Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Përshpejtohet ndarja e 20-përqindëshit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Përshpejtohet ndarja e 20-përqindëshit   Sat Jun 06, 2009 4:23 pm

Procesin e privatizimit e ka përcjellë edhe vonesa kronike e
pagesës së fondeve që u përkasin punëtorëve - 20 për qind nga vlera e
aseteve të shitura. Deri më tani, nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore
janë grumbulluar rreth 403 milionë euro, prej të cilave Agjencia
Kosovare e Pronës ka mbledhur 18.5 milionë.
Nga kjo shumë, punëtorëve u takojnë pak më shumë se 80
milionë euro. Mirëpo, atyre deri më tani u janë shpërndarë vetëm 18,6
milionë euro, ose diçka më shumë se një e treta e parave që u takojnë.

Anëtari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Bahri Shabani,
pohon se shpërndarja e mjeteve të 20 përqindëshit mbetet një ndër
prioritetet kryesore të agjencisë.

“Ka një përshpejtim të këtij procesi, por ky proces është paksa i
komplikuar, pasi që listat, të cilat aprovohen nga bordi i AKP-së,
duhet të verifikohen përmes odës së veçantë, kështu që mund të jetë një
vonesë reale kur kihet parasysh se është bërë një numër i madh i
listave të punëtorëve”, thotë zoti Shabani.

Sipas përfaqësuesve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kjo agjenci
ka rritur numrin e punëtorëve që do të punojnë në njësinë e 20
përqindëshit. Sipas tyre, AKP ka krijuar një njësi të veçantë, që do të
merret ekskluzivisht me shqyrtimin e ankesave të punëtorëve.

Prioritet tjetër i Agjencisë mbetet edhe nënshkrimi i kontratave dhe
transferimi sa më i shpejtë i aseteve dhe pronës tek pronarët e rinj,
proces ky i cili thuhet se po shkon me një ritëm shumë dinamik.
Ndryshe, Agjencia Kosovare e Privatizimit, që nga marrja e
kompetencave nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, ka shpallur katër
raunde të privatizimit. /rel/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
 
Përshpejtohet ndarja e 20-përqindëshit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lediana Kapaj: Ndarja!
» KQZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 35,24% e zgjedhësve. PD: Pjesëmarrja mbi 36 përqind
» Everest Haxhi: 21 Janari, Erjoni dhe Shitësja e Vogël e Shkrepseve
» Blerim Latifi i përgjigjet Jakup Krasniqit: Mos shit patriotizëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Ekonomi-
Kërce tek: