ilacin qe fshin kujtimet e keqija, apo ngjarjet qe kane lene trauma ne jeten tone.
Nje grup shkencetaresh te Universitetit te Amsterdamit kane zbuluar menyren si njerezit te harrojne nje perdhunim, nje periudhe zie, mbetjen ne nje provim, ose kujtime te tjera traumatike. Ilaci mund te jete edhe zgjidhja per personat qe vuajne nga stresi posttraumatik dhe qe nuk arrijne te kalojne ngjarjet e dhimbshme apo fobite. Behet fjale per ilacin e quajtur propranolol, nje beta bllokues te perdorur tek pacientet qe vuajne nga hipertensioni.

Ai bllokon kalimin e kujtimeve nga kujtesa afatshkurter tek ajo afatgjate. Profesori Merel Kindt e ka testuar ilacin ne nje grup njerezish qe kane frike nga merimangat dhe tek personat qe perdoren ilacin, frika u pakesua. Perdorimi me i efektshem eshte kur behet direkt pas perjetimit te nje dhimbjeje nga nje person. Por kritiket e ilacit thone se s’mund te fshihen kujtimet e keqija, pasi njeriu eshte i lidhur ngushte me to.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:52 am

Mjekët i rikthejnë fytyrën, një mrekulli pas 22 orësh operim
E qëllon burri me pistoletë, bën transplantim fytyre. Është transplantimi më i kompletuar që është bërë deri tani në botë. Janë dashur plot 22 orë në sallën e operacionit.

Fotot dhe historia e Connie Culp, kanë qenë dje në gjithë gazetat e botës. Kur pesë vjet më parë buri i saj i qëlloi me pistoletë në fytyrë, Connie Culp, një grua nga Ohio, shpëtoi nga vdekja, por jo nga shpërfytyrimi. 80% e fytyrës së saj "shpërtheu", duke lënë një vrimë atje ku më parë ishin hunda, qiellzat, mollëzat dhe një sy. Pas 30 operacioneve dhe rifitimit të ngadaltë të disa funksioneve, 46-vjeçarja mbijetoi e gjymtuar, pa arritur të shijonte ushqimet, të merrte frymë në mënyrë natyrale, të ndjente parfumet dhe të shihte dy fëmijët e saj. E mbyllur në shtëpi, për faktin se njerëzit kishin frikë nga pamja e saj monstruoze, kalonte ditë të tëra, derisa 5 muaj më parë mori fytyrën e një gruaje të vdekur dhe arriti një rekord: transplantimin e parë komplet të fytyrës që është bërë ndonjëherë nga mjekësia.
Operacioni, që u mbyll në dhjetorin e kaluar, u krye nga një ekip prej 11 kirurgësh në klinikën Cleveland Clinic, në Ohio dhe ka zgjatur plot 22 orë, ndërsa kostoja ka qenë 300 mijë dollarë. Kirurgët kanë rivendosur kocka, muskuj, nerva, kapilarë gjaku dhe lëkurë për 80% të fytyrës së saj, përveç qepallave, ballit, buzës së poshtme dhe mjekrës.
"Është transplantimi më i kompletuar që është arritur të bëhet deri tani, - ka komentuar Maria Siemionow, shefja e skuadrës së kirurgëve, - dhe jemi shumë të kënaqur sepse menduam që kjo lodhje e jona mund të ndryshonte tërësisht jetën e Connie. Ka qenë gjithnjë një grua e fortë dhe pozitive, por nuk arrinte të jetonte normalisht, sepse njerëzit e largonin. Tani nuk do të jetë perfekte, apo e lezetshme, por të paktën do të mundë të marrë frymë pa tub, do të mundë të qeshë dhe ka arritur të realizojë dëshirën më të madhe: të mos fyhet në rrugë, të vëzhgohet dhe të mos trembë të tjerët".

Connie, e cila me shumë vështirësi ka arritur të flasë, ka falënderuar familjen e dhurueses dhe me një batutë u ka bërë komplimente mjekëve që "i kanë rikthyer hundën e saj", gjënë që kishte më shumë merak. Burri i Culp, pasi i qëlloi gruas, tentoi të vetëvritej, por nuk ia arriti qëllimit. U dënua me 7 vjet burg dhe me sa duket Connie e ka falur dhe pret ta takojë menjëherë sapo ai të përfundojë kryerjen e dënimit.
Rreziqet dhe sukseset e teknikës së re - Transplantimet e fytyrave janë ende në faza eksperimentale dhe të dyshimta, pasi kanë shumë rreziqe të mëvonshme dhe nuk sigurojnë përmirësim të aspektit të pacientit. Transplantimi i parë në botë, në fytyrë, është kryer në 2005-ën, në Amiens, në Francë, tek një 36-vjeçare, Isabelle Dinoire, e cila ishte shpërfytyruar nga kafshimet e qenit të saj. Asaj iu ribënë hunda dhe goja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:53 am

Kazakistan, 130-vjecarja gruaja me e vjeter ne Bote
Nje e moshuar 130-vjecare, vertet nuk mundet te kerceje per shkak te dhimbjes se gjunjeve, po ama nuk heziton aspak qe te kendoje.
Gruaja, e cila ka lindur me 27 mars te vitit 1879, ne Kazakistan, me syte e saj ka pare lindjen e Bashkimit Sovjetik, epopene e Leninit, ardhjen ne fuqi te Stalinit, vitet e Luftes se Ftohte, Perestrojken e Gorbacov dhe me pas pavaresine e vendit te saj.

Me 130 pranverat e saj, e moshuara Sohan Dosova eshte gruaja me e vjeter ne bote. Ajo ka nje pasaporte sovjetike ku shkruhet nje date tjeter lindjeje, megjithate Sohan kembengul se ka lindur me 1879.

Zonja Dosova po shijon nje fame te papritur. Per Kazakistanin eshte nje rast per te hyre ne librin Guiness per jetegjatesine e gruas. Megjithe jeten e perulur, Sohan tashme eshte bere nje VIP.

Gjate jetes se saj ka patur 10 femije, te cilet jane martuar kane lindur femijet e tyre dhe femijet, pasaardhesit e tyre. Familja e saj eshte shume e madhe dhe Sohan eshte e lumtur per jeten qe ka patur.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:56 am

Udhëtimi, 45 mijë kilometra në këmbë rrotull botës
Historia e udhëtimit rreth e rrotull globit nga 48-vjeçari francez Joel Buton. Ai flet për dy ditët e qëndrimit në Shqipëri dhe misionin e tij
Ka zgjedhur mënyrën më origjinale për të protestuar kundër minave që marrin jetë njerëzish dhe gjymtojnë fëmijë. Joel Buton, 48 vjeç, lindur dhe banues në Anantë të Francës, po udhëton në këmbë nëpër gjithë Europën për t’u kujtuar njerëzve e sidomos burrave të shteteve se jeta është e bukur e duhet jetuar; se duhet të mbrohemi nga rreziku i luftërave të reja dhe sidomos nga minat shkatërruese. Deri në ditën e djeshme ai ka përshkruar plot 35 800 kilometra në këmbë dhe i vetmuar. I veshur thjesht, me një palë pantallona të shkurtra, një bluzë, i parruar, por i qeshur dhe me energji të shumta, ai vazhdon të sfidojë rrugët që të tjerët i përshkojnë me makina, trena apo avionë. Është nisur nga Harku i Triumfit në sheshin “Shën Elize” në Paris, më datë 29 maj të vitit 1999, për të vazhduar në një itinerar në shtete të ndryshme të Europës, Angli, Suedi, Danimarkë, Holandë, Belgjikë, Gjermani, Zvicër, Itali etj., e tani, prej dy ditësh, ka mbërritur në Shqipëri.


Fillimisht është ndalur në Vlorë dhe pasi ka qëndruar një ditë atje dhe ka takuar kreun bashkiak të këtij qyteti si dhe njerëz të thjeshtë, ka “rrëmbyer” prej tyre autografe dhe letra sensibilizuese dhe përkrahjeje për misionin e tij fisnik. Më pas, që andej, për dy ditë rresht ka udhëtuar në aksin kombëtar Vlorë-Fier, me karrocën e tij të famshme. Nata e ka zënë në qytezën e Levanit, ku ka gjetur mikpritje prej një grupi policësh shqiptarë. Sipas tij, “ata kanë qenë tepër miqësorë dhe pasi i kanë ofruar për të pirë birrë, i kanë treguar edhe vendin për të kaluar natën, në një pikë karburanti, në hyrje të kësaj qyteze. Në mëngjes ka nisur sërish rrugëtimin, duke tërhequr karrocën e famshme me flamur francez, me rroba dhe mjete të tjera të domosdoshme jetese. Për karrocën me katër rrota, që tërhiqet prej tij, ai thotë se e ka shoqëruesen më besnike prej tetë vjetësh. Anash saj janë varur banderola të shkruara në gjuhën shqipe. “Udhëtim 45 mijë kilometra në këmbë. Protestë ndaj minave shkatërruese të jetës së njeriut. Sponsor njerëzit e mirë!”.


Brenda saj qëndrojnë dhe librat e kujtimeve të tij me foto, shkrime gazetash për këtë udhëtim, si dhe nënshkrime nga rreth 135 mijë njerëz të ndryshëm europianë si dhe rreth 4800 kryetarë komunash dhe bashkish, përfshirë edhe ministra e deputetë të shteteve ku ai ka kaluar. Për të kënaqur gjithë njerëzit e mirë që e sponsorizojnë, ai organizon dhe lojëra tepër të rrezikshme, për të cilat thotë se është i mësuar. Qëndron lakuriq mbi dy pllaka të mbushura me gozhda dhe fton gjithkënd që të qëndrojë mbi trupin e tij teksa shputat e këmbëve ndodhen mbi majat e gozhdëve të mprehta. “Do të qëndroj në Fier derisa të marr firmën konfirmuese të titullarit të bashkisë së qytetit, Baftjar Zeqo për mbërritjen në qytet dhe mandej do të udhëtoj në rrugën kombëtare Fier-Gjirokastër, për të shkuar në Greqi. Po udhëton prej tetë vjetësh, është beqar dhe do ta përfundojë udhëtimin dhe misionin e tij kur të takojë krerët e OKB-së dhe presidentët europianë dhe atë të SHBA-ve, ku do t’u kërkojë zyrtarisht që të ndalohet përhapja dhe përdorimi i minave në të gjithë botën. Dhe sërish mbërritja do të jetë aty ku u nis, pikërisht te Harku i Triumfit në sheshin “Shën Elize” në kryeqytetin francez.


Ju rrëfej udhëtimin, që nis dhe përfundon te “Harku i Triumfit”



Kur e keni nisur udhëtimin?
Jam nisur më datë 29 maj të vitit 1999 nga Harku i Triumfit, në sheshin Shën Elize. Ishte mëngjes. Bëra gati karrocën me gjithë veshjet. Për ushqimin nuk mendova. E dija që në këtë mision timin do të ishin njerëzit e mirë që do të më sponsorizonin.
Si ju lindi mendimi për të kryer këtë udhëtim?
Nuk mund të rrija dot duke parë mijëra fëmijë të gjymtuar nga minat shkatërruese dhe njerëz të vrarë prej tyre. Për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve kundër këtij fenomeni dhe për të bindur udhëheqësit tanë që të punojnë për çminimin e botës dhe ruajtjen e jetës, vendosa të udhëtoj në këmbë. Dhe besoj se ia kam arritur.
Çfarë shtetesh keni përshkruar në këmbë?
Janë me dhjetëra shtete, që nga Franca, Suedia, Danimarka, Gjermania, Holanda, Belgjika, Zvicra, Kroacia, Sllovenia, Italia, Shqipëria. Më pas do të vazhdoj në të tjera vende derisa të mbërrij sërish aty ku u nisa, në Paris. Por dua të takoj krerët e OKB-së dhe të Amerikës për të biseduar me ata për këtë protestë që kërkon përgjigje.
A keni pasur përkrahje në këtë mision? Si të kanë pritur njerëzit dhe pushtetarët?
Kam arritur të njoh popuj të ndryshëm, por mund të them se njerëzit janë kudo njësoj; janë të mirë dhe tepër të ngrohtë e dashamirës. Më kanë duartrokitur dhe përkrahur. Nga ana e tyre kam arritur të marr 135 mijë firma. Ndërsa, po kështu jam pritur dhe nga krerët e komunave dhe bashkive, madje dhe ministrave në shtetet ku kam kaluar. Kam në librin tim 48 mijë letra të firmosura prej tyre.
Po përshtypja juaj për Shqipërinë?
Është një vend i bukur. Ka njerëz të mrekullueshëm dhe mbi të gjitha tepër mikpritës. Do të qëndroj në Fier dy ditë për të kontaktuar dhe marrë nënshkrimin e letrës së titullarit të bashkisë që kam qenë në këtë qytet dhe më pas do të udhëtoj me karrocën tim drejt Greqisë. Fillimisht, njerëzit që më kanë parë dhe takuar këtu janë çuditur me mua. Më kanë marrë edhe si të çmendur, por më pas janë mësuar dhe më kanë duartrokitur. Udhëtova për dy ditë nga Vlora në Fier. Në Levan më bëri përshtypje një grup policësh. Qëndruan me mua, më dhanë birrë dhe më strehuan në një pikë karburanti. Ishte kënaqësi. Pres që media të sensibilizohet dhe të më përkrahë në luftën kundër minave. Brenda meje qëndron dashuria dhe vetëm dashuria për njerëzit dhe ata fëmijë që janë gjymtuar prej tyre. Në shpirtin tim qëndron figura e Princeshës Diana. Me zërin e saj brenda vetes përshkruaj rrugët e botës.
Cili është profesioni i juaj?
Dashuria për njeriun
A jeni i martuar?
Jo, jam beqar.
Përse nuk martoheni me një vajzë shqiptare?
(Hahaha.) Pse jo? Por jo tani. Më duhet të përfundoj udhëtimin tim.


TË DHËNAT E UDHËTIMIT RRETH BOTËS


Emri i udhëtarit të vetmuar: Joel Buton
Data e nisjes: 29 maj të vitit 1999
Vendi nisjes: Harku i Triumfit në Paris
Ka udhëtuar 35 800 kilometra
Ka marrë nënshkrime të 135 mijë njerëzve
Ka takuar 4800 krerë bashkish dhe komunash
Ka 48 mijë letra të firmosura nga zyrtarë të lartë
Ka kaluar më këmbë në 9 vende të botës
Vendi i mbërritjes: Harku i Triumfit në Paris

Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:56 am

Dhëndri sajon rrëmbimin që të mos martohet
Një biznesmen i pasur sajoi një rrëmbim të rremë vetëm që të mos martohej. Mediat tajlandeze e kanë quajtur dhëndri frikacak beqarin e pasur tajlandez, prindërit e të cilit e denoncuan rrëmbimin në polici.
Një biznesmen i pasur sajoi një rrëmbim të rremë vetëm që të mos martohej. Mediat tajlandeze e kanë quajtur "dhëndri frikacak" beqarin e pasur tajlandez, prindërit e të cilit e denoncuan rrëmbimin në polici. Nëna dhe babai i Sutheep Sajjadev, një 38-vjeçar sik që menaxhon një biznes të suksesshëm tekstilesh në Bangkok, shkuan të shqetësuar në polici dhe u thanë se dyshonin se djalin ua kishin rrëmbyer. Automjeti "Toyoto Lexus" u gjend i braktisur të nesërmen, por me njolla gjaku, një çallmë të grisur, me pjesët e celularit të thyer dhe një shënim ku shkruhej: "Ju i keni shkaktuar telashe familjes sonë, prandaj ne po marrim djalin tuaj". Policia në Bangkok nuhati se diçka nuk shkonte tek historia e rrëmbimit të supozuar kur analizat treguan se njollat e gjakut ishit të një kafshe, dhe jo gjak human. Çështja u zgjidh ditën e djeshme kur Sutheep u kthye në shtëpi dhe më vonë rrëfeu në polici se e kishte sajuar rrëmbimin që të shmangte martesën e sajuar që prindërit kishin organizuar. Policia po e vëzhgon 24 orë, pasi Sutheep ka në plan ta lëndojë veten.
Ai është i vendosur të mos martohet me nusen që të afërmit i kanë zgjedhur. Komuniteti sik në Bangkok merret me tregtinë e tekstileve prej shekujsh, por njihen si kokëfortë kur vjen puna tek martesa.
T. O. : Gazeta TiranaObserver
Mbrapsht në krye Shko poshtë
PllumExe
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 540
Filloi me : 26/05/2009
Mosha : 19
Vendodhja : Ne procesor 3 MGHZ

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:57 am

Tenton të vjedh televizorin duke e fshehur nën fustan
Një kriminele anonime ka menduar se do të kalojë pa u vërejtur me një televizor të fshehur nën fustanin e saj të gjerë. Ndoshta edhe do t'ia arrinte po të mos i binte përtokë.
Policia nga Neusiedl ka arrestuar një rumune e cila ka tentuar të fsheh televizionin plazma nën fustan dhe të dal pa u hetuar nga dyqani i pajisjeve elektronike. Derisa tre asistentët e saj e kanë mbajtur të zënë shitësin, gruaja anonime e ka futur televizionin një metër të madh dhe me vlerë rreth 600 euro nën fustanin e saj. Megjithatë, për fatin e saj të keq, është dorëzuar sepse televizioni nuk ishte edhe aq i lehtë. Katërshja e hajnave ka filluar të ikën. Detektivët e kanë kapur gruan para derës së dyqanit. Më pas i kanë ndjekur edhe meshkujt të cilët ikën me automjet por më pas e detektivët lajmëruan policinë të cilët i kapën më vonë në kufirin hungarez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
H.iT
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 10:58 am

Njeriu i padukshëm, sa pranë jemi?

Kanë arritur të përthyejnë dritën përreth objekteve, për t‘i bërë të pakapshëm nga syri

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë: shpejt një realitet

Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të na lënë me gojë hapur me shpikjet që
po shndërrojnë botën tonë fizike, gjenden disa synime shkencore që kanë
reaguar me shumë kokëfortësi përgjatë viteve ndaj çdo përpjekjeje për
t‘i kthyer në realitet. Është e vërtetë që disa prej pajisjeve
futuriste i kemi hasur nëpër romane të shkruara nga autorë veprash
fantastiko-shkencore, por, megjithatë, shpikje si mjete fluturuese në
kufijtë e së besueshmes apo turizmi hapësinor e kanë ngacmuar
imagjinatën njerëzore (si të ekspertëve, ashtu edhe të profesionistëve)
duke bërë që të hidhen hapa për kthimin e tyre në realitet.

Në ditët e para të këtij muaji u bë me dije se dy skuadra shkencëtarësh
në Universitetin e Kalifornisë kanë arritur suksese domethënëse, në
përpjekjet për ta përthyer dritën përreth objekteve në mënyrë që këta
të bëhen të padukshëm. Megjithëse jemi të detyruar të nënvizojmë, se
nuk ka gjasa të ndodhë që së shpejti të shkojmë të blejmë nëpër dyqane
xhaketa në gjendje të na bëjnë të padukshëm, duhet thënë se jemi në
rrugën e duhur në realizimin e një manteli si ai i magjistarit Herri
Poter.

Është e kuptueshme që ideja e të qenit në gjendje për t‘u vërtitur
rreth të tjerëve pa u parë është më joshëse se analizat e
transformimeve optike. Por puna e ekipeve në Kaliforni konsiston
pikërisht në një numër kërkimesh mbi mundësitë e manipulimit të dritës,
dhe veçanërisht mbi përpjekjet që përmes këtyre manipulimeve objektet
të bëhen të padukshme.

Dy vite më parë, matematicienë britanikë, përfshi edhe Xhon Pendrin e
Kolegjit Perandorak në Londër, skicuan kalkulimet e nevojshme për
realizimin e një pajisjeje të aftë t‘i bëjë objektet e padukshme; në
prillin e vitit 2007 inxhinierët e Universitetit Purdue në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, iu përmbajtën asaj skice për krijimin e nocionit
teorik të "nano-gjilpërave" që krijon mundësinë e përthyrjes së dritës
përqark një objekti, përafërsisht ashtu siç rrjedh uji i një burimi
përreth kontureve të një guri. Përpjekjet, që u panë me shumë interes
nga forcat e armatosura amerikane, për arsye që mund të merren lehtë me
mend, bënë të mundur zhdukjen e një objekti pak më të vogël se një top
hokeji nga sytë e një kamere që "sheh" përmes mikrovalëve.

Rezultatet që do të sjellë kjo arritje në përpjekjet afatgjata në këtë
kuadër, zor se mund të merren me mend; në të vërtetë, një prej
shkencëtarëve kalifornianë të përfshirë në projekt, tha gjatë një
interviste se edhe atij vetë "e gjitha kjo i dukej e çuditshme. Ajo që
mund të merret me mend është se eksperimentet do të zhvendosen nga
mikrovalët te spektri i valëve të dritës që përdor syri njerëzor, në
mënyrë që objektet të bëhen ta padukshme jo vetëm për kamerat, por edhe
për njerëzit.

Vladimir Shalajev, i cili vazhdon punën në këtë fushë në Universitetin
Purdue, mendon se bërja e objekteve të padukshme për syrin është veç
maja e ajsbergut: "Për shembull mund të jemi në gjendje objektet të
duket në një vend tjetër dhe jo aty ku ndodhen realisht, apo të
fokusojmë sasi shumë të mëdha energjish në pika mikroskopike". Ndërkaq
Shalajev e di shumë mirë çfarë i intereson publikut: manteli i
padukshëm. Filma të shumtë fantastiko-shkencorë na kanë vënë në pritje
që kjo të ndodhë me të vërtetë - bashkë me një seri të gjatë objektesh
futuristikë, që e ofrojnë këtë mundësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
H.iT
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Sat May 30, 2009 11:00 am

Sipas shkencetareve dinosauret kane jetuar 65 milione vjete me pare.
Fosilet e tyre me se shpeshti i kemi hasur ne shkembinjte e shtetit te Brazilit dhe Argjentines.

Fosilet me te hershme jane zbuluar ne vitet e hershme te shekullit XIX.
Zbulimi i vitit 1861 i nje llojë zogu primitivë te quajtur
Archaeopteryx filloi dyshimet qe zogjet kane preajardhjen pikerisht nga
nje lloje i dinosaureve,mirepo kjo teori akoma nuk eshte e sakte dhe
kemi dyshime.

Termi i pare "dinosaur" eshte perdorur nga Richard Owen me 1842 nga
fjalet greke, (deinos) qe do te thote i tmerrshem,i fuqishem dhe nga
fjala (sauros) hardhuce.

Etapa e dinosaureve ndahet ne tri periudha:
1-Periudha Triassic (rreth 230 milione vjetë me pare)
2-Periudha Jurasic  (150 milione vjete me pare)  dhe
3-Periudha Cretaceous ( 65 milione vjete me pare)

Dinosauri me i holle sipas zbulimeve arkeologjike deri me tani ishte
Brachiosaurus brancai i cili eshte gjetur ne Tanzani rreth viteve
1907-12 dhe sod ruhet ne muzeun e berlinit.Ky ishte 12m i hollë
dhe  22.5 metra (74 ft) i gjatë dhe peshonte diku rreth
30.000-60.000 kg.
Me vone eshte zbuluar dhe nje dinosaur tjeter me i gjate ishte
Diplodocus,i cili eshte zbuluar ne Wyoming te shteteve te bashkuara dhe
ishte i gjate 33 metra.

Por Dinosauret me te medhenje jane zbuluar pergjate viteve te 70-ta qe
i parapriu zbulimi i Argentinosaurus i cili mendohet se ka peshuar
rrethë 80,000-100,000 kg.
Me i gjati nga gjithe keta mendohet se eshte Amphicoelias fragillimus i gjate 58 metra dhe peshonte me shume se 120.000 kg.

Dinosauri me i vogel mendohet se ishte nje lloje zogu i quajtur pigeon
dhe ishte me i vogel se 35 cm dhe nje peshe rreth 110-gram.





Mirepo linde pyetja,si dhe pse u zdhuken dinosauret..?

Nje nga teorite me te besushme eshte ajo se token e ka goditur nje
meteor ne meksiken e sotshme dhe si pasoje e kesaj erdhi deri tek
zhdukja masive e dinosaureve.

Ky fenomen na shpie ta pyesim shpesh veten...
Kane egzistuar me te vertet dinosauret..?..Pse dhe si ngordhen te
gjithe, ishte vetem nje shperthim..? Po te egzistonin sod a thua do
ishin ne në jetë..?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kurozitete te ndryshme   Today at 11:47 am

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kurozitete te ndryshme
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Barcoleta të ndryshme
» Elegji të ndryshme
» Komente të ndryshme
» Intervista të ndryshme
» Piktura lulesh të ndryshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Kuriozitete-
Kërce tek: