Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Zbulim boteror nga dy studente shqiptare ne matematike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Zbulim boteror nga dy studente shqiptare ne matematike   Thu May 21, 2009 7:07 pm

Teoreme e re matematikore zbulohet nga studentet Shqiptare

Dy
maturantë kanë bërë një zbulim shumë të rëndësishëm shkencor, duke
shkruar emrin e tyre në shkencën e matematikës e të mosbarazimeve
algjebrike Përgjithësimi i mosbarazimit “Suranyi” dhe i mosbarazimit
“Schur”, nga shqiptarët Gjergji Zaimi dhe Keler Marku do të jetë
teorema më e re që i shtohet fondit të njohurive teorike të
matematikës, më saktë, asaj të mosbarazimeve algjebrike. Do të quhet
“Toerema Zaimi-Marku” dhe do të publikohet për herë të parë në librin e
matematicienit rumun Vasile Cirteaje, që do të prezantohet për publikun
e interesuar në korrik të 2006. Teorema e re, tashmë ka marrë emrat e
dy shqiptarëve dhe është aprovuar nga prof. V. Cirteaje, ndërkohë që së
shpejti do të kalojë për reçensë dhe në Akademinë e Shkencave të
Shqipërisë. Sidoqoftë, botimi i parë do të kryhet jashtë vendit, në
librin universitar “Mosbarazime Algjebrike”, i cili do të prezantohet
në Olimpiadën Botërore të Matematikës, që do të zhvillohet në Slloveni
në korrik të 2006. Shumë vetë mund të pyesin se cilët janë këta
shqiptarë, që paskan bërë një përgjithësim kaq të rëndësishëm, që kanë
zbuluar një teoremë të re. Për çudinë e të gjithëve nuk bëhet fjalë për
dy profesorë të moshuar, apo për studentë të ndonjë insituti të famshëm
botëror që frekuentohet nga gjenitë. Bëhet fjalë, për dy nxënës të
vitit të katërt në shkollën “Turgut Ozal” në Tiranë, të cilët ende nuk
kanë kaluar adoleshencën e tyre dhe u duhen dhe disa muaj, për të
mbushur moshën madhore. Natyrisht që, nuk mund të quhen fëmijë “të
zakonshëm” apo fillestarë në fushën e matematikës. Bëhet fjalë, për dy
pjesëmarrës në olimpiadat kombëtare e ndërkombëtare, që shpeshherë kanë
nderuar Shqipërinë me medalje e diploma të ndryshme, duke treguar që
shqiptarët janë në gjendje të japin rezultate edhe në shkencë e jo
vetëm në sport. Historia e dy të rinjve është disi e veçantë, një
histori e vështirë, në një vend që deri më sot nuk i ka kushtuar
rëndësinë e duhur dijes, apo përgatitjes së talenteve të reja në
shkencat e ndryshme. Cilët janë Gjergji Zaimi e Keler Marku Gjergji
Zaimi e Keler Marku janë dy nxënës të apasionuar ndaj matematikës, apo
siç mund të themi me plot gojën, dy matematicienë të ardhshëm. Të dy, i
lidh me njëri-tjetrin një shoqëri e mirë dhe e gjatë, që prej
fëmijërisë. Me njëri-tjetrin, dy adoleshentët janë njohur në vitin
shkollor 1999-2000, në olimpiadën matematikore të rrethit Tiranë, ku dy
djemtë, atëherë në klasën e gjashtë, fituan vendet e para. Gj. Zaimi
vinte nga shkolla tetëvjeçare Fan S. Noli, ndrkohë që K. Marku vinte
nga bankat e Jeronim de Radës. Pas rezultatit të mirë në olimpiadë, të
dy nxënësve iu ofrua një bursë nga shkolla “Turgut Ozal” dhe që prej
asaj kohe kanë vazhduar në të njëjtin institucion privat. Kjo olimpiadë
e klasave të gjashta ka rezultuar deçizive për dy djemtë, pasi siç e
pranojnë dhe vetë, më parë nuk kanë patur ndonjë rezultat për t’u vënë
re, apo ndonjë pasion të veçantë për matematikën. Pikërisht atëherë,
pasi u futën në institucionin arsimor privat “Turgut Ozal”, dy nxënësit
filluan të motivoheshin më tepër dhe të ushtroheshin sistematikisht në
prirjen e tyre. Ka qenë një punë e gjatë, e përditshme, ajo që ka çuar
në rezultatet e mira të nxënësve në kompeticionet ndërkombëtare (pasi
në ato kombëtare, suksesi ka qenë i përvjetshëm). Nuk ka qenë aspak e
lehtë për ta, shpesh u është dashur të sakrifikojnë diçka, nga momentet
e zbavitjes e shpesh kanë ndenjur mbi libra e në internet me orë të
zgjatura, por sidoqoftë dy djemtë kanë rekuperuar gjithçka, duke kaluar
me shoqërinë e me familjen orët e tjera, duke programuar ditët në
mënyrë intensive dhe kështu, asgjë s’mbetej pas dore. Në përgatitjen e
tyre, pas vullnetit individual dhe pasionit për matematikën, një rol të
madh ka luajtur dhe programi stimulues i shkollës “Turgut Ozal” dhe i
drejtorisë së Kolegjeve Turke në Shqipëri, të cilët kanë ofruar
vazhdimisht bursa e shpërblime për ecurinë e mirë të nxënësve. Ka qenë
pikërisht kjo shkollë, ajo që ka bërë të mundur formimin
ekstrakurrikular të këtyre nxënëve nga profesori i njohur Edmond Pisha,
kryetari i “Shoqatës së Matematikanëve”, i cili i ka ndjekur dy
nxënësit në aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare, në katër vitet e
shkollës së mesme. Të dy nxënësit, Gjergji e Keleri kanë arritur të
bëjnë atë, që shumë pak vetë e prisnin, në një moment pesimizmi për
cilësinë e arsimit shqiptar, këta të dy kanë provuar të kundërtën.
Megjithatë, për fat të keq, duhet përmendur që mbështetja e shtetit
ndaj dy matematicienëve të rinj nuk ka qenë në nivele të mira, në
aktivitetet ndërkombëtare ku nxënësit kanë përfaqësuar Shqipërinë. Nder
për Shqipërinë Ndërkohë që, për kombëtaren e futbollit premtohen qindra
mijëra euro për fitoren e ndonjë ndeshjeje, pa domethënie e bizneset
sponsorizojnë sportistë premtues, këta dy djem nuk kanë marrë ndonjë
mirënjohje deri sot. Duhet të kujtojmë se Gj. Zaimi e K. Marku kanë
sjellë në Shqipëri medalje të vërteta, në kompeticione shumë të
rëndësishme ndërkombëtare, siç janë olimpiadat ballkanike e botërore.
Shtete ballkanike si Rumania e Bullgaria, për të mos përmendur SHBA,
Kinë, Rusi apo Japoni, jo vetëm që përgatitin e investojnë në talente
të tillë, por investojnë dhe në të ardhmen e tyre, duke u ofruar bursa
në institucionet më të mira universitare të botës. Ndërsa, dy
medalistët shqiptarë presin të fitojnë individualisht ndonjë bursë
nëpër universitetet amerikane pasi, ende nuk ka patur ndonjë interesim
nga institucione shtetërore, për arsimimin e tyre të mëtejshëm. Vitin e
ardhshëm, Gjergji e Keleri do të qëndrojnë “pushim”, pasi do të kenë
mbaruar shkollën e mesme e do të presin përgjigjet nga institucionet
arsimore, ku do të aplikojnë për studimet e larta. Të preferuarat prej
tyre janë të famshmet MIT (Massachussets Institute of Technology),
Harëard, Princeton, Stanford, Yale apo CalTec (California Institute of
Technology). Të gjitha këto universitete, janë shumë të shtrenjta për
familjet e mesme shqiptare dhe dy studentët, as që ëndërrojnë të
shkojnë në këto shkolla në bazë pagese. Ajo, që ata presin është që
stafi akademik i këtyre shkollave, të vlerësojë arritjet e tyre e të
ofrojë bursë, ndërkohë që do të ishte e mirëpritur edhe ndonjë ndihmë
nga shteti shqiptar. Gjergji Zaimi Datëlindja: 20.10.1988 Fitues i
medaljes së argjendtë në Olimpiadën Botërore, Meksikë 2005 Fitues i
medaljes së bronztë në Olimpiadën Botërore, Greqi 2004 Fitues i dy
medaljeve të arta në Olimpiadën Ballkanike, Bullgari 2004, Qipro 2006
Fitues i medaljes së argjendtë në Olimpiadën Ballkanike, Rumani 2005
Fitues i medales së bronztë në Olimpiadën Ballkanike, Shqipëri 2003
Disa herë fitues i medaljeve të arta në olimpiadat kombëtare të
matematikës Fitues i diplomave të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare
Keler Marku Datëlindja: 28.07.1988 Fitues i dy medaljeve të bronzta në
Olimpiadën Ballkanike, Rumani 2005, Qipro 2006 Disa herë fitues i
medaljeve të arta në olimpiadat kombëtare të matematikës. Fitues i
diplomave të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare Teorema Zaimi-Marku,
përgjithësimi 100 vjet, pas rastit të parë Teorema Zaimi-Marku
konsiston në një mosbarazim të vërtetuar, i cili është formuluar nga dy
të rinjtë shqiptarë. Gjithçka ka marrë start nga mosbarazimi i famshëm
“Schur”, i zbuluar nga matematicieni gjerman në fillim të shekullit të
XX. Mosbarazimi në variantin “Schur” është i vlefshëm, vetëm për një
parametër (n = 3), ndërkohë që në variantin “Suranyi” është i vlefshëm
për parametrin e dytë (k=0). Më parë njiheshin disa prova vetëm për k=1
dhe përdorej një matematikë shumë e avancuar, për të arritur këto
prova. Kur u zbulua rasti i vlefshëm për n=4 në vitin 1993 bëri shumë
bujë dhe u quajt “Mosbarazimi i Turkevicit”. Në këtë fushë janë arritur
rezultate të pjesëshme më parë, nga matematicienë si Cirtoaje,
Kantorovich etj. Gjenialiteti i Zaimit e i Markut konsiston në
përgjithësimin e këtij mosbarazimi, duke e vërtetuar për çdo parametër
n (natyror) dhe për të gjithë parametrat k (real). Zbulimi është shumë
i rëndësishëm dhe teorema është formuluar, duke përdorur atë që në
gjuhën e matematicienëve quhet “matematikë elemtare”. Prova me
matematikë elementare ka më shumë vlerë, se ajo me matematikë të
avancuar, sepse ofron mundësi më të mëdha aplikimi e është më e
kuptueshme. Shqiptarët kanë përdorur mosbarazimin “Bernoulli”,
mosbarazimin “Tchebyschev”, si dhe mosbarazimin mbi të mesmen
algjebrike gjeometrike. Përfundimi ka qenë i habitshëm dhe tashmë, çdo
mosbarazim i mëparshëm, në këtë fushë do të quhet thjesht një variant i
teoremës “Zaimi-Marku”, që do të studiohet nga studentët e matematikës
në të gjithë botën. Shkeputur nga Gazeta Metropol
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
 
Zbulim boteror nga dy studente shqiptare ne matematike
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tregime nga gratë shqiptare
» Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare
» Letërsia shqiptare
» Veshje Popullore Shqiptare
» Mafia shqiptare dhe mafia shqipfolëse

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Matematikë-
Kërce tek: