Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 FITORJA E PASIONIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
H.iT
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

MesazhTitulli: FITORJA E PASIONIT   Thu May 28, 2009 10:39 am

Barcelona mposhti Manchester United’in 2-0, për ta marrë epitetin e kampionit të ri të Europës. Lionel Messi me shokë ishin shumë të fortë për Djajtë e Kuq, në finalen e Ligës së Kampionëve, të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Romë. 

Barcelona është kampion i Europës. Klubi katalunas e ka mposhtur me meritë Manchester Unitedin në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat 2:0. Një gol për pjesë. Së pari Samuel Eto’o, e më pas Lionel Messi, ia dhuruan klubit spanjoll trofeun e tretë të këtij kompeticioni në histori të klubit.

Po ashtu, Barça e arriti një sukses historik, pasi që u bë skuadra e parë spanjolle që i fiton tre trofe gjatë një sezoni: Ligën e Kampionëve, titullin e kampionit të Spanjës dhe Kupën e këtij vendi.

Merita të veçanta për këtë sukses ka Pep Guardiola, që i fitoi këta trofe në debutimin e tij si trajner. “Këtë Ligë të Kampionëve ia dedikoj futbollit italian dhe Paolo Maldinit. Ai nuk duhet të brengoset sepse e ka admirimin e të gjithë Evropës”, tha Guardiola pas ndeshjes.

Manchester United e ka kontrolluar lojën vetëm në 10 minutat e parë, ndërsa më pas, pas golit të parë, çdo gjë ka folur në të mirë të spanjollëve.



“Djajtë e Kuq” janë hutuar nga mbajtja gjeniale e topit nga ana e futbollistëve të Barçës, të cilët dhuruan spektakël të vërtet pasi e zhvilluan lojën që dinë ta bëjnë.

“E kemi filluar shkëlqyeshëm ndeshjen, por më pas ishim nervoz. Kemi pasur kohë që ta rikthejmë disavantazhin prej një goli. Kishim disa gjysmëraste... por realisht ne u mposhtëm nga një ekip më i mirë. Nuk ishim në formën tonë më të mirë pas golit të parë. Megjithatë, ne mund të mësojmë nga kjo disfatë. Kemi ende një ekip të ri dhe mund të përmirësohemi.”, tha menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson.

Pas disa gjysmë rasteve të portugezit Ronaldo, i cili luajti sulmues tipik, pasoi goli i klubit Blaugrana. Samuel Eto’o e kaloi shumë mirë mbrojtësin serb nga e djathta, për ta mposhtur nga afërsia portierin Van Der Sar, 1:0.

Në vazhdim, lëvizjet në sulmin e United të Park, Ronaldo, Giggs e Rooney, me ndryshimin e pozitave, nuk e befasuan mbrojtjen e sigurt të spanjollëve, të krijuar nga katërshja Puyol-Toure-Pique-Sylvinho.

Pjesa e dytë filloi me dominimin e katalonasve. Mesfushori Xavi Hernandez e goditi shtyllën nga goditja e lirë, fat për portierin Van Der Sar.

Ndërkaq, në minutën e 70-të, në skenë doli sërish regjisori i lojës së Barçës, Xavi, që e shërbeu perfekt nga e djathta shtatshkurtrin Messi, i cili me kokë ia siguroi qetësinë klubit të tij.

Në vazhdim, spanjollët e administruan shumë mirë lojën duke krijuar edhe disa raste përmes kundërsulmeve, ndërsa anglezët, që e kërkuan titullin e dytë rresht, në pjesën e dytë nuk ishin askund, edhe pse në lojë u inkuadrua dyshja sulmuese Tevez-Berbatov.

Kështu, Barcelona e përmbyll në mënyrën më perfekte të mundshme sezonin. Pasi e kishte fituar Kupën e Spanjës dhe titullin e kampionit, klubi katalunas rikthehet në shtëpi me trofeun më prestigjioz evropian – Ligën e Kampionëve, të cilin e fitoi të mërkurën mbrëma në finalen e Romës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
 
FITORJA E PASIONIT
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti armatosnin Kosovën
» Shpallet me unanimitet fitorja e kryeministrit Sali Berisha

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Sport-
Kërce tek: