Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kujdesi ndaj lëkurës së foshnjës i domosdoshëm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Albani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 354
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Ferizaj - Kosovë

MesazhTitulli: Kujdesi ndaj lëkurës së foshnjës i domosdoshëm   Fri May 22, 2009 11:58 pm

Kujdesi ndaj lëkurës së foshnjës i domosdoshëm

Lëkura e fëmijëve, në veçanti e të porsalindurve, dallon në masë të madhe nga lëkura e të rriturve, si në aspekt fiziologjik po ashtu edhe në aspekt histologjik.

Është më e hollë, ka më pak qime, më pak keratinë dhe është më e lëshueshme për substanca të ndryshme. Gjëndrat e djersës janë në numër të madh, dhe kanë funksion më të dobët, sidomos në javët e para të jetës, kështu që nuk mund të rregullohet temperatura me anë të djersitjes. Gjëndrat dhjamore janë po ashtu të pazhvilluara në muajin e parë të jetës.

Krahas këtyre, lëkura e foshnjës nga infeksionet mbrohet me anë të shumë faktorëve të barrierës së shtresës keratite, me deskuamimin e vazhdueshëm me anë të të cilit i largon në mënyrë mekanike mikroorganizmat, me anë të aciditetit të sipërfaqes së saj, ku pH është më e vogël në sipërfaqet e lëmuara, dhe më e lartë në vendet e rrudhosura.

Preparatet për pastrimin e lëkurës së fëmijës kanë për qëllim largimin e papastërtisë dhe sekreteve të prodhuara nga organizmi, largimin e mikroorganizmave patogjenë dhe mbetjeve të preparateve kozmetike mbi sipërfaqen e lëkurës.

Më parë ka ekzistuar qëndrimi tradicional se foshnjat duhet të lahen çdo ditë. Mirëpo, tani prindërve u rekomandohet që çdo ditë të pastrojnë vetëm vendet intime të foshnjës ndërsa lakuar të fshihet me pelenë të njomë ose peshqir.

Pas larjes, domosdoshmërish foshnja duhet të lyhet me ndonjë preparat hidratues (më së shpeshti qumësht). Preparatet për kujdesin ndaj lëkurës së fëmijës, i sigurojnë lëkurës sasinë e mjaftueshme të lipoideve të cilat largohen gjatë larjes, e mbajnë lëkurën të njomë, zvogëlojnë ngjitjen dhe mbrojnë nga papastërtia. Këto preparate mbrojtëse mund ta mbrojnë lëkurën e foshnjës nga veprimi i urinës dhe recesit, nga ndikimi i dëmshëm i diellit, si edhe nga pickimi i insekteve.

Kujdesi ndaj lëkurës së fëmijës duhet të bëhet me preparate të cilat i përshtaten moshës. Në kohën moderne preparatet mbrojtës për fëmijët janë të prodhuara në mënyrë shumë të kujdesshme duke pasur parasysh ndjeshmërinë e lëkurës së fëmijës, si dhe duke pasur për bazë principet e kujdesit ndaj foshnjave: pastrim dhe mbrojtje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kujdesi ndaj lëkurës së foshnjës i domosdoshëm
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhesika Vula:Tradhtia e shqiprisë ndaj kosoves u vune ne sherbim te jugosllaveve
» AKTET GJENOCIDALE Prof.Dr.Sabile Çekmezi-Basha:TË UDB-SË NDAJ TË BURGOSURVE POLITIKË Shqiptarë
» Vasil Premçi: Magjia e pjergullës së rrushit...
» Epoka e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
» Kadare: Pesë shekuj të sundimit osman u flijua vetëm gjuha shqipe! 500 vjet ndëshkim ndaj Skënderbeut, urrejtja vazhdon...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Mjekësi-
Kërce tek: