Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ndihma e shpejte,Si ta japim ate?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Ndihma e shpejte,Si ta japim ate?   Wed Jun 10, 2009 10:27 pm

Ushtrimet dhe rekomandimet e specialisteve per te gjithe njerezit.

Te gjithe njerezit mund te gjenden ne nje situate aspak te
pershtatshme, e cila lidhet me humbjen e ndjenjave te nje afermi,
reaksionin e medikamenteve te ndryshme (kryesisht penicilina), apo edhe
gjakderdhje e madhe qe nuk pushon. Por vetem nje pjese shume e vogel di
se si te reagoje perballe ketyre situatave, te cilat, perveese nuk jane
aspak te kendshme, mund te vene ne rrezik edhe jeten e te afermve,
miqve etj. Pikerisht per kete arsye gazeta boton ushtrimet kryesore qe
duhen kryer ne raste emergjente.

Frymemarrja goje me goje:

Kur nuk ka ngritje e ulje te gjoksit, e ju nuk ndjeni levizje nga ajri
i nxjerre, atehere menjehere filloni frymemarrjen nga goja: Uleni
viktimen ne kurriz ne nje siperfaqe te forte. Pastroni gojen nga te
vjellat, materiale te huaja e nga dhembet false (protezat). Hapni
rruget e frymemarrjes, me dy gishta (tregues e te mesit) nga poshte
mjekres dhe ngrijani koken pacientit. Njekohesisht doren tjeter duhet
ta vini mbi balle per t`ja shtyre koken nga pas. Pra kendi duhet te
jete 90 grade. Viza nga mjekra te veshet duhet te jete pingul me
dyshemene. Hapi i trete qe duhet te beni eshte t'i mbyllni hunden (me
doren qe kishit ne balle, tjetra vazhdon te rrije nen mjeker). Merr
fryme thelle, jepi fryme shpejt. Kontrollo pulsin. Nese ka puls,
vazhdoni perseri, pra, dy frymedhenie te shpejta nje pas nje, por
pauzat duhet te ndahen me 5 sekonda. Pas edo frymedhenie, kthehu e
shiko a po leviz gjoksi, degjo per zhurmen e ajrit qe del nga goja e
viktimes. Vazhdo, deri sa viktima fillon te marre fryme, a deri sa te
vije ndihma mjekesore.

Kompresion kardiak (shtypja e zemres)

Kjo teknike perdoret se bashku me frymemarrjen goje me goje, per te
vazhduar levizjen e gjakut nga nje zemer qe ka pushuar, normalisht
duhet bere nga dikush i trajnuar per kete problem. Kompresioni kardiak
konsiston ne shtypjen e gjoksit (ne qender) te viktimes me 80
kompresione/minute (per te rriturit).
15 shtypje/2 frymedhenie.
Si e dime se a ka ndaluar zemrae Kontrollojme pulsin. Zakonisht ne qafe
(nga te dy anet) jane dy arterie (damare) qe quhen arterie karodite.
Nese puls nuk ka, vazhdo kompresionin. Pozicioni i sigurise, eshte
pozicioni me i sigurte per nje te shpetuar nga mbytja ose per nje qe ka
humbur ndjenjat, kjo menyre lejon qe personi te marre fryme me lehtesi,
dhe parandalon mbytjen e tij nga te vjellat. Nje viktime nga overdoza
duhet vene ne kete pozicion, kur ndihma e pare urgjente nuk eshte e
nevojshme (p.sh goje me goje- frymemarrje) e kur nuk ka dyshim per
shok. Vini viktimen permbys (me bark ne dysheme) hapini njeren kembe e
perkuljani ate. Kthejani koken anash e eojani pak lart, qe rruget e
ajrit te jene te hapura, veni doren e viktimes nen mjeker (qe ta mbaje
koken ne kete pozicion) dhe ne fund mbulojeni per ngrohtesi.

Praktikisht

Jeni prezent ne nje krize epileptike/ose disa tipe barnash provokojne
dridhje, veproni keshtu: Mos tentoni ta mbani personin, mos tentoni te
fusni asnje gje ne gojen e tij. Sigurohu qe ai nuk ka demtime, duke e
larguar nga objektet e rrezikshme/mobiliet etj. Kur
dridhjet/konvulsionet mbarojne, vereni ne pozicionin e sigurise. Kurse
ne rastin e nje reaksioni nga barnat, ose shoku anafilaktik qe vjen nga
nje alergji teper e rende nga nje ilae (p.sh penicilina) ka nje menyre
tjeter veprimi. Presioni i gjakut bie ne menyre dramatike dhe rruget e
ajrit mund te ngushtohen. Reaksioni ndodh disa minuta pas marrjes se
ilaeit, zakonisht simptomat jane: Zbardhje, humbje ngjyre, shtrengim ne
gjoks, veshtiresi ne frymemarrje. Te skuqura (ne forme pullash e
njollash),fryrje faciale, kolaps, pra humbje ndjenjash. Duhen marre
keto masa:
Fillimisht sigurohu qe personi po merr fryme. Nese frymemarrja ka
ndaluar, menjehere fillo frymemarrjen goje me goje. Nese ka frymemarrje
normale, vendose ne kurriz, me fytyre lart, kembet ngrihen mbi nivelin
e zemres, per te siguruar nivel adekuat te qarkullimit te gjakut.
Perdor nje stol, kuti a jastek per te mbeshtetur kembet. Mbuloje
personin me batanije a rroba dhe telefono per ndihme mjekesore. Mos
jepni asgje nga goja.

Keshilla

1- Rekomandohet qe ushtrimet per dhenien e ndihmes se shpejte duhet te
shkruhen ne nje leter te madhe dhe te vendosen ne dhomen e gjumit.
2- Ato duhet te praktikohen here pas here me njerezit e aferm te familjes, qofte edhe me femijet
3- Ndihma e shpejte jepet ne gjithe ato raste kur personi humbet ndjenjat, ka gjakderdhje te madhe dhe helmohet
4- Gjithashtu ndihma e shpejte mund te merren ne kushtet e shtepise
edhe ne rast se te kane bere reaksion barnat, veeanerisht penicilinat
5- Per te gjitha rastet eshte e nevojshme qe personit t'i matet pulsi dhe temperatura
6- Gjithashtu domosdoshmerisht, pas dhenies se ndihmes se pare i semuri duhet derguar tek specialisti.

Ndihma e shpejte

Hemoragjia, me dy gishta ndalon gjakderdhjen
Per te ndalur gjakderdhjen shtypni fuqishem dy buzet e plages me ane te
dy gishtave te medhenj. Pastroni plagen perreth, duke u kujdesur te mos
ngacmoni gjakun e mpiksur ne te. Mbajeni te shtypur pjesen e gjakosur
me rroba ose me nje cope pambuk te paster dhe lidheni. Nese rrjedhja
nuk pushon shtrengoni fort me dore ose me fashature tjeter.

Helmimi, qumesht per ta "shpelare" organizmin
Nese i demtuari eshte pa ndjenja perdorni vetem frymemarrjen
artificiale. Ata qe jane te ndergjegjshem se jane demtuar nga helme
gerryese qe shkaterrojne indet (sie jane acidet, etj.) te pine sasi te
medha qumeshti. Ne rastet e helmimeve me ilaee gjumedhenese ose
qetesuese duhet provokuar vjellja, duke ngacmuar fytin.

Uje te ftohte dhe amoniak per te fiktit
Uleni personin qe i merren mendte. Lagini fytyren me uje te ftohte.
Ulni koken me poshte se gjunjet. Nese humbet ndjenjat shtrijeni per
toke, i ktheni koken anash dhe jepini te nuhase amoniak. Nese gjendja
nuk permiresohet, mbajeni ne qetesi absolute dhe njoftoni mjekun.

Copy Paste eshte ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
 
Ndihma e shpejte,Si ta japim ate?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Mjekësi-
Kërce tek: