Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kur ai të kritikon gjithmonë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Albani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 354
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Ferizaj - Kosovë

MesazhTitulli: Kur ai të kritikon gjithmonë   Sat May 23, 2009 1:49 am

Dyshime, pasiguri, dilema... Të gjitha këto janë periudha të jetës, të cilat mund të mposhten vetëm në një moshë të caktuar. Një eksperiencë e gjatë profesionale, një lidhje e qëndrueshme, një punë e realizuar, nuk mund të fitohen kur je vetëm 20 vjeç. Do të duhet të përballesh me vështirësitë, zhgënjimet, për të fituar mbi dyshimet dhe pasiguritë e tua.

Kështu, ndodh që gjithmonë në kërkim të pse-ve dyshuese, ne femrat kërkojmë konfirmim nga part*neri për gjithçka të keqe që mund të ndodhë në jetën tonë. Nuk lejojmë të diskutohet, vetëm kërkojmë të dëgjojmë fjalinë, "ndodh kështu dhe mjaft!", është pjesë e natyrës së butë dhe të brishtë femërore.

Në këtë mënyrë kërkojmë konfirmime të vazhdueshme në vështrimet e partnerëve tanë. Në zilinë që shkaktojmë tek miket tona përpara pasqyrës, në bilancet e jetës së deritanishme dhe mund të vazhdojmë pafundësisht për të kërkuar konstatimet e jetës sonë. Kërkojmë të evitojmë përballjen me defektet tona të pashmangshme. Nuk ka asgjë të keqe tek kjo.

Shpesh arrijmë t'ia dalim duke gjetur një ekuilibër delikat, të cilin dimë ta pranojmë. Nuk vuajmë për atë që nuk shkon në jetën tonë dhe kështu ndjehemi mirë me veten. Por çfarë ndodh nëse i ashtuquajturi "armik" i gjendjes tonë shpirtërore fle në një krevat me ne?

Çfarë ndodh kur është partneri shkaktar i të gjitha dyshimeve tona, i cili nuk humb asnjë rast për të kritikuar aspektin tonë fizik, veshjen, mënyrën e të jetuarit. Në të tilla raste ndodh që i gjithë sistemi ynë i sigurisë, që e kemi ndërtuar me kaq mund dhe vështirësi, fillon të tronditet duke na zbritur në një aspekt negativ të të shikuarit të gjërave.

Megjithatë, asgjë nuk është e pazgjidhshme. Nëse arrijmë të flasim me partnerin, ta bëjmë atë pjesë të dyshimeve dhe pasigurive tona, mund të evitojmë situatat negative që jo rrallë na çojnë në temperaturën nën zero.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kur ai të kritikon gjithmonë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Psikologji-
Kërce tek: