Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Dobite ne dhurimin e gjakut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Dobite ne dhurimin e gjakut   Wed Jun 10, 2009 10:33 pm

Ne ditet e sotme gjaku konsiderohet si ilaç ne “boten spitalore”,si
ilaç themeltar i cili nuk ka analog.Nje kirurg nuk mund te futet ne
operacione nese nuk ka rezerva gjaku, nje hematolog nuk mund ti
ndihmoje pacientit te vet nese nuk ka rezerva te mjaftueshme. Sa per ta
konkretizuar çeshtjen mund te japim shembull anemite e renda si
Sindroma Mielodsplastike, Leuçemite, anemine Aplastike…etj. Ku pacienti
ka te nevojshme te marre gjak nje here ne 2 jave.

Per te perballuar keto nevoja si burim i vetem mbetet qenia njerezore.
Eshte e nevojshme dhe e keshillueshme qe cdo qytetar te dhuroje gjak
vullnetarisht 1 ose 2 here ne vit. Fitimiet e ketij veprimi jane te
dyanshme, sjell dobi si per dhuruesin dhe per pacientin i cili e ka te
domosdoshme.
Shpesh here shoqata te ndryshme bejne fushata per te motivuar civilet
te dhurojne gjak dhe gjithmon theksojne anen humane te ketij veprimi.
Por, eshte per tu habitur se perse nuk i motivojne civilet duke
permendur dobite qe i sjell dhurimi i gjakut donorit? Megjithese
jetojme ne shekullin e 21, shkencetaret nuk kane kryer kerkime serioze
mbi kete çeshtje. Megjithate ekzistojne disa hipoteza ku thuhet se
dhurimi i gjakut stimulon prodhimin e rruazave te kuqe te gjakut,
pengon akumulimin e hekurit ne trup dhe mund te uli rrezikun e
semundjeve te zemres,sidomos tek personat qe vuajne nga semundja e
hemokromatozis.
Disa studime kan bere te ditur se ataket ne zemer dhe semundjet e tjera
te zemres jane verejtur me pak tek personat qe kane dhene gjak ne
krahasim me ata qe skan dhene fare. Dy studime te kryera nga
Universiteti i Kansas’it dhe Universiteti i i Kuopios ne Finland,
vertetojne se duke dhene gjak burrat (mbi 40 vjec) dhe grate pas
menopauzes, lehtesojne trupin e tyre nga masa e lart e hekurit i cili
mendohet se kontribon ne semundjet e zemres duke nxitur kolesterolen
LDL te pershpejtoj procesin e atherosklerozes. Dhurimi i nje uniti gjak
largon 250mg nga rezervat e hekurit ne trup. Tek dhuruesit qe nuk pin
duhan eshte verejtur nje ulje rreth 30% ne semundjet e zemres. Rritja e
kolesteroles LDL ne gjak ndikon negativisht ne muret e damareve duke u
bere edhe shkas per pershpejtimin e atherosklerozes, gjithashtu
mendohet se demtimi mund te preke edhe damaret ne pjeset e tjera te
trupit si syri, truri etj.
Ne raste te veçanta leshimi jasht vene i gjakut perdoret edhe si kure per semundje te ndryshme nen vezhgimin e mjekut.

“Flebotomia si kurim duhet te keshillohet nga mjeku dhe njekohesisht te
aprovohet nga doktori i bankes se gjakut. Receta duhet te permbaj masen
e gjakut qe duhet te hiqet, frekuencen dhe masen e hematokritit qe i
duhet dhene pacientit pas leshimit te gjakut. Gjaku i pacientit nuk
duhet perdorur per transfuzion allogjenik per shkak te gjendjes
shendetesore te pacientit.” (Eva D. Quinley; Immunohematology 2ed.
p.19)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
 
Dobite ne dhurimin e gjakut
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Mjekësi-
Kërce tek: