Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Fjalori informatik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:04 pm

A

ADN - Advanced Digital Network Shqip: Rrjeti Digjital i Avancuar : është lidhje 56Kbps "leased-line" ose lidhje e kontraktuar.

AFP - Shqip: AFP (I) : Shkurtesa për AppleTalk Filing Protocol. Ky
protokol përdoret nga makinat jo-Apple për t'u lidhur në rrjeta dhe
servera AppleTalk. AFP over TCP/IP lejon lidhjen në AFP serverë përmes
TCP/IP rrjetave....

AI - Shqip: IA (I) : Inteligjenca Artficiale - fushë e shkencave
kompjuterike që ka të bëjë me simulimin e të menduarit, emocioneve e të
mesuarit nëpër makina kompjuterike. Inteligjenca artificiale bazohet në
të mësuarit e makinës,...

algorithm - Shqip: algoritëm : Procedurë, formulë apo skemë e
instruksioneve të njëpasnjëshme (të fundme) për të zgjidhur një problem
të caktuar. Këto instruksione, përkthehen në gjuhë përkatëse
programuese në mënyrë që problemi të zgjidhet praktikisht....

Alpha - Shqip: Alpha (I) : Procesori Alpha është RISC arkitekturë e
zhvilluar nga Digital. Gati gjith sistemet operative të njohura punojnë
nën Alpha. UNIX, Windows, Linux, BSD dhe AmigaOS janë shembuj të OS që
punojnë nën Alpha....

ALU - Shqip: ALU (Arithmetic Logic Unit) - është njësia e procesorit që
bën kalkulimet aritmetike (mbledhja, zbritja etj), logjike (AND, OR,
NOT etj) si dhe operacione të ngjajshme.

AND - Shqip: AND : Lloj i derës (gate) logjike rezultati është 1 vetëm
atëherë kur dy hyrjet janë 1, ndërsa është 0 për gjitha tjera mundësitë
tjera.

ANSI - Shqip: ANSI : American National Standards Institute është
organizatë private jo-profitabile për standarde e cila krijon standarde
për lëmi të ndryshme për industri në SHBA. Kjo u themelua në vitin 1918
dhe është anëtare e ISO dhe IEC....

AO-DVD - Shqip: AO-DVD : Articulated Optical Digital Versatile Disc
lejon vendosjen e më shumë shënimeve në disqet optike duke lejuar
ruajtjen e deri më 40 - 100 herë më shumë shënimeve me transferi 5 - 30
herë më të shpejtë sesa DVD-të e sotëm....

AoE - - Shqip: AoE : ATA over Ethernet është protokol i hapur i
parashikuar për transmetimin e komandave për disqe ATA përmes Ethernet.
AoE është shtresë e cila qëndron mbi Ethernet dhe e cila i mbyllë (Ang:
encapsulate) komandat e ATA në korniza Ethernet.... ....

AP -, Shqip: AP (I) - Shkurtesa për Access Point, pajisje harduerike
ose softuer në kompjuter që luan rolion e hub-it përmes të cilit është
e mundur lidhja në LAN. AP janë pika ku shfrytëzuesi lidhet me LAN në
komunikime patela....

AppleTalk - Shqip: AppleTalk : Arkitekturë për LAN e ndërtuar për Apple
makina dhe printer laserik. AppleTalk përkrahë skemën e kabllave për
Apple LocalTalk, Ethernet dhe IBM Token

ARP - Shqip: ARP : Address Resolution Protocol- Protokol i rrjetave që
përdoret për t'a gjetur MAC adresen e një makine ne rrjetë përmes IP
adresës. ARP kërkesa dërgohet në rrjetë dhe makina që ka IP adresën e
duhur,.. .

ASCII - Shqip: ASCII : American Standard Code for Information
Interchange. Është kodi numerik standard që ka përdorimin më të madh në
shkencat kompjuterike. Kjo skeme standarde e asocon vlerën numerike
(integer) për shkronja (të vogla e të mëdha),... .

assembler - Shqip: asembleri : Program i cili kompajllon programet të
shkruara në gjuhën asembli dhe i shndërron në kode apo gjuhë të
makinës, pastaj makina mundet të ekzekutoj instrukcionet të cilat ju
kan japur nga programeri. Motorola ka qipa të ndryshëm që mund të
programohe... .

assembly - Shqip: asembli : Është gjuhë pak me e lartë në nivel se sa
gjuha e makinës. Me anë të gjuhës asembli ju mund të jepni instrukcione
që kanë më shumë lidhje me gjuhën angleze se sa me atë binare. Për
shembull për të rruajtur akumulatorin A në adresën 0000 të memories
n... .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:05 pm

B

bandwidth - Shqip: brezi i gjërësisë : Bandwidth - është tregues i
mundësive të rrjetit. Bandwidth paraqet numrin i cili tregon se sa të
dhëna mund të barten nga pika A në pikën B mrenda intervalit kohor.
Njësia e bandwidth është bit për sekondë që shkruhet bps.... .

BCD - Shqip: BCD : Binary Coded Decimal - Sistem numerik ku çdo numër
decimal (0 - 9) paraqitet me anë të 4 bitave. Psh. numri 21 në BCD
është 0010 0001. .

BIND - Shqip: BIND (I) është shkurtesë për Berkeley Internet Name
Domain. BIND është paketë softwer-ike apo bazë e të dhënave, që përkrah
apo është pjesë e DNS (Domain Name Server) dhe ka tre komponente
kryesore: DNS server,... .

biodegradable - Shqip: biodegraduese : Shprehja biodegraduese përdoret
për prodhime apo gjëra të cilat kanë aftësinë për t'u zbërthyer në
mënyrë të sigurt dhe shpejtë, përmes metodave biologjike, në materialet
themelore natyrore. Këto prodhime mund të jenë të ngurta apo
lëngëta.... .

biomimetic - Shqip: biomimetika : është përshkrim i gjerë i proceseve
apo sistemeve inxhinierike të cilat e imitojnë botën biologjike. Kjo
shprehje së pari është shfaqur në biokimi ndërsa sot i'u aplikohet
shumë fenomeneve kimike dhe mekanike.... .

BIOS - Shqip: BIOS : Shkurtesa për Basic Input Output System. BIOS
është i ndërtuar në makinë dhe përmban programin/kodin të nevojshëm për
nisjen e makinës. BIOS kontrollon tastaturën, ekranin, disqet,
komunikimet serike (serial) dhe gjera tjera varësisht nga prodhuesi....
.

bit - Shqip: bit : është shkurtesë për Binary Digit. Kjo është një
vlerë binare pra 1 ose 0. Gjithashtu është njësia më e vogël prej të
cilave gjitha ndërtohen. Bitat përdoren për matjen e gjerësisë së
shkëmbimit të informatave apo masës së shkëmbimit.... .

black hole - Shqip: vrimë e zezë : është koncentrim i madh i masës në
një vend që bën ritjen e forcës gravitacionale aq shumë sa që nuk lejon
asgjë të del nga ajo e njëkohësisht as dritën. Vrimat e zeza kanë
madhësi të ndryshme,... .

Blu-ray - Shqip: Blu-ray : apo Blu-ray Disc (BD) është emri i
gjeneratës së re të disqeve optike të zhvilluara nga 13 prodhuesve të
elektronikës dhe kompjuterave si Dell, Hitachi, HP, LG, Mitsubishi,
Panasonic, Pioneer, Philips,... .

Bluetooth - Shqip: Bluetooth : Bluetooth është teknologji patela që
përdoret për komunikim mes makinave në distanca të vogla, zakonisht
rreth 10 m (transmetimet deri në 1 km janë arritur gjithashtu!).
Bluetooth përdor spektrin 2.4 GHz për të lidhur makinat me shpejtësi 1
Mbps.... .

BNF - Shqip: BNF : është shkurtesë për Backus-Naur form. BNF është
metasintaksë që përdoret për të paraqitur gramatikën pa kontekst (Ang:
context-free grammars). BNF paraqet sintaksën (gramatikën) e një gjuhe
programuese,... .

BOOTP - Shqip: BOOTP : Shkurt për Bootstrap Protocol. Ky protokol ofron
kornizën për bartjën e informatave konfiguruese në makina "pa tru" të
lidhura në rrjeta TCP/IP. BOOTP protokoli lejon makinës kliente të
zbulon IP adresën e vet,... .

bot - Shqip: bot : (I)Shkurtesa për robot, programe të cilat kërkojnë
informata nëpër internet. Makinat kërkuese si Lycos dhe Google përdorin
bot-a.(II)Në terminologjinë e lojrave personazhet e shtuar në lojrën
kompjuterike të dizajnuar të zëvendësojnë lojtarin e... .

BSD - Shqip: BSD : është shkurtesë për Berkley Software Distribution.
Kjo është një UNIX shpërndarje e krijuar nga grupi për hulmtim të
sistemeve kompjutorike i Universitetit të Kalifornisë në Berklli (ang.
Univerisity of California at Berkley).... .

Bus - Shqip: Bus: (I) Bus është rruga nëpër të cilen kalon informata
apo sinjali elektrik. Bus është e ndertuar prej telave paralel. CPU,
RAM, dhe të gjitha I/O pajisjet janë të lidhura për Bus, dhe në këtë
mënyrë, këto komponente harduerike komunikojnë mes veti nëpë... .

byte - Shqip: bajt : Njësia themelore e matjës së memories, kapacitetit
dhe masës së shkëmbimit të shënimeve në kompjuter. Një bajt përbëhët
nga 8 bita. Bajtat gjithmonë shënohen me B të madhe, ndërsa bitat me b
të vogël. .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:05 pm

C

CD - Shqip: CD - Shkurtesë për Compact Disc. Ky disk optik me madhësi
12 cm mban shënimet e koduara në formatin CLV, format i cili përdorët
për muzikë të kualitetit të lartë me proporcion zë/zhurmë 90 dB.
Kapaciteti për shënime digjitale në CD mund të jetë 650 MB ose... .

CPU - Shqip: CPU - Shkurtesë për Central Processing Unit (sq. Njësia
Qendrore Procesuese). CPU njihet edhe si procesor apo mikroprocesor dhe
është përgjegjës për ekzekutimin e instrukcioneve të ndryshme. CPU
konsiderohet truri i kompjuterit pasi që në të bëhen pothuajs... .

Caltech - Shqip: Caltech - Shkurtesa për California Institute of
Technology. Ky institut shkencorë është i njohur për zhvillime të
shumta në fizikë, kimi, biologji, tektonikë dhe gjeologji, fizikë
bërthamore, teknologji ajër - hapësinore dhe astronomi.... .

carbon - Shqip: karbon - Elementi kimik Karbon është i pranishëm në
shumë përbërje. Karboni është elementi i dytë më i përhapur në
Gjithësi. Ky element është një nga bazat e jetës. Ekzistojnë pesë
alotrope të Karbonit: amorf, grafit,... .

CERN - Shqip: QEHB - CERN është shkurtesë për Centre Européen de
Recherche Nucléaire në Gjuhën Frenge që përkthehët në Qendra Europjane
për Hulumtime Bërthamore. CERN është themeluar me 1954 dhe ishte një
ndër projektet e para ku shtetet Europjane bashkëpunuan me sukses ... .

CERT - Shqip: CERT - CERT është shkurtesa për Computer Emergency
Response Team. CERT është e bazuar në Software Engineering Institute të
Carenige Mellon Unviersitetit në Pittsburgh, Pennsylvania, Sh.B.A. Kjo
qendër merret me raportimin e prekshmërive si dhe me qështje tj... .

CGI - Shqip: CGI - Shkurtesë për Common Gateway Interface. CGI është
teknologji që përdoret në web servera për të ekzekutuar programe në
server dhe ta servojë klientin me informatat e prodhuara. CGI është e
krijuar që të jetë e pavarrur nga gjuha.... .

CISC - Shqip: CISC - Akronim për "Complex Instruction Set Computer".
CISC është arkitekturë e procesorëve që përdorë instuksione të mëdha
dhe komplekse për të kryer operacione të ndryshme. Dizajni i CISC
procesorëve është më i komplikuar.... .

clean room - Shqip: dhoma e pastër - Dhoma e pastër është ajo hapësirë
ku kualiteti i ajrit, temperatura dhe lagështia janë të kontrolluara në
nivel shumë të lartë. Qëllimi i kësaj është mbrojtja e pajisjeve dhe
materialeve të ndieshme nga "ndotja".....

clock speed - Shqip: masa e shpejtësisë - Clock speed e kompjuterit
shërben për sinkronizimin e gjitha komponenteve të makinës. Masa e
shpejtësisë përbëhët nga cikli (apo një valë e sinjalit). Pra sinjali
në shpejtësi 100 MHz ka 100 milion cikla në sekondë.... .

CLV - Shqip: CLV - CLV është shkurtesë për Constant Linear Velocity. Ky
format përdoret në CD për të mbajtur konstante masën e leximit të bit -
ave nga CD. Është e ditur që pikat më largë qendrës së CD kanë
shpejtësi më të madhe sesa ato më afër qendrës.... .

cm - Shqip: cm - Njësia metrike centimeter apo cm që është një e 100 e 1 metrit. .
CMOS - Shqip: CMOS - Shkurtesë për Complimentary Metal Oxide
Semiconductor. CMOS është një lloj i gjerë i gjysëmpërçuesve. CMOS mund
të jenë qarqe NMOS (polaritet negativ) ose PMOS (polaritet pozitiv).
CMOS përdoren zakonisht në makina dorëmbajtëse dhe ato që punojnë me
... .

compiler - Shqip: kompiluesi - Është program i cili i dekodon
instrukcionet të japura nga programeri dhe i kthen ato në gjuhë të
makinës, të cilat shndërrohen në objekte kodore dhe mund të ekzekutohen
kurdo që nevojiten. Kompiluesi e lexon kodin burimor (source code) dhe
i organiz... .

concentrator - Shqip: koncentrator (I) - Koncentratori është një lloj i
multiplexor - it që kombinon kanale të ndryshme në një medium
transmetues ashtu që kanalet individuele mund të përdoren në të njejtën
kohë. P.sh. ISP - të përdorin koncentratorët për të bashkuar lidhjet
telefonika për ... .

constellation - Shqip: yllësi - Yllësi është formacion i yjeve në qiell
i emërtuar pas personave, shtazëve apo objekteve (zakonisht nga
mitologjia ilire/kelte/greke/romake). Astronomët përdorin yllësitë për
të caktuar pikat në hapësirë.... .

controller - Shqip: kontroller - Kontrolleri është pajisje që rregullon
transferin e shënimeve nga një kompjuter në pajisje periferike ose
anasjelltas. Disqet, tastaturat, ekranet, shtypësit kanë nevojë për
kontroller. Zakonisht kontrolleri ndërtohet nga një qip i vetëm.... .

CPRM - Shqip: CPRM - CPRM është shkurtesë për Content Protection for
Recordable Media. Ky është një mekanizëm për kontrollimin e kopjimit,
lëvizjës dhe fshirjës së materialit digjital në makinë si PC ose lexues
digjital të muzikës.... .

CRC - Shqip: CRC - Akronim për "Cyclic Redundancy Check". CRC është
metodë për të kontrolluar nëse informatat janë tranmetuar pa u dëmtuar
nëpër mediume të ndryshme. CRC numri gjenerohet para se informata të
transmetohet.... .

CSMA/CD - Shqip: CSMA/CD - Shkurtesë për "Carrier Sense Multiple
Access/Collision Detection". Metodë e cila përdoret në teknologjinë
Ethernet, ku pajisjet mund të ndajnë një medium fizik. Kjo realizohet
përmesCarrier sense — Çdo pajisje vazhdimisht shikon nëse mediumi ës...
.

CUPS - Shqip: Sistemi CUPS - CUPS është shtresë për shtypje (printing)
në sistemet e bazuara në UNIX. CUPS është e zhvilluar nga Easy Software
Products dhe ka për qëllim të bëhët standardi për nevoja të shtypjës.
CUPS përdor Internet Printing Protocol (IIP) për menagjimin e dety... .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:05 pm

D

DVD Shqip: DVD / Kjo është shkurtesë për Digital Versatile Disc ose
Digital Video Disc. DVD është disk optik me kapacitet të lartë që duket
si CD. Kapaciteti i zakonshëm për DVD është 4.7 GB. Ekziston gjithashtu
standardi dy shtresor një anësor me kapacitet prej 8.... .

DARPA Shqip: DARPA / DARPA është shkurtesë për Defense Advanced
Research Projects Agency. Kjo paraqet një agjension të Departamentit të
Mbrojtjes të Sh.B.A. / ve që ka përgjegjësi mbi zhvillimin e
teknologjisë së re që është e paraparë për shfrytëzim ushtarak.... .

Darwin / Shqip: Darwin / Nofka për Mac OS X. Kerneli i Darwin është i
përbërë nga kerneli i Mac OS X, BSD libraritë dhe BSD mjedisi për
komanda. Darwin është Open Source. .

database / Shqip: baza e shënimeve / Baza e shënimeve është një
grumbull i informatave të organizuara në mënyrë të tillë që një program
kompjuterik mund të zgjedhë pjesët e kërkuara të shënimeve. Bazat e
shënimeve tradicionale ishin të organizuara në fusha,... .

DBFS / Shqip: DBFS / DataBase File System është sistem i skedave që
bazohet në konceptin e bazës së shënimeve. Ky SS nuk ka vende të
ruajtjës së skedave. Në vend të direktoriumeve DBFS përdor "keywords".
Zbatimi i DBFS është si shtresë mbi SS hierarkik e cila mban refere... .

DBMS / Shqip: DBMS / DBMS është shkurtesë për Database Management
System. Kjo është një mbledhje e programeve që lejojnë vendosjën,
ndryshimin dhe leximin e shënimeve nga baza e shënimeve (database).
DBMS ofron një lidhje mes bazës së shënimeve dhe nënkupton mënyrën e
or... .

DFA / Shqip: DFA / DFA është shkurtesë për "Deterministic Finite
Automaton" apo "Deterministic Finite State Machine" është makinë e
gjendjeve të kufizuara (FSM) ku prej secilës gjendje, ekziston një
tranzicon për simbol unik që dallon nga NFA ku për të njejtin simbol
... .

DHCP / Shqip: DHCP / Dynamic Host Configuration Protocol eshte protokol
qe automatikisht i konfiguron paisjet ne rrjete. Nepermjet DHCP / se
paisjet konfigurohen me parametra si IP / a, Default Gateway, DNS
Serverat, etj.... .

DLL / Shqip: DLL / DLL është shkurtesa për Dynamic Link Library. DLL
paraqet një skedar në Windows sistemet, ku ky përmbanë funksione të
ndryshme të cilat janë të parpara për të kryer operacione të ndryshme.
Pra, funksionet të cilat gjenden në DLL skedarët,... .

DNA / Shqip: ADN / ADN apo Acidi Dezoksi Ribonukleik (Ang:
Deoxyribonucleic Acid apo shkurt DNA) është material ndërtimor i gjitha
krijesave të gjalla dhe disa virusëve në Tokë. ADN përmban informatat
mbi sintetizimin e proteineve dhe replikim.... .

DNS / Shqip: DNS / Shkurtesë për Domain Name Server - servis në
internet i cili bën shëndrimin e emrit të makinës (hostname) në IP
adresë. DNS përdorë bazën e shënimeve ku ndodhen emrat e makinave dhe
IP / të korresponduese.... .

DRAM / Shqip: DRAM / Shkurtesë për Dynamic Random Access Memory. DRAM
është tip i memories i ndërtuar nga kondensatorët dhe ne këtë mënyrë
freskohet shumë shpejtë për dallim nga SRAM. Kjo e bën këtë më të
ngadalshëm dhe njëkohësisht është më i lirë sesa SRA... .

DUNDI / Shqip: DUNDI / DUNDI është P2P sistem për lokalizimin e dyerve
(Ang: gateway) të internetit për shërbime të telefonisë. Ky sistem
është tërësisht i decentralizuar dhe i distribuar. DUNDI zbatohet në
VoIP. .

dynamic / Shqip: dinamik (I) / Në kuptimin e gjerë dinamik nënkupton
diçka që është e ndryshushme dhe aktive. Në shumë shkenca diçka është
dinamike kur ndryshon.(II) / Në kompjuterikë dinamike nënkupton të
menjëhershme dhe diçka që ndodhë njëkohësishtë.... .

E
EBNF / Shqip: EBNF / EBNF është shkurtesë për >a href= /
?menu=definicionet&def=Extended Backus-Naur form"
class=def_link>Extended Backus-Naur form. EBNF është metasintakse e
rrjedhur nga BNF për të paraqitur një gramatikë të caktuar. Kjo formë
dallon nga BNF me futjen e disa simboleve speciale. P.... .

eigenvalue / Shqip: vlerë vetjake / Në algjebrën lineare, numri quhet
vlerë vetjake (Ang: eigenvalue) e matricës nëse ekziston një vektor
jo-zero ashtu që matrica e shumëzuar me atë vektor rezulton në po atë
vektor shumëzuar me skalarin vlerë vetjake.... .

eigenvector / Shqip: vektor vetjak / Në algjebrën lineare, vektorët
vetjak (Ang: eigenvector) të operatorit linear janë vektorët jo-zero të
cilët kur operohen me ndonjë operator, rezultojnë në shumëfishin skalar
të vetvetes. Skalari i asocuar me vektorin vetjak quhet vlerë vetjake
(Ang:... .

EPS / Shqip: EPS / Shkurtesa për Encapsulated PostScript. Ky është
format për skeda grafike i përdorur nga gjuha PostScript. EPS përkrahë
grafika bitmap dhe vektoriale. EPS është zhvilluar nga Adobe. .

ESA / Shqip: ESA / ESA është shkurtesë për European Space Agency. Kjo
është organizatë Europjane për hulumtimet Hapësinore dhe zhvillimi i
teknologjisë së fluturakeve Hapësinore. Antarët e ESA janë Austria,
Belgjika, Danimarka,... .

ESO / Shqip: ESO / ESO është shkurtesë për European Southern
Observatory. ESO është organizatë ndërqeveritare Europjane për
hulumtime astronomike. Përbëhët nga 11 shtete anëtare. ESO kontrollon
observatore në Çile dhe ka qendrën nëë Garching,... .

Ethernet / Shqip: Ethernet / Teknologji e rrjetave LAN e zhvilluar nga
kompania Xerox në vitin 1976 dhe është i përdorur në më se 95% të LAN
rrjetave. Ethernet qëndron si bazë për standardin IEEE 802.3 i cili i
specifikon nivelet (fizik dhe ato të ulëta softuerike).... .

ETSI / Shqip: ETSI / European Telecommunications Standards Institute
është themeluar në Prill 1988 në Nice/Francë si rezultat i iniciativës
së Letrës së Gjelbër të Komisionit Europjan. ETSI gjindet në Sophia
Antipolis afër Nice.... .

EXIF / Shqip: EXIF / EXIF - (EXchangeable Image Format) janë shtesa që
u bëhen skedareve të fotografive për të mbajtur informata të ndryshme.
EXIF shtesat janë zhvilluar në vitin 1995 nga JEIDA për fotografitë të
formatit JPEG,... .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:06 pm

F

FAT / Shqip: FAT // Shkurtesë për File Allocation Table. Është tabele
që një sistem operativ e përdor në hard disk apo floppy disk, për të
treguar se në cilen pjesë të diskut janë të ruajtura skedat apo
direktoriumet e krijuar.... .

FAT16 / Shqip: FAT16 // FAT 16 bit për DOS dhe Windows. Madhësia e
cluster-ëve në disk ndryshojnë prej 4 KB për disqet deri në madhësi 127
MB, 8 KB për 511 MB, 16 KB për disqe 1 GB dhe 32 KB për disqe me
kapacitet 2 GB. Kapaciteti i FAT16 është i kufizuar deri në 2 GB.... .

FAT32 / Shqip: FAT32 // Përmirësim i FAT16. Ky FAT 32 bit-ësh lejon
madhësi më të vogla se 4 KB. Kapaciteti i FAT32 është i kufizuar deri
në 8 GB. .

ibonacci numbers / Shqip: numrat e fibonaçit // Në matematikë numrat e
fibonaçit prodhojnë varg ashtu që çdo numër është i barabartë me shumën
e dy numrave paraprak. Këta numra e kanë marrë emrin në bazë të
matematicientit italian Leonardo Pisano (Fibonacci) i cili i zbuloi....
.

file-system / Shqip: sistem-skedar // Metodat dhe strukturat e
shënimeve të cilat sistemi operativ i përdor për t'i përcjellur skedat
në disk apo particion. SS gjithashtu nënkupton mënyrën se si skedat dhe
particionet janë të organizuara në disk.... .

Finger / Shqip: Finger // Shërbim i cili lejon lokalizimin e
shfrytëzuesve në rrjeta. Finger mund të përdoret edhe për ndarje të
informatave jo-personale, por përdorimi më i shpeshtë është për të
vërtetuar se a ekziston konto i ndonjë shfrytëzuesi në ndonjë
server.... .

Firefox / Shqip: Firefox // Shfletues i faqeve të internetit nga
Mozilla. FireFox është program vetekzistues që përhapet falas. Ekziston
për shumë platforma. .

FPGA / Shqip: FPGA // Shkurtesë për Field Programmable Gate Array. FPGA
është pajisje(çip) që përmban komponente logjike dhe ndërlidhje që mund
të programohen. Në përgjithsi mundësohet programimi për të arritur
funksionalitetin e dyerve logjike (psh.... .

fps / Shqip: fps (I) // Shkurtesë për Frames Per Second, zakonisht
shkruhet me shkronja të vogla. Fps nënkupton sa informatë mund të
vendoset në film, digjital dhe tradicional. Çdo frame është një pamje
palëvizshme. Projektimi i frame-ave me shpejtësi të madhe njëra pa... .

FSM / Shqip: FSM // FSM është shkurtesë për "Finite State Machine" apo
"finite automaton". FSM është model për të përshkruar apo paraqitur një
proces të llogaritjes. FSM është i përbërë prej gjendjeve (Ang:
states). Gjendjet janë të lidhura njëra me tjetrën me tranzicio... .

FTP / Shqip: FTP // FTP (File Transfer Protocol) - Protokol shumë i
përdorshëm per transferin e skedarëve prej një makine në tjetrën dhe
anasjelltas. Lidhja realizohet në mes të ftp klientit në një anë dhe
ftp serverit në anën tjeter.... .

fullerene / Shqip: fulereni // Fulerenet janë molekula të përbëra
tërësisht nga Karboni (C). Këto molekula mund të kenë formë sferike të
zbrazët në brendësi, elipsoide, tubë, unazore apo të rrafshët.
Fulerenet e fitojnë emrin nga arkitekti Richard Buckminster Fuller i
cili ka shpi... .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:06 pm

G

gate / Shqip: dera/porti // Dera logjike është pajisje elektronike e
përdorur në ndërtimin e qarqeve logjike. Çdo derë ka hyrje dhe dalje.
Gjendja e dajlës caktohet nga vlera hyrëse dhe nga rregullat që varen
nga lloji i derës logjike.... .

GB / Shqip: GB // GB është shkurtesë për GigaByte. Një GB i ka 1,024 MB. .

geek / Shqip: ditak // Geek është individ i pasionuar ndaj
kompjuterëve, teknologjisë dhe shkencës. Persona të tillë janë të aftë
dhe dijetar në njohuritë teknologjike. Zakonisht personat e tillë nuk
shfaqin interesim mbi aspektet e tjera të jetës por në të vërtet (shumë
r... .

GGSN / Shqip: GGSN // Shkurtesa për Gateway GPRS Support Node. Nyja e
GPRS rrjetave që shërben si hyrje (gateway) mobile patela mes SGSN dhe
PDN-ve. GGSN lejon përdoruesve mobil të lidhen për PDN-të. Kjo nyje i
mbart paketat nga SGSN dhe i shëndron në formatin e caktuar P... .

GIS / Shqip: GIS // GIS është shkurtesë për Geographic Information
System. GIS është sistem për ruajtjen, menaxhimin, integrimin,
analizimin e të dhënave hapsinore dhe veçorive të saj. Në përgjithsi
GIS është hartë e cila i jep mundësi që përdoruesi të sheh/analizojë
ed... .

Gmax / Shqip: Gmax // Gmax, program i krijuar nga Autodesk, përdoret
për animime dhe 3d modelime. Ky program mund të sharkohet nga webfaqja
e Autodesk. Gmax është i bazuar nga programi i njohur 3D Studio Max dhe
shërben më shumë për krijimin e karakterëve,... .

GNOME / Shqip: GNOME // Mjedis falas për sistem operativ Linux. GNOME
është shkurtesë për GNU Network Object Model Environment. GNOME është
pjesë e projektit GNU dhe si i till është open source. .

GNU / Shqip: GNU // GNU është shkurtesë përsëritëse që do të thot
"GNU's Not UNIX". GNU është sistem për krijimin e softuerit që është i
pajtueshëm me UNIX. GNU është zhvilluar nga Free Software Foundation
(FSF). Filozofia mbrapa GNU është krijimi i softuerit që nuk ësh... .

GPL / Shqip: GPL // Shkurtesa për GNU General Public License. Kjo
licencë është më e përdorura për prodhime të hapura (open-source).
Sipas GPL çdokush që krijon softuer përmes prodhimeve open-source duhet
të lëshon prodhimet e derivuara falas dhe me kodin burimor nën li... .

GPRS / Shqip: GPRS // GPRS është shkurtesë për General Packet Radio
Service. Kjo është teknologji që i lejon GSM rrjetave të lidhen për
internet. GPRS e plotëson GSM me protokole të nevojshme për transmetim
të shënimeve në shpejtësi prej 20 - 30 Kbps.... .

GPS / Shqip: GPS // Shkurtesa për Global Positioning System. Ky është
sistem botëror për pozicionim i ndërtuar nga 24 satelita në orbitë
rreth Tokës. Lartësi e satelitëve është rreth 19,300 km. Për të
përdorur GPS nevojitet GPS pranuesi.... .

GUI / Shqip: GUI // GUI është shkurtesë për Graphical User Interface.
GUI është ndërmjetësuesi mes sistemit operativ dhe shfrytëzuesit. GUI
ofron mënyrën grafike të komunikimit me makinën. GUI zakonisht përmban
dritare dhe ikona të cilat manipulohen me mi apo tastaturë.... .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:06 pm

H

andheld / Shqip: dorëmbajtëse // Pajisje elektronike të cilat mund të
mbahen në duar. Pajisje të tilla dorëmbajtëse janë telefonat mobil dhe
PDA. Elektronika e sotme dorëmbajtëse është evoluar shumë. Në fillim
këto pajisje përdoreshin si organizator,... .

hardware-in-the-loop / Shqip: hardueri në cikël // Simulimi
hardware-in-the-loop është i parashikuar për sisteme të ndërlikuara
elektronike të cilat kërkojnë kontrollë dhe saktësi të nivelit të
lartë. Sistemet e tilla të mbyllura si automjetet, satelitat,... .

hash / Shqip: hash // (I)Funksionet per "hash" - janë algoritme që
konvertojnë një hyrje (psh. string) të një domeni më të gjerë në një
dalje (psh. int) me shtrirje më të vogël. Pasi që shtrirja e daljeve
është zakonisht më e vogël,... .

heap / Shqip: heap // (I) Në shkencat kompjuterike, "heap" është
strukturë e të dhënave (Ang: data structure) gjerësisht tip i pemës
(Ang: tree), i cili duhet të plotësojë kushtin ashtu që çdo nyjë (Ang:
node) duhet të ketë vlerë më të madhe (apo me e vogël varësisht nga... .

HomeRF / Shqip: HomeRF // Speficikimi për komunikimin patela mes
kompjuterëve dhe pajisjeve të ndryshme në hapësira të vogla. HomeRF
mund të përdoret deri në distanca prej 45 m dhe përdor Shared Wireless
Access Protocol (SWAP).... .

HP-UX / Shqip: HP-UX // HP-UX është zbatim i UNIX nga Hewlett Packard
që përmban BSD dhe System V Unix. HP-UX është ndërtuar që të punon me
makinat PA-RISC dhe 68xx të HP. .

HTML / Shqip: HTML // HTML qëndron për HyperText Markup Language. Kjo
është një gjuhë e cila shfrytëzohet për krijim e faqeve të parapara për
rrjetë / internet. .

HTTP / Shqip: HTTP // HTTP (HyperText Transfer Protocol) - Protokol që
përdoret për transferin e skedarëve të quajtur hypertext (tekst,
grafikë, fotografi, audio, video etj) nëpër internet. HTTP lidhja
realizohet në mes të klientit në një anë (psh.... .

hyperlink / Shqip: hiperlidhje // Hiperlidhja paraqet një element të
një web-faqeje. Hiperlidhja realizon lidhjen me një dokument të jashtëm
apo me ndonjë element / pjesë mbrenda po të njejtës faqe ku gjendet
hiperlidhja. Hiperlidhjet kryesisht shfaqen si tekst i nënvizuar me
ngjyrë të... .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:07 pm

I

IAX / Shqip: IAX // IAX është protokol i përdorur nga Asterisk-i,
open-source PBX serveri nga Digium. Ky protokol mundëson VoIP lidhjet
mes Asterisk serverëve ose serverëve dhe klientëve që përdorin IAX
protokolin. IAX verzioni 2 (IAX2) ka zëvendësuar verzionin origjina... .

IEEE / Shqip: IEEE // Institute of Electrical and Electronics Engineers
- Organizatë që përfshinë inxhinierë, shkenctarë, studenta te fushave
të elektronikës dhe të gjitha fushave të lidhura me elektronikë. Kjo
organizatë u themelua në vitin 1963,... .

IETF / Shqip: IETF // IETF është shkurtesa për Internet Engineering
Task Force. Kjo është një bashkësi ndërkombëtare e hapur e përbër nga
dizajnerët e rrjetave, operatorët, shitësit dhe hulumtuesit të cilët
meren me zhvillimin e arkitekturës së internetit.... .

interrupt / Shqip: interrupt // Në inxhinierinë kompjuterike, interrupt
(ndërhyrja, ndërprerja, ndalja e përkohshme), është proces kur CPU e
ndalon punën që është duke bërë, pasi që ka pranuar sinjal nga ndonjë
pjesë tjeter harduerike për përkujdesje.... .

Inxhinieri Programesh.

IP / Shqip: IP // Shkurtesa për Internet Protocol. IP cakton formatin e
paketave ose datagrameve dhe skemën e adresimit. IP bashkohet me TCP
për të krijuar lidhje virtuele mes burimit dhe destinacionit.
Ekzistojnë dy verzione të IP,... .

IR / Shqip: IR // Akronim për Infra Red (sq. Infra Kuq). IR është valë
elektromagnetike me gjatësi valore rreth 1 µm (mikrometër). Quhen infra
kuq për shkak se shtrihen në mes të spektrit te dukshëm të dritës (kuq)
dhe radio valëve,... .

IRC / Shqip: IRC // IRC, apo Internet Relay Chat, është servis i cili i
lejon njerëzit në mbarë botën e internetit të lidhen dhe të bisedojnë e
diskutojnë tema të ndryshme përmes IRC kanalave. Protokoli i IRC është
RFC 1459,... .

IrDA / Shqip: IrDA // Infrared Data Association ose IrDA është
organizatë vullnetare e prodhuesve të ndryshëm që përkujdesen që
prodhimet infrakuqe në kompjutera, PDA, printera, kamera e të tjera
bashkëpunojnë mes vete. Kjo shkurtesë gjithashtu përdoret për të
emërtuar pr... .

ISBN / Shqip: ISBN // Shkrutesë për "International Standard Book
Number". ISBN është numër identifikues unik për libra dhe është menduar
të përdoret komercialisht. ISBN është krijuar në Britaninë e Madhe më
1966 nga shtëpitë botuese,... .

ISDN / Shqip: ISDN // Integrated Services Digital Network - quhet një
lloj i veçantë i rrjetit të qarkut telefonik i krijuar për të mundësuar
transmisionin digjital të zërit dhe të dhënave nëpërmes telave të
bakrit, duke mundësuar kështu kualitet më të lartë dhe sh... .

ISO / Shqip: ISO // International Organization for Standardization -
Organizatë internacionale për standardizime në shumë aspekte e
themeluar në vitin 1946 dhe përfshin më se 100 shtete. Kjo organizatë
ka për qëllim vënien e standardeve internacionale.... .

ISS / Shqip: ISS // (I) Stacioni Ndërkombëtarë Hapësinorë (SNH) është
projekti më i madh dhe më i ndërlikuar shkencorë në histori. Projekti
është i udhëhequr nga SHBA me 16 shtete tjera pjesëtare: Kanada,
Japonia, Rusia dhe anëtaret e EU.... .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:07 pm

J

JPEG / Shqip: JPEG // JPEG është fjalë për skedat e prodhuara me
standardin JPEG. Me krijimin e skedës JPEG caktohet cilësia e fotos,
zakonisht në shkallë prej 1 deri më 10. JPEG (Joing Photographic
Experts Group) është standard i ISO / IEC grupit të ekspertëve që
zhvil... .

JPL / Shqip: JPL // JPL është shkurtesë për Jet Propulsion Laboratory.
JPL është themeluar në 1936 në California Institute of Technology në
Pasadena, California / SHBA. Roli i JPL në fillim ishte hulumtimi i
raketave. JPL është e njohur për numrin e madh të misioneve hapë... .

JSP / Shqip: JSP // Java Server Page është teknologji për krijimin
dinamik të përmbajtjës së një faqeje të internetit. JSP përdorë
servlet, programe të vogla që ekzekutohen në server. .

K

KB / Shqip: KB // KB është shkurtesë për KiloByte. Një KB i ka 1,024 bajta. .

KDC / Shqip: QDÇ // KDC është shkurtesë për Key Distribution Center ose
Qendra për Distribuim të Çelsave. KDC është paket i përbërë nga
proceset, formulat, kodimi dhe dekodimi i përdorur në sisteme
enkriptuese për të siguruar shkëmbimin e sigurtë të çelsave
kriptues.... .

KDE / Shqip: Vegla KDE // KDE është mjedis i punës, apo "desktop
environment", i cili punon për makina të tipit Unix. KDE projekti është
themeluar në Tetor 1996 me verzionin 1.0 të liruar me 12 Korrik 1998. .

kernel / Shqip: kernel // Bërthama apo thelbi i Sistemit Operativ (SO).
Kjo është pjesa e Sistemit Operativ që ngarkohet së pari dhe qëndron në
memorie. Pasi që është banor (resident) në memorie, është e rëndësishme
që Kerneli të jetë i vogël dhe ofron shërbimet bazë të nevoj... .

km / Shqip: km // Njësia metrike për kilometër. Një kilometër është 1000 metra ose 0.621371 mila. .

L

LAN Shqip: LAN // Local Area Network është një grup i makinave të
lidhura në të njejtin medium të komunikimit që ndajnë resurset e
rrjetit dhe që gjinden në hapësirë të vogël. LAN teknologjitë janë
Ethernet, Token Ring dhe FDDI.... .

laptop / Shqip: laptop // Laptop është kompjuter që gjithashtu quhet
fletore sepse mund të bartet lehtë. Laptop-i mund të punoj me bateria
dhe të transportohet lehtë. .

LED / Shqip: LED // LED është shkurtesë për Light Emitting Diode.
Përbëhët nga p-n lidhja e cila emiton dritë. Gjerësia valore e dritës
varet nga materiali ndërtues i diodës. .

LHC / Shqip: PMH // LHC është shkurtesë për Large Hadron Collider apo
Përplasësi i Madh i Hadroneve. LHC është instrument fizik i përmasave
të mëdha. LHC përbëhët nga tunelet nëntokësore dhe LHC shpejtësuesin.
Diametri i tuneleve është disa km.... .

Linux / Shqip: Linux // Linux është zbatim i hapur (open source) dhe
falas i UNIX i filluar nga Linux Torvalds, student nga Helsinki /
Finlanda. Linux quhet kernel-i i sistemit operativ GNU / Linux dhe
punon në shumë arkitektura si Intel,... .

LiveCD / Shqip: LiveCD // LiveCD është CD nisëse (Ang: bootable) e cila
përmban një sistem operativ, së bashku me softuer tjetër. Sistemi
operativ mund të ekzekutohet nga CD-ja, pa instalim në hard disk.
Sistemi, apo kompjuteri,... .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:08 pm


M

machine language / Shqip: gjuha makinore // Çdo mikroprocesorë duhet që
të i kuptoj instrukcionet që i jipen nga programeri. Për të arritur
këtë kompajlleri dhe interpreteri (përkthyesi) ekzistojnë. Gjuha e
makinës është krejt në numra binarë, dhe të gjitha instrukcionet në
gjuhën e makinës mund... .

m
macro / Shqip: makro // Përdorimi fillestar i fjalës makro ishte në
gjuhën assembler që nënkupton përhapjen e një instrukcioni gjuhësor në
më shumë instrukcione. Kjo ishte e dobishme kur një instrukcion duhej
të përsëritej disa herë.... .

magnitude / Shqip: magnitudë // (I) Matja e sasisë së dritës të pranuar
nga objekti qiellorë. Objeket me magnitudë të vogël janë më të
ndritshëm, këto objekte quhet objekte të magnitudës së parë. Dallimi
mes magnitudave është prej faktorit 2.... .

MB / Shqip: MB // MB është shkurtesë për MegaByte. Një MB është
1,048,576 bajta ose 1024 KB. MB është njësi për matjen e kapacitetit
memorik të kompjuterit. Me qëllim thjeshtimi MB zakonisht paraqitet si
1,000,000 bajta.... .

memory / Shqip: Memoria ose Kujtesa // Kompjuteri përdorë memorie si
RAM për të mbajtur informatat dhe udhëzimet, të nevojshme për të kryer
detyrat e caktuara. Në këtë mënyrë, CPU-së (Central Processing Unit) i
mundësohet hyrje më e lehte dhe e shpejte në informatat dhe udhëzimet e
ruajtu... .

meter / Shqip: metri // Metri, njësia m, është baza e sistemit metrik.
Në fillim metri është definuar si 1 / 10,000,000 e distancës prej
ekuatorit deri tek polet e Tokës por sot metri është i definuar si
distanca mes dy vijave në një shkop që mbahet në Serves / Francë afër
Pari... .

micron / Shqip: mikron // Mikron është emri për mikrometër apo µm 10-6 m. .

MIT / Shqip: MIT // (I) Shkurtesë për Massachusetts Institute of
Technology në Cambridge, Massachusetts / SHBA. Institut i njohur
teknologjik ku janë bërë hapat e parë në kompjuterikë. MIT është
themeluar në 1865 nga Gjeologu William Barton Rogers.... .

MMC / Shqip: MMC // (I) MMC është shkurtesë për MultiMediaCard. Ky
format për memorie është i hapur dhe zakonisht përdoret në telefona dhe
MP3 lexues. MMC vjen me kapacitete të ndryshme. Madhësia e MMC është sa
një pullë postale.... .

mod / Shqip: mod // (I) Ndryshime harduerike në kompjuter, konsolë,
makinë apo pajisje të ndryshme elektronike. Mod-et e zakonshëm janë
dritat në shtëpizat e kompjuterave apo sistemet e shtuara për ftohje.
// (II)Në terminologjinë e lojrave kompjuterike mod janë ndrysh... .
/b>

modem / Shqip: modem // Shkurtesë për MOdulator-DEModulator. Modemi
është pajisje harduerike që i mundëson kompjuterit të transmeton
informata përmes lidhjes analoge telefonike. Modemi bën shëndrimin e
sinjaleve digjitale në ato analoge për t'i transferuar ato nëpër
medium,... .

MODS / Shqip: MODS // (I) Shkurt për Metadata Object Description Schema
e zhvilluar nga Library of Congress në SHBA. Kjo XML skemë
bibliografike përdoret për shumë gjëra e sidomos për nevoja të
bibliotekave. // (II) Shkurt për Multiplexed Optical Data Storage.... .
MOLA / Shqip: MOLA // MOLA është shkurtesë për instrumentin Mars
Orbiter Laser Altimeter. MOLA është e vendosur në orbituesin Mars
Global Surveyor (MGS) të NASA. Instrumenti transmeton pulse të laserit
infrakuq në drejtim të Marsit në frekuencen prej 10 Hz.... . Mozilla /
Shqip: Mozilla // Emri origjinal i shfletuesit të Netscape. Emri
Mozilla përbëhet nga Mosaic dhe Godzilla. Disa mendojnë që kjo
nënkupton vrasje e Mosaic (sepes Godzilla është bishë që vret) që në
atë kohë ishte shfletuesi numër një.... .

MySQL / Shqip: MySQL // MySQL është një lloj i bazës së shënimeve
Structured Query Language, apo SQL. Kjo bazë e shënimeve si shumica e
ka gjuhën e vetë me të cilën përdoruesi komunikon për t'i thirrur të
dhënat, apo për të i ruajtur ato.... .

N

NAK / Shqip: KNP // NAK është shkurtes për Negative Acknowledgement
Code, Kodi Negativ i Pranimit, që është karakter kontrolle që i tregon
dërguesit që porosia është pranuar nga pranuesi me gabime ose që është
koruptuar gjatë transmetimit.... .



















vbrep_register("42425")














Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:08 pm

NAND / Shqip: Porti NAND // Lloj i derës (gate) logjike ku në rast se
dy hyrjet janë 1 atëherë rezultati është 0, ndërsa kur vetëm një nga
inputet është 0 atëherë rezultati është 1. .

nanoanalysis / Shqip: nanoanaliza // Nanoanaliza është mënyra që vendos
mbi strukturat atomike të materialeve, sidomos kristaleve. Kjo është
teknologji e ngjajshme me mikroanalizën por në nivel nanometrik.
Mikroskopi elektronik përdoret shpesh për nanoanalizë,... .

nanochip / Shqip: nanoçip // Nanoçip është qark i integruar (CHIP) por në madhësi nanometrike. .

nanocomputer / Shqip: nanokompjuter // Kompjuter i cili i ka përmasat
mikroskopike. Disa lloje të nanokompjuterëve janë duke u hulumtuar do
të punojnë në mënyre të ngjajshme me kompjuterat tradicional por
dallojnë në përmasa, nanokompjuterët kimik dhe biokimik që bëjnë
procesimin e inform... .

nanofabrication / Shqip: nanoprodhimi // Dizajnimi dhe prodhimi i pajisjeve në dimensione nanometrike. .

nanolitography / Shqip: nanolitografi // Është arti i shtypjes,
shkrimit apo grithjës në nivelin mikroskopik ku dimenzionet janë me
përmasa nanometrike. Instrumentet e përdorura në nanolitografi janë
Scanning Probe Microscope (SPM) dhe Atomic Force Microscope (ATM).... .

nanomachine / Shqip: nanomakina // Gjithashtu njifen me emrin nanite,
janë pajisje elektromekanike të masës nanometrike. Disa pajisje janë
testuar me sukses mirëpo hulumtimet shkencore ende vazhdojnë në këtë
drejtim. Shembuj të naniteve ekzistuese janë senzorët që janë 1.... .

nanomedicine / Shqip: nanomjekësia // Është zbatimi i nanoteknologjisë në mjekësi. .
nanometer / Shqip: nanometer // Njësia matëse në vlerë 10-9 metra ose një e trilionta pjesë e metrit. .

nanorobot / Shqip: nanorobot // Nanorobot është makinë robotike e
specializar në një punë të cilen e mbaron me precizitet dhe përsëritje.
Nanorobotët kanë përmasa nanometrike. Nanorobotët mund të ndahen në dy
grupe robotët autonom dhe insekte.... .

nanosecond / Shqip: nanosekondë // Është njësia matëse e kohës me vlerë
10-9 e sekondës apo një e trilionta pjesë e sekondës. Zakonisht ns (ose
nsec) përdoret për matjen e shpejtësis së RAM. .

nanostorage / Shqip: nanoruajtje // Nanoruajtje nënkupton vendosjën e
shënimeve në pajisje të ndërtuara ose që zbatojn koncepte të
nanoteknoligjisë. Në këtë mënyre rritet kapaciteti për ruajtjen e
shënimeve. Disa metoda për nanoruajtje janë në zhvillim si teknologjitë
optike dhe hologr... .

nanotech / Shqip: nanoteknologji // Nanoteknologjia apo si quhet
ndonjëherë prodhimtaria molekulare është degë e inxhinierisë që merret
me prodhimin e qarqeve elektronite të përmasave nanometrike (në nivelin
molekular). .

nanotransistor / Shqip: nanotranzistorë // Nanotranzistori është tranzistor por me përmasa nanometrike. .

nanotube / Shqip: nanotuba // Procesi i prodhimit të tubave, me procese
nanoteknologjike, në madhësi nanometrike. Nanotubat janë cilindra të
gjatë të ndërtuar nga molekulat e grafitit me strukturë
gjashtë-këndëshe. Nanotubat mund të kenë një apo më shumë cilindra.... .

NASA / Shqip: NASA // NASA shkurtesë për National Aeronautics and Space
Administration. Kjo është agjenci shtetërore e SHBA roli i të cilës
është hulumtimet jo-ushtarake dhe studimet shkencore të Hapësirës dhe
Gjithësisë. NASA gjithashtu është zhvilluese e shumë teknologj... .

NetBEUI / Shqip: NetBEUI // NetBIOS Extended User Interface është
verzion i zgjeruar i NetBIOS. NetBEUI formalizon formatin e frame-it të
caktuar nga NetBIOS. NetBEUI është zhvilluar nga IBM dhe adoptuar nga
Microsoft. Konfigurimet më të zakonshme janë kur NetBEUI për... .

NetBIOS / Shqip: NetBIOS // Network Basic Input/Output System është
program që lejon aplikiacionet në kompjuterë të ndyshëm të komunikojnë
pëermes LAN. Është krijuar nga IBM dhe adoptuar nga Microsoft. NetBIOS
përdoret në rrjetat Ethernet dhe Token dhe bënë pjesë në N... .

NetInfo / Shqip: NetInfo // NetInfo baza e shënimeve është BSh
hierarkike e shënimeve administrative të OS X makinave dhe rrjetave.
NetInfo përmban përdoruesit, grupet, makinat, shërbimet, lokacionet,
direktoriumet dhe shënime tjera administrative.... .

Network Identity / Shqip: Identiteti në Rrjet // Identitet që është i
njohur në tërë rrjetin. Ky është koncept i rëndësishëm që përdoret nga
LAN të ndërmarjeve. Kjo lejon ndërmarjeve të kontrollojnë cilët
individë mund të përdorin cilat resurse si aplikacione,... .

neural network / Shqip: rrjeta neurale // Rrjeta neurale është lloj i
Intelegjencës Artificiale e cila provon të imitojë mënyrën e punës së
trurit të njeriut. Në vend se të përdoret modeli digjital i
llogaritjeve (përmes 1 dhe 0), rrjeta neurale punon duke krijuar
lidhjet mes elementeve proc... .

NFA / Shqip: NFA // NFA është shkurtesë për "Nondeterministic Finite
Automaton" apo "Nondeterministic Finite State Machine" është makinë e
gjendjeve të kufizuara (FSM) ku prej secilës gjendje, ekzistojnë një
apo më shumë tranzicone për një simbol të caktuar që dallon ng... .

NIC / Shqip: NIC // (I)Shkurtesë për Network Interface Card. NIC është
kartelë e cila instalohet në kompjuter, dhe mundëson lidhjen e
kompjuterit në rrjetë me kabëll ose patela. NIC kartela është e
dizajnuar për rrjetë të caktuara - me protokole të vecanta dhe tekno...
.

NIM / Shqip: NIM // (I) Shkurtesë për NetInfo Manager. GUI aplikacion
për vëzhgimin dhe manipulimin e NetInfo bazës së shënimeve (nidb). //
(II) Shkurtesë për Nuclear Instrumentation Module që përdoret për
numërimin e fotoneve për transmetimin e pulseve nëpër kablla "co... .

NIS / Shqip: NIS // Shkurtesa për Network Information Service, metodë
për përhapjën e shënimeve që përdoret në Sun makina. Në fillim quhej
Yellow Pages por për arësye të hedhjes në gjyq nga British Telecom, e
cila ishte pronare e shenjës dalluese (trademark) Yellow Page... .

NOR / Shqip: NOR // Lloj i derës (gate) logjike ku dajla është 1 nëse
vetëm dy hyrjet janë 0, përndryshe rrezultati është 0. NOR është
kombinim i NOT dhe OR.... .

normalization / Shqip: normalizim // (I) Procesi i normalizimit në baza
të shënimeve relacionale do të thot organizimi i shënimeve në mënyrë që
t'i iket përsëritjeve. Me procesin e normalizimit arrihet deri te
ndarja e BSh në disa tabela dhe duke i definu relacionet mes tyre.... .

NOS / Shqip: SOR // NOS është shkurtesë për Network Operating System
apo Sistem Operativ në Rrjet. Ky është sistem operativ që përmban
funksione speciale për lidhjen e makinave dhe pajisjeve në LAN. NOS
zbaton protokolet si dhe drejtuesit (driver) për harduerin e lidhur... .

NOT / Shqip: NOT // Lloj i derës (gate) logjike ku vlera e hyrjes
shëndrohet në atë të kundërt. Pra kur hyrja është 0, rezultati është 1
dhe e anasjelltas. .

nova / Shqip: nova // Nova manifestohet me eksplodimin e madh dhe të
shkëlqyeshëm të yllit. Eksplodimi nova shkaktohet nga bashkëveprimi i
dy yjeve që gjinden afër. Këto yje e tërhjeken duke kapur atmosferën e
njëri tjetrit.... .

NTFS / Shqip: NTFS // Shkurtesa për NT File System. Ky sistem i skedave
është i paraparë për NT verzionet e Windows. NTFS ofron përmirësime të
shumta si "transaction logs" apo shënimet mbi transakcione që lejojnë
kthimin e skedave të humbura në rast të prishjës së diskut.... .

NVRAM / Shqip: NVRAM // Gjithashtu njifet me emrin Non-Volatile RAM. Ky
është një lloj i RAM-it statik që nuk i humb shënimet kur furnizimi me
energji elektrike ndalet. NVS zbatohet me anë të baterisë që mban
shënimet në EPROM nga NVRAM-i.... .

o

OCW / Shqip: OCW // MITOPENCOURSEWARE është iniciativë e Fondacionit
William dhe Flora Hewlett, Fondacionit Andrew W. Mellon dhe MIT.
Qëllimet e OCW janë publikimi falas i materialeve të lëndëve mësimore
të MIT për edukatorët,... .

OLED / Shqip: OLED // OLED është shkurtesë për Organic LED. Këto Light
Emitting Diode (LED) përbëhën nga molekulat organike. Kjo lejon
krijimin e LED më të vogla të cilat mund të përdoren për ekrana OLED që
do të jenë më të hollë,... .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:09 pm

OOP / Shqip: OOP // Shkurtesë për Object-Oriented Programming.
Programimi i orientuar në objekte është një ndër paradigmat (modelet) e
gjuhëve programuese. Ky model bazohet në krijimin e tërësive të
quajtura objekte, për dallim nga modelet tjera (psh modeli procedural
a... .

open source / Shqip: open source (Kodi i Hapur) //Open Source në
përgjithsi i referohet programit, kodi i të cilit është i hapur dhe i
gatshëm për publikun e përgjithshëm për përdorim, ndryshim e përhapje
falas. Në përgjithsi kodi open-source krijohet nga kontributi i shumë
programerëve,... .

OpenGL / Shqip: OpenGL // Open Graphics Library është standardi
industrial për aplikimin e API për definimin e 2D dhe 3D pamjeve
grafike. Para krijimit të OpenGL nevojiteshin aplikacione grafike për
çdo sistem operativ dhe platformë.... .

OR / Shqip: OR // Lloj i derës (gate) logjike ku rezultati është 1 në
rast se së paku një nga hyrjet është 1, ndërsa 0 vetëm kur dy hyrjet
janë 0. .

OSD / Shqip: OSD // (I) Shkurtesë për on-screen display. OSD është
imazh i mbivendosur në ekran. Ky imazh zakonisht shërben për të
bashkëvepruar me pajisjen me anë të instruksioneve që shfaqen në ekran.
OSD zakonisht përdoret për pajisjet si TV,... .

OSPF / Shqip: OSPF // OSPF shkurtesë për Open Shortest Path First. OSPF
është protokol rrugëtues autonom (IGP) i tipit "link-state". Ky
protokol përdor algoritmin e njohur të Dijkstra (lexo: dekstra) për të
gjetur rrugën më të shkurtër në pemë (Ang: tree) prej burimit në... .

overclock / Shqip: sipërmatje // Procesi i caktimit të shpejtësisë së
procesorit mbi shpejtësinë e lejuar apo të caktuar. Gjatë këtij procesi
(Overclocking) ndryshon forca elektrike në procesor dhe si pasojë
nevojitet sistem i mirë ftohës. Në shumë raste ftohja nuk është e
mjaftueshme dhe procesor... .

P

P2P / Shqip: P2P // P2P ose peer-to-peer, është model i komunikimit ku
dy makina janë në lidhje direkte dhe jo përmes ndonjë makine në mes. Në
P2P çdo makinë në lidhje mund të fillon ose ndal lidhjen. Zakonisht në
P2P të dy makinat kanë mundësi klient dhe server.... .

packet / Shqip: paketi // (I) Paketi është njësi trasmentuese e të
dhënave që përbëhet nga informatat binare. Secila paketë përmban sasi
të të dhënave. Gjatësia maksimale e paketit varet nga mjeti i
komunikimit, p.sh në teknologjinë Ethernet,... .

partition / Shqip: particion // Pjesë e ndarë e diskut. Particionet
zakonisht përdoren për të ndarë sistemin operativ nga skedat e tjera.
Një disk 1 GB mund të ndahet në dy particione 500 MB. Sistemi i skedave
qëndron në particion dhe një kompjuter mund të ketë particione të SS të
... .

PB / Shqip: PB // PB është shkurtesë për Peta Bajta. Vlera e një PB
është 1,024 TB apo 2 në fuqinë 50. Një PB është 1,125,899,906,842,624
Bajta. .
PC / Shqip: PC // (I) Shkurtesë për kompjuter personal (Ang: Personal
Computer). Fillimisht PC iu është referuar IBM PC që janë prodhuar nga
IBM, para serive PS/2. Çdo kompjuter i përputhshëm me atë të IBM quhet
PC. Tani PC poashtu i referohet gati çfarëdo komjuteri ... .

PCB / Shqip: PCB // PCB është shkurtesë për Printed Circuit Board. Kjo
është pllakë në të cilen vendosen RAM modulet, qipat e ndryshëm dhe
elektronika e nevojshme për t'a mundësuar funksionimin e një kompjuteri
apo pajisje.... .

PCMCIA / Shqip: PCMCIA // Akronim për Personal Computer Memory Card
International Association. Kjo organizatë zhvillon standarde që
definojne karakteristikat fizike, elektronike, softuerike të pajisjeve
të vogla të madhësisë së kartelave kreditore.... .

PDP / Shqip: Protokoli PDP // (I) Çdo protokol që transmeton shënimet
në formë të paketave si IP ose X.25. // (II)Paraardhësi i VAX
arkitekturës nga Digital Equipment Corporation )DEC) // (III) Segment i
rrjetit që përkrahë mekanizma përmes të cilave funksionet e
mirëmbajtjës së ... .

PDP-7 / Shqip: PDP-7 // PDP-7 është minikompjuter i prodhuar nga
Digital Equipment Corporation (DEC) me 1965. Ky minikompjuter është i
pari që ka përdorur Flip Chip teknologjinë dhe kushtonte $72,000, lirë
për standardet e viteve 60-ta.... .

Perl / Shqip: Perl // Shkurtesë për "Practical Extraction and Reporting
Language". Perl është gjuhe interpretuese skriptuese e dizajnuar më
shumë për procesim të teksteve. Zhvillimi i Perl-it ka filluar në vitin
1987 nga Larry Wall dhe është zhvilluar si open source.... .

perpendicular / Shqip: perpendikular // (I) Teknologjia perpendikulare
lejon ruajtje të kapacitetit të lartë duke përdorur regjistrim
vertikal. Kjo lejon dyfishimin e kapacitetit për disqet tradicionale.
Pritet se disqet e tilla mund të arrijnë kapacitet 230 GB për inq
katror.... .

PGP / Shqip: PGP // PGP është shkurtesë për Pretty Good Privacy. PGP
paraqet një aplikacion i cili shfrytëzohet për enkriptim të sigurtë të
informatave. Çka e dallon PGP-ën nga aplikacionet tjera është aplikimi
i enkriptimit asimetrik.... .

photon / Shqip: foton // Foton është njësia e energjisë
elektromagnetike. Fotonet gjithashtu konsiderohen grimca të energjisë
së dritës. Fotone të cilat njeriu mund t'i shoh janë ato të dritës
ndërsa ato të cilat nuk mund t'i shoh janë në radio valë,... .

PHP / Shqip: PHP // PHP është gjuhë skriptuese e dedikuar për të
zhvilluar web aplikacione. PHP (PHP është shkurtese rekurzive e
"Hypertext Preprocessor") është njëra ndër gjuhet më të përhapura
skriptuese që janë të bazuara në burimet e hapura (Open Source).... .

PoE / Shqip: PoE // PoE apo Power over Ethernet, është teknologji e
cila i lejon sistemeve të mbartin rrymën elektrike, së bashku me
shënime, përmes telave standard çift nëpër rrjetin Ethernet. Kjo
teknologji është shumë e dobishme për pajisjet si IP telefonat (shih:
Vo... .

point-to-point / Shqip: pikë-në-pikë // Lloj i qarkut që lidhë dy pika
drejtpërdrejt. Lidhja logjike mes dy pikave nuk kalon nëpër pika tjera
edhe pse lidhja fizike zakonisht kalon. Këto qarqe njihen edhe si
lidhje të kushtuara (ang: dedicated).... .

polygon / Shqip: poligon // (I) Poligoni është figurë e mbyllur
gjeometrike e përbër nga 3 apo më shumë brinjë. Poligon i drejtë është
ai që i ka brinjët e barabarta. // (II) Poligon nënkupton detalizimin e
objekteve 3D. Sa më shumë poligone aq më shumë detale mund të
paraqite... .

postfix / Shqip: postfix // Shërbim për dërgimin e e-postës i paraparë
për zëvendësimin e Sendmail. postfix punon në Linux, UNIX, HP-UX,
Solaris dhe Mac OS X. Ky shërbim është zhvilluar nga Wietse Venema. .

POTS / Shqip: POTS // Kjo është shkurtesë për Plain Old Telephone
Service. Kjo nënkupton shërbimin themelorë telefonik që ofron vetëm një
lidhje telefonike në rrjetin "switched" publik. Funksionet e vetme të
mundshme janë pranimi dhe bërja e thirrjeve.... .

prime number / Shqip: numëri prim // Në matematikë, numrat e thjeshtë
(Ang: prime numbers), janë të gjithë numrat natyral më të mëdhenj se 1,
të cilët plotëpjestohen me vetëm vetveten dhe me numrin 1. Numrat
natyral që janë më të mëdhenj se 1,... .

pseudocode / Shqip: pseudokod // Pseudokodi është formë e përgjithshme
se si të zgjidhet një problem i caktuar pa detaje sintaksore.
Pseudokodi është përshkrim se si punon një algoritëm zakonisht me anë
të fjalëve duke i evituar detajet sintaksore të gjuhëve programuese....
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:09 pm

Q
QoS / Shqip: QoS // Shkurtesa për Quality of Service. Kjo mundësi ose
aftësi e teknologjive lejon caktimin e përparësisë dhe garanton
hapësirën transmetuese (ang: bandwidth) për aplikacione specifike në
rrjet. Kjo lejon arritjen e cilësisë së kërkuar nga ana e aplikacio... .

quark / Shqip: kuark // Kuarket janë një nga dy grupet e njohura të
grimcave nënatomike që deri sot nuk janë ndarë. Këto janë grimca që
njihen si njësitë më të vogla të materies. Ekzistojnë 12 grimca
themelore, gjashtë kuarke dhe gjashtë leptone.... .

QuickTime / Shqip: QuickTime // Formati për video i zhvilluar nga
Apple. QuickTime është i paraparë për faqe të internetit dhe përkrahë
edhe zërin. Skema e kompresionit e përdorur në këtë format është ideale
për internet. Vëzhgimi i QuickTime skedave bëhët përmes plugin që mund
të ... .

qwerty / Shqip: qwerty // Qwerty është formacion i tastaturës së
kompjuterit (më herët e përdorur për shtypshkronjë). Emri i formacionit
apo shpërndarjës së pullave vjen nga pozita e germave Q, W, E, R, T dhe
Y të cilat janë të vendosura në rreshtin e parë të germave po në kë... .

R

RAM / Shqip: RAM // (I) Shkurtesë për Random Access Memory. RAM është
element që bën ruajtjen e informatave, ku informata mund të lexohet në
çfarë do rendi. Në RAM zakonisht mund të shkruhet dhe lexohet, dhe
përdoret për informatat të cilat vazhdimisht ndyshojnë.... .

RCAT / Shqip: RCAT // Shkurtesa për Recess Channel Array Transistor.
Kjo teknologji që është pronë e Samsung është publikuar me 2003. RCAT
zvogëlon hapësirën e tranzitorave duke zbatuar dizajnin struktural 3D.
Kjo rrit nivelin e integrimit dhe denzitetin e hapësirës për t... .

RDA / Shqip: QLBSh // RDA është shkurtesë për Remote Database Access ose Qasje e Largët e Bazës së Shënimeve. .

RDRAM / Shqip: RDRAM // Rambus Dynamic Random Access Memory është
nënsistem i memories që ofron transfer të shënimeve deri në 1.6 trilion
bajta për sekondë. Nënsistemi është i përbërë nga RAM, RAM kontrolleri
dhe bus-i që lidhë RAM për mikroprocesorë.... .

receiver / Shqip: pranuesi // Pajisje roli i të cilës është pranimi i
sinjaleve dhe përdorimi apo shëndrimi i tyre për qëllime të caktuara.
Pranuesi është pajisje elektronike e cila përmban qarqet e nevojshme
për manipulimin e sinjalit elektromagnetik.... .

recursion / Shqip: rekurzion // Procesi kur një funksion e
thërret(aktivon) vetveten derisa të arrihet një kusht i caktuar i
ndaljes. .

regex / Shqip: regex // regex është shkurtesë për "regular
expressions". Regex është varg (Ang:string) me simbole të veçanta të
cilat e përshkruajnë një bashkësi të vargjeve ne bazë të rregullave
sintaksore. Regex përkrahen nga shumë gjuhë programuese dhe editor
teksti për ... .

RF / Shqip: RF // Shkurtesë për Radio Frequency. RF është sistem
telemetrik për transmetimin e shënimeve nëpër frekuenca të radios. RF
janë valët në brezin prej 10 KHz deri më 300 GHz. .

RFC / Shqip: RFC // RFC është shkurtesa për Request For Comments. Kjo
është një mbledhje e madhe e dokumenteve që përshkruajnë protokolet,
sistemet dhe procedurat e përdorura nga interneti. P.sh. protokolet si
IP, SNMP, TCP,... .

RFID / Shqip: RFID // Radio Frequency Identification është teknologji
që përdoret për identifikim. Në RFID radio frekuencat përdoren për
transmetimin e sinjalit i cili identifikon apo përmban shënimet e
nevojshme për ndonjë qëllim.... .

RISC / Shqip: RISC // Akronim për "Reduced Instruction Set Computer".
RISC është arkitekturë e procesorëve që përdorë më pak instuksione për
të kryer operacione të ndryshme. Procesorët RISC përmbajnë më pak
tranzistorë sesa Procesorët CISC.... .

RSA / Shqip: RSA // Teknologji enkriptuese e bazuar në çelsin publik e
zhvilluar nga RSA Data Security Inc. RSA është shkurtesa për Rivest,
Shamir dhe Adelman, zbuluesit e kësaj teknike. RSA është e bazuar në
parimin që shumëzimi i dy numrave prim është i lehtë por zbul... .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:09 pm

S

scientific method / Shqip: metoda shkencore // Metoda Shkencore është
mënyra e zbulimit të së vërtetë dhe fakteve, duke i ikur gabimeve.
Përparësia më e madhe e metodës shkencore është që nuk ka paragjykime,
pra nuk bazohet në besim por në vërtetime përmes eksperimenteve.... .

SD / Shqip: SD // Shkurtesë për Secure Digital. Këto kartela memorike
kan madhësinë e një pullës postale. SD nuk i humb shënimet kur ska
energji elektrike. Këto pajisje memorike të gjendjes të pandërprerë
(solid state) nuk kan pjesë lëvizëse.... .

SDK / Shqip: SDK // Shkurtesë për Software Development Kit. SDK është
paket i veglave, skedave dhe kodeve burimore që i ndihmojnë zhvilluesit
të krijon softuer për ndonjë teknologji specifike. Ekziston numër i
madh i SDK për Java,... .

SFD / Shqip: SFD // SFD është shkurtesë për Software Freedom Day. Kjo
ditë e filluar me 28 Gusht 2004 ka për qëllim përhapjën e informimit
mbi softuer të hapur dhe falas ose Free and Open Source Software
(FOSS). Si pjesë e festimit është organizimi i mbledhjeve,.. .
.

SGSN / Shqip: SGSN // Shkurtesa për Serving GPRS Support Node. Kjo nyje
e GPRS infrastrukturës ka rolin e mbartjes së paketave të shënimeve nga
dhe deri te stacionet mobile në zonën e caktuar të shërbimit. Detyrat e
SGSN janë drejtimi dhe transferi i paketave,... .

SIP / Shqip: SIP // Shkurtesa për Session Initiation Protocol. Ky është
standard i specifikuar nga Internet Engineering Task Force (IETF) në
RFC 2543. SIP përdoret për nisjen, menagjimin dhe ndërprerjen e
sesioneve (ang: session) interaktive mes një ose më shumë përdoru... .
SMTP / Shqip: SMTP // Simple Mail Transfer Protocol - Protokol me anë
të cilit bëhet transferi i postës elektronike (e-mail) në rrjetë. Ky
protkol përdorë TCP/IP që të realizohet lidhja. Ky protokol zakonisht
perdorë TCP portin 25.... .

sniffing / Shqip: nuhatje // Lloj i teknikës që përdoret në rrjeta ku
sulmuesi ka mundësinë e mbledhjës së paketave në rrjetë. Nuhatja e
paketave mundësohet përmes NIC-ave të vendosur në menyrën e operimit që
quhet "promiscuous". NIC-at në këtë menyrë të operimit pranon gjitha
p... .

SNMP / Shqip: SNMP // Simple Network Management Protocol - Protokol
standard i internetit për menaxhim të rrjetave. SNMP përbëhet prej dy
pjesëve: Agjentët qe janë programe që monitorojne pajisje të ndryshme
individuale në rrjeta,... .

Solaris / Shqip: Solaris // Solaris është sistem operativ nga Sun
Microsystems. Solaris është zbatim i UNIX. Solaris gjithashtu njihet me
emrin Sun OS. Ky OS është i parashikuar për serverë dhe përdoret për
makina kritike si DNS serverët qëndrorë të internetit.... .

SPAM / Shqip: SPAM // Përdorimi i padrejtë i listës së e-postës, USENET
apo metodave tjera të komunikimit për të dërguar porosinë e njejtë
personave të cilët nuk kanë kërkuar këtë porosi. Termini SPAM është
ngjitur e-postës së tillë duke i'u falemnderuar skeçit të Monty P... .

SPARC / Shqip: SPARC // Shkurtesa për Scalable Processor Architecture.
CPU-të SPARC mund të jenë 32 ose 64 bit dhe janë të bazuar në RISC.
SPARC është zhvilluar nga Sun Microsystems dhe është lëshuar si
arkitekturë e hapur. Këto CPU kanë gjetur përdorim sidomos në makina
me... .

spin / Shqip: spini // Në Fizikë spini është momenti këndor i grimcave
nën-atomike. Në Fizikën e Grimcave dhe Atomike ekzistojnë dy lloje të
momentit këndor: spini dhe momenti këndor orbital. Spini është
karakteristika themelore e gjitha grimcave elementare.... .

spintronic / Shqip: spintronika // Kjo fushë e re e Fizikës ka të bëjë
me fenomenet e varura nga spini i grimcave të cilat i'u zbatohen
pajisjeve elektronike. Spintronika manipulon jo vetëm ngarkesën e
elektroneve por edhe spinin e tyre duke i'u mundësuar funksione të
reja.... .

spoofing / Shqip: mashtrim // (I) Mashtrimi i origjinës. Ky termin
zakonisht përdoret për të emërtuar e-postën e dërguar e cila nuk i ka
informatat dërguese autentike apo të vërteta në kokë. E-posta e tillë
duket si e dërguar nga një adresë e caktuar por në të vërtet nuk
është.... .

SRAM / Shqip: SRAM // SRAM është shkurtesë për Static Random Access
Memory. Është tip i memories së paqëndrueshme (Ang: volatile) i cili i
mban shënimet përderisa ka furnizim me rrymë elektrike. SRAM dallon nga
DRAM nga ajo që nuk ka nevojë për freskime të shpeshta sikurs... .

SSH / Shqip: SSH // Secure Shell është e zhvilluar nga SSH
Communications Security Ltd. SSH është program që shërben për lidhje
mes makinave nëpër rrjet, sikur telnet por në mënyrë të sigurtë. SSH
ofron autentifikim dhe sigurim të lidhjes dhe është e paraparë si
zëvendë... .

SSL / Shqip: SSL // Shkurtesa për Secure Socket Layer. SSL është
zhvilluar nga Netscape për transmetimin e dokumenteve private përmes
internetit. SSL punon përmes çelësit privat i cili përdoret për
enkriptimin e shënimeve dhe bën sigurimin e tërë sesionit.... .

Stack / Shqip: Stack // Stack ështe strukturë e të dhënave, e bazuar ne
konceptin LIFO (Ang: Last in, First Out), që do të thotë elementi që
futet i fundit në një struktur IShalla ju kryn pun




















vbrep_register("42426")














Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:10 pm

A

Account Regjistrim, e mbajtur mbi rrjete lokale dhe me sisteme
operative shumeperdoruesish, e cdokujt perdoruesi i autorizuar nga
administratori i sistemit. Ky veprim ka qellime identifikuese dhe
sigurimi. Permban nje emer perdoruesi dhe nje password (shih).

Agent Program qe ka per detyre te kerkoje informacione mbi nje teme te
specifikuar nga perdoruesi. Perdoret edhe per te treguar nje program ne
gjendje t?i beje te ditur perdoruesit qe nje proces ka perfunduar ose
qe nje ngjarje e parashikuar ka ndodhur.

Akamai Shoqeri e krijuar nga nje kerkues i MIT, me qellimin te
permiresoje sherbimet (shpejtesi, eficence etj) te Internetit. Mund te
arrihet ne adresen url: http://www.akamai.com/company/origins.html. Kuptimi i vertete nga gjuha Hawaiane: (i mencur, i zgjuar).

Applet Kod i shkurter programimi. Perdoret vecanerisht ne referim te
aplikimeve te gjuhes Java (shih) sipas normave te thirrura nga nje nje
faqe HTML.

Arpanet Rrjet i realizuar me 1969 nga Ministria e Mbrojtjes se SHBA
nepermjet Advanced Research Projects Agency (ARPA). Mbi te eshte
eksperimentuar dhe ndertuar Interneti.



B

Backbone Rrjet lidhjeje me shpejtesi te larte ndermjet qendrave te
komutimit (shih), Kuptimi fjale per fjale (shtylla kurrizore).

Band Game e vazhdueshme frekuencash e perdorur per nje qellim te vecante, per shembull transmetime te dhenash.

Bandwidth (gjeresi bande) Matje e kapacitetit te komunikimit ose
shpejtesise se transmetimit te nje qarku a nje kanali. Matet ne bps
(bit per sekond) nese qarku eshte dixhital dhe ne Hz (cikle ne sekond)
nese eshte analogjik.

BBS Akronim i Bulletin Board System, buletin elektronik ne te cilin
perdoruesit mund te lene mesazhet e tyre. Shume BBS kerkejne
regjistrimin e perdoruesit.

Bit Shkurtim i b(inary) (dig)it. Njesia minimale e informacionit qe
perdoret nga kalkulatoret. Ne forme binare, bit-i mund te jete 1 ose 0
ose nje kusht logjik i vertete ose i rreme. Nje grup prej 8 bit perben
nje byte (shih).

Bombim Nderprerja drastike e proceseve funksionale te nje kompiuteri;
shpesh per shkak te nje perdorimi te gabuar te hapsirave te memories.

Boot Ndezja e kompiuterit ose e startup.

BPS Akronim i "Bit Per Sekond". Bit ne sekonde, permasa e shpejtesise se nje modem-i.

Browser Software qe i lejon perdoruesit te vizualizoje dokumenta HTML
te nxjera nga World Wide Web, nga nje rrjet tjeter ose nga vet
kompiuteri i tij. Pjesa me e madhe e browser-ave jane edhe ne gjendje
te hapin file audio dhe video. Kuptimi fjale per fjale do te thote
(shfletues).

Byte Shkurtim i binary term. Njesi informacioni e perbere nga nje
sekuence prej 8 bit. Sasia e memories dhe aftesite e memorizimit te nje
kompiuteri jane pergjithesisht te shprehura si shumfish te byte:
kilobyte (1024 byte ose 1 KB), megabyte (1.048.576 byte ose 1 MB) apo
gigabyte (1.073.741.824 byte ose 1 GB). Ekzistojne edhe sisteme ne te
cilet byte-i eshte i perbere nga me pak ose me shume se 8 bit. Mos
ngaterroni shkurtimin e byte, B e madhe, me ate te bit, b e vogel.



C

Cache Pjese e memories se kompiuterit, ne te cilen ruhen perkohesisht disa te dhena.

Carrier Furnizues sherbimesh telekomunikacioni i cili posedon centrale komutimi (shih) ne rrjet.

CERN Laborator europian i fizikes berthamore ne te cilin u zhvillua
konferenca e pare mbi World Wide Web. Konsiderohet vendi i lindjes se
teknologjise WWW. Kerkimet mbi teknologjine WWW dhe percaktimi te
standarteve relative i jane besuar tani World Wide Web Consortium-it
(W3C http://www.w3.org).

Chat Bashkebisedim ne kohe reale midis shume personave nepermjet kompiuterit.

Cyberspace Term i shpikur nga shkrimtari amerikan William Gibson, qe
tregon ambientet e reja virtuale te krijuara nga interaksioneve
inovative sociale qe ndodhin nepermjet komunikimit informatik.

Client Ne nje rrjet lokal ose ne Internet, kalkulator qe hyn ne burime
te rrjetit te bashkendara apo te furnizuara nga nje kalkulator tjeter i
quajtur server (shih).

Cookie Bllok te dhenash (ne format teksti) i memorizuar nga nje server
ne Web mbi nje sistem klient. Perdoren per te identifikuar perdoruesit,
per te udhezuar serverin te dergoje nje version te personalizuar te
faqes Web qe kerkohet, per te derguar te dhena te account-it te
perdoruesit dhe per qellime te tjera administrative.

Cracker Person qe kalon permasat e sigurimit te nje sistemi informatik
dhe arrin hyrjen e pa autorizuar. Pergjithesisht me qellimin e vetem te
hyje ne sistem.

Cracking Veprim kopjimi ilegal i software tregetar, duke dhunuar dhe thyer celsat e mbrojtjes dhe regjistrimit te perdorura.

Crash Nderprerja e nje programi ose demtimi i nje njesie te diskut. Nje
crash programi shkakton humbjen e te gjitha te dhenave te pa ruajtura
dhe mund ta leje sistemin operativ aq te paqendrueshem sa mund te kete
nevoje per nje rindezje te kalkulatorit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:10 pm

D

Database Eshte nje bashkesi te dhenash. Permban kerkimin, renditjen,
rikombinimin, (shikimet) e shumfishta apo livelet e abstragimit te te
dhenave qe ndodhen poshte. Perkthimi fjale per fjale eshte banka e te
dhenave.

Decompression Metode kodifikim/dekodifikim i sinjaleve qe lejon te
transmetoje (ose arkivoje) me shume informacione se ato qe ndryshe do
te gjenin hapsire fizike ne memorie.

Dedicated Dispozitiv, program ose procedure te rezervuara per nje
detyre apo nje funksion unik. Per shembull quhet (Linje e dedikuar) nje
linje komunikimi private e marre me qira nga nje shoqeri
telekomunikacionesh.

Demo Version me permbajtje funksionalisht te kufizuar i nje software-i
qe shperndahet falas per qellime demostrative dhe reklamuese. Shkurtim
i (demo(nstration)), demostrim.

Desktop Zona e ekranit ne te cilen shfaqen te gjitha dritaret e aplikimeve. Kuptimi fjale per fjale (tryeze).

Dial-Up Lidhje me nje rrjet PC e kryer nepermjet thirrjes telefonike.

Digital firm Rezultat i procedures informatike e bazuar mbi nje sistem
celsash asimetrik cift, nje publike dhe nje private, qe i lejon
nenshkruesit, nepermjet celesit privat, dhe marresit, nepermjet celesit
publik, te shfaqin dhe te verifikojne prejardhjen dhe integritetin e
nje dokumenti informatik apo nje bashkesie dokumentash informatik.

DNS Akronim i Domain Name System, sistem emertimi i domain-it. Nje PC i
dedikuar me nje database kryen konvertimin e emrit te host-it (shih) ne
nje adrese IP (shih).

Domain Eshte pjesa e fundit e nje adrese Interneti, si (.com), (.it),
(.fr), (.de) etj. Ne gjeografine e rrjetit, domaini kufizon dhe
identifikon nje pjese te rrjetit. Identifikuesi i nje host-i
ripermbledh hierarki te ndryshme domainesh dhe nendomainesh.

Download Veprimi i transferimit dhe kopjimit te file-ve me natyre te
ndryshme nga nje kompiuter tjeter ne PC personal. (Shkarkim)

Driver Software ose seri udhezimesh qe i lejojne kompiuterit te komunikoje me nje dispozitiv tjeter.





E

E-mail Electronic mail ose poste elektronike. Metode komunikimi e
bazuar mbi kompiutera te lidhur ne rrjet, ne te cilin nje a me shume
perdorues dergojne/marrin mesazhe elektronike duke perdorur nje program
drejtimi te postes elektronike.

Extranet Rrjete me teknologji Internet qellimi i te cilave eshte te
lidhin ndermjet tyre ne menyre te mbrojtur rrjete lokale gjeografikisht
te largeta.





F

FAQ Akronim i Frequently Asked Question, pyetje te kerkuara shpesh.

Firewall Nje dispozitiv hardware dhe/ose software qe per motive
sigurimi vendoset ndermjet nje rrjeti lokal dhe pjeses se jashtme, duke
kryer funksionin e filtrit mbi paketat e te dhenave ne hyrje dhe ne
dalje.

Freeware Program per kompiuter i furnizuar falas dhe shpesh i vene ne
dispozicion ne Internet ose nepermjet grupesh perdoruesish. Zhvilluesit
e nje software te tille shpesh mbajne ta gjitha te drejtat dhe
perdoruesit nuk jane doemosdoshmerisht te lire te kopjojne apo
shperndajne me tej programe te tilla.

FTP Akronim i File Transfer Protocol, protokoll (shih) per trasferimin e file-ve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:11 pm

G

Gateway Konvertues protokolli. Nje nyje specifike e aplikimit qe lidh
ndermjet tyre rrjete me karakteristika te ndryshme. Konverton kodet e
te dhenave dhe protokollet e transmetimit per te garantuar
nderoperimin.

GIF Akronim i Graphics Interchange Format. Format standart per file-at
grafike ne WWW. Shume i perhapur sepse perdor nje metode kompresimi te
integruar qe zvogelon permasat e file-it.

GUI Akronim i Graphical User Interface, interface grafike.



H

Hacker Person hollesisht i afte ne analizen dhe perdorimin e sistemeve
te kalkulatoreve. Shpesh e perdorur ne sens negativ per te identifikuar
ata qe fale aftesive te tyre, hyjne ilegalisht ne sistemet e
kalkulatoreve. Term amerikan i perkthyeshem ne shqip (ai qe i fut duart
gjithkund). Shih edhe "cracker".

Hacker Crackdown Operacion policor i kryer ne 1990 ne SH.B.A. kunder
hacker-ave informatik. E para ne llojin e saj dhe me e zgjeruara e me e
organizuara nga cdo perpjekje e meparshme.

Home Page Faqja kryesore e nje adrese interneti, nga e cila mund te niset navigimi.

Host Kompiuter, i lidhur ne rrejt me kompiutera te tjere, qe zoteron informacione ose sherbime.

HTML Akronim i Hyper Text Markup Language. Gjuhe "e kodifikuar" per
formatimin e faqeve web dhe distribuimin e informacioneve relative.
Gjuha html kundrashenon tekstin dhe grafiken ne nje dokument, ne menyre
qe te udhezoje si browserat duhet te vizualizojne elementet e mesiperm
qe tu pergjigjen veprimeve te perdoruesit. Kuptimi fjale per fjale:
(Gjuhe markimi hiperteksti)

HTTP Akronim i HyperText Transfer Protocol, protokoll (shih) per transferimin e te dhenave ne formatin hipertekstual.

Hypertext Pershkruan nje tip eksplorimi interaktiv ne linje. Lidhjet e
mbyllura ne fjale apo ne fjalite i lejojne perdoruesit te selektoje
tekstin (duke bere klik me mouse) dhe te vizualizoje menjehere
informacionet dhe materialin e lidhur me te.



I

IMAP4 Versioni i katert i protokollit IMAP. Akronim i Internet Message
Access Protocol. Protokoll ne gjendje t?i drejtoje mesazhet direkt ne
serverin e postes. Ne kete menyre eshte e mundur t?i hedhesh te gjithe
mesazhet ne server dhe te shkarkosh vetem titullin e tyre. Protokoll
tejet i perdorshem nese ke mesazhe qe permbajne attachment me permasa
te larta dhe ne rastin kur do t?i ndashe mesazhet mes shume
perdoruesish ose thjesht mund te hysh ne kutine e postes tende nga
kompiuter te ndryshem.

Internet year Njesi matjeje kohore qe i korespondon 7 vjet ne boten fizike.

Intranet Rrjet lokal qe ?edhe pse nuk eshte e perdorshme nga jashte? perdor teknologji Interneti.

IP (adrese) Numer binar me 32 bit (4 byte) qe identifikon ne menyre
univoke nje kalkulator host (shih) i lidhur me Internet dhe me
kalkulatore te tjere, me qellimin te arrije komunikimin nepermjet
transferimit te paketave. Nja adrese IP paraqitet ne kete forme:
212.141.53.165

ISDN Akronim i Integrated Services Digital Network, Rrjet digital me
sherbime te integruar. Sistem transmetimi i te dhenave me linje
telefonike, nepermjet lidhjeve te vecanta. Garanton nje shpejtesi me te
larte transmetimi.

ISP Akronim i Internet Service Provider. Furnizues i sherbimit per
hyrjen ne Internet, pa ndermjetesine e te cilit nuk do te ishte e
mundur lidhja me rrjetin.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:11 pm

J

Java Gjuhe programimi e zhvilluar nga Sun Microsystems dhe perdoret per realizimin e aplikimeve te shperndara ne rrjet.

JPEG Akronim i Joint Photographic Experts Group. Standart i perhapur qe
perdoret per pamjet fotografike. Shume browser web pranojne pamjet JPEG
si formati standart per vizualizimin e file-ave.



K

Kernel Pjesa qendrore e nje sistemi operativ. Drejton memorjen, file-at
dhe periferiket, mban te azhornuar daten dhe oren, lancon aplikimet dhe
cakton burimet e sistemit.

Klient Ne nje rrjet lokal ose ne Internet, kalkulator qe hyn ne burime
te rrjetit te bashkendara apo te furnizuara nga nje kalkulator tjeter i
quajtur server (shih).

Kompresim Metode kodifikim/dekodifikimi te sinjaleve qe lejon
transmetimin (ose arkivimin) te me shume informacioneve nga ato qe mund
te kishin gjetur hapsire fizike ne suportin e memorizimit.

Komutim Modalitet komunikimi qe perdor lidhje te perkohshme dhe jo te
perhershme per shkembimin e informacioneve ndermjet dy perdoruesve. Ne
rrjetet e kalkulatoreve komutimi i paketes i lejon te dhenave (paketa)
te vihen ne rruge (komutuar) nepermjet stacioneve ndermjetese qe, se
bashku, sherbejne per te lidhur dergues dhe marres.

Konvergjence Midis disiplinash dhe teknologjish te ndryshme, per
shembull kur komunikime telefonike dhe informatike konvergojne ne
fushen e telekomunikimeve. Edhe (te arrijne se bashku).



L

LAN Akronim i Local Area Network, rrjet privat e kufizuar brenda 10 km
per bashkendarjen e burimeve (HD, printera, modem-a dhe periferike te
tjera).

Logoff Procedure dalje nga nje kompiuter host. Edhe logout.

Logon Procedure hyrje ne nje kompiuter host. Edhe login.



M

Mailing List Liste emrash dhe adresash poste elektronike te grupuar nen
nje emer te vetem. Duke derguar nje e-mail ne adresen qe perfaqeson te
gjithe listen, dhe automatikisht ose me nderhyrjen e moderuesit te
mailing list, do te ridergohet te gjithe pjestareve te asaj mailing
list.

MIME Akronim i Multipurpose Internet Mail Extensions. Standart qe
shtrin SMTP-ne (shih) per t?i lejuar te dhenave me natyre te ndryshme,
te transmetohen nepermjet postes elektronike.

Modem Akronim i derivuar nga bashkimi MODulator-DEModulator. Dispositiv
komunikimi qe i lejon nje kalkulatori te transmetoje nepermjet nje
linje telefonike standart, duke konvertuar sinjalin nga analogjik ne
dixhital dhe anasjelltas.

Motor kerkimi Program i arritshem nepermjet rrjetit i cili eshte ne
gjendje te indikoje dhe furnizoje, sipas kerkeses se perdoruesit,
informacione te pranishme ne Internet.

MP3 Shkurtim i Mpeg1 Layer 3, format qe lejon kompresimin e file-ave
zanore duke mbajtur nje cilesi te krahasueshme me ate te nje CD audio.

MPEG Standart kompresimi te pamjeve ne levizje.

Multimedialitet Kombinim i tingujve, grafikes, animacionit dhe videos.
Per PC-ne keta tipe te ndryshme te te dhenave nuk jane vec bit.



N

Nerd Ne gjuhen rinore amerikane tregon nje person te fiksuar, te pafate
dhe pak jashte mendjes. Shpesh identifikohet me (maniakun) e
kompiuterit.

Network Sistem elementesh te nderlidhur per te vendosur nje komunikim
lokal ose te larget (remot) (me ze, video, te dhena, etj) dhe per te
lehtesuar shkembimin e informacioneve midis perdoruesve me interesa te
perbashket. Mund te jete i thjeshte, me nje kabell prej pak metrash i
shtrire midis disa kompiuterave, ose kompleks, si qindra mijra
kompiutera ne te gjithe boten te lidhur me kabllo me fibra optike,
linja telefonike dhe satelite. Nga anglishtja (rrjet).

Newbie Perdorues i ri dhe jo ekspert i rrjetit.

Newsgroup Grupe diskutimesh mbi tema specifike qe gjenden ne Internet.
Per te lexuar mesazhet dhe te marresh pjese ne diskutimet duhet te jesh
i regjistruar ne keto newsgroup.



O

Off line Pershkruam kushtin se kur nuk je i lidhur ne Internet (ose me pergjithesisht me nje sistem telematik).

On line Ajo qe eshte lidhur me nje sistem telematik. Thuhet edhe per
perdoruesit kur perdorin nje kompiuter i cili vet eshte i lidhur.

Paralel Modalitet transmetimi te te dhenave dhe bit-ve te kontrollit njekohesisht mbi fije te lidhura paralelisht.



P

Password Bashkesi karakteresh alfanumerike qe, te shoqeruara me nje
emer perdoruesi (user name), percaktojne ne menyre univoke ate
perdorues dhe e vertetojne per hyrjen ne nje seri burimesh. Nga
anglishtja (fjale kalim).

PCMCIA Akronim i Personal Computer Memory Card International
Association. Shoqate konstruktoresh dhe furnizuesish e lindur vec me
qellimin per promovimin dhe perhapjen e PC Card. Kjo e fundit eshte nje
dispozitiv i heqshem, e cila ka formen te ngjashme me nje karte
krediti, e cila mund te permabje memorie te tipeve te ndryshme, nje
modem, nje pershtates per rrjete lokale ose nje hard disk.

Plug in Program software qe mund te integrohet ne nje aplikim me te
madh per t?i dhene funksione te metejshme. Per shembull ne browserat
mund te futen plug in per te ekzekutuar file (pergjithesisht
animacione) qe perkundrazi nuk do te mund te njiheshin nga browseri.

Plug 'n' Play Sistem qe i lejon nje PC te autokonfigurohet per te
njohur dhe per te perdorur menjehere komponente hardware te lidhur ose
ndryshuar pergjate funksionimit. Eshte e mundur te lidhesh me
kompiuterin nje monitor tjeter, nje printer apo nje modem pa e
konfiguruar ne sistemin operativ.

POP Akronim i Point Of Presence. Pike hyrje ne rrjet per tu lidhur me koston e nje telefonate urbane.

POP3 Versioni 3 (ajo e tashme) e standartit Post Office Protocol.
Protokoll (shih) per server (shih) ne Internet qe merr, memorizon dhe
transmeton poste elektronike dhe per klient (shih) mbi PC qe lidhen me
serverin per te shkarkuar dhe te derguar poste elektronike.

Portal Web site qe ofron nje game te gjere sherbimesh: informacion,
zbavitje, kerkim ne Internet, blerje on-line, e-mail dhe hapsira web
personale.

PPP Akronim i Point-to-Point Protocol. Protokoll (shih) per
transferimin e te dhenave per te kryer lidhje telefonike, per shembull
mes nje kompiuteri dhe Internetit. PPP-ja ofron, ne krahasim me
protokolle te ngjashem, nje mbrojtje me te madhe per sa i perket
sigurise dhe ruajtjes se te dhenave perballe nje trafiku me te larte.
Nga anglishtja protokoll pike me pike.

Protokoll Bashkesi rregullash standarte qe lejojne transferimin, marrjen dhe njohjen e informacioneve mes makinave.

Provider Furnizues i sherbimit per hyrjen ne Internet, pa ndermjetesine e te cilit nuk do te ishte e mundur lidhja me rrjetin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:11 pm

Q

Qafe shisheje Shprehje qe tregon limitet e kapacitetit te nje sistemi
ne drejtimin e trafikut te te dhenave ne kushte ngarkese te larte.

Query Bashkesi instruksionesh per te nxjerre te dhena nga nje database dhe per prezantimin e vet atyre per perdorim.



R

RAS Akronim i Remote Access Service. Software i Windows qe lejon te
arrish nje hyrje remote ne nje kompiuter te lidhur ne rrjet, dhe nga ai
te lidhesh me Internetin, nepermjet modemit.

Robot Ne boten e World Wide Web, jane gjera te kuptuara pergjithesisht
si programme qe pershkruajne te gjithe rrjetin ne kerkim te
informacioneve per t?i indeksuar ne nje motor kerkimi ose per te gjetur
gabime ne web-site-et.

Router Pergjate nje rrjeti komunikimi, dispozitiv qe merr nje pakete te
dhenash dhe e dergon ne makinen pasuese pergjate rruges se dorezimit. I
perkthyeshem me termin (rrugezues).



S

Serial Modalitet transmetimi te te dhenave ne menyre sekuenciale mbi nje linje te vetme transmetimi.

Server Kompiuteri qe permban informacionin e nevojshem per perdoruesit
e quajtur klient. Komunikimi arrihet me kerkesen e nje sherbimi nga ana
e klientit dhe realizimin si vijim te detyres nga ana e serverit.

SGML Akronim i Standard Generalized MarkUp Language. Gjuhe e perdorur
per pershkrimin e gjuheve te tjera strukturore te bazuara mbi kode per
krijimin e dokumentave. Gjuha HTML, per shembull, percaktohet
(definohet) nepermjet SGML.

Shareware Software i mbuluar nga copyright, i shperndare mbi baze te
nje prove para blerjes. Pas nje fare periudhe kohe, kush deshiron te
vazhdoje te perdore programin ftohet te paguaje per te marre nje
version perfundimtar te atij programi (jo me (trial) apo (evaluation)).


SMTP Akronim i Simple Mail Transfer Protocol. Pjese e TCP/IP (shih) per
dergim te mesazheve nga nje kalkulator ne nje tjeter ne nje rrjet. I
perdorur ne Internet per te rrugezuar posten elektronike.



T

TCP/IP (Protokoll) Akronim i Transmission Control Protocol/Internet
Protocol. Protokoll per komunikimet mes kalkulatoreve. Eshte bere
standarti i faktit per transmetimin e te dhenave brenda rrjeteve,
perfshi Internetin.

Telnet Protokoll qe lejon te lidhesh dhe te punosh nga nje kompiuter
remot. Duke u lidhur me nje sistem tjeter, perdoruesit mund te kene
hyrje ne sherbimet e Internetit qe mund te mos jene te disponueshme ne
kompiuterin e tyre.



U

Upload Te kopjosh dhe/ose te dergosh nje file nga kompiuteri yt ne nje sistem remot.

URL Akronim i Uniform (ose Universal) Resource Locator. Identifikues
universal i burimeve, metode standart per te komunikuar me nje server
ne rrjet dhe t?i japesh adresa per te arritur nje faqe Web ose komanda
(ftp).

User name Identifikues me te cilin hyn ne burimet (pergjithesisht te
nje rrjeti). Se bashku me passwordin perfaqesojne kredencialet te nje
perdoruesi, me bashkimin e te cilave perdoruesi njihet nga sistemi.

USB Akronim i Universal Serial Bus. Metode lidhjeje seriale per te
lidhur periferike me nje kompiuter. Standarti USB mund te lidhe me
PC-ne deri ne 127 periferike (CD-ROM te jashtem, printera, modem, mouse
dhe tastiera) nepermjet nje porte te vetme te perbashket. Kjo eshte e
mundur duke i lidhur gershet periferiket.

UserID Identifikues me te cilin hyn ne burimet (pergjithesisht te nje
rrjeti). Se bashku me passwordin perfaqesojne kredencialet te nje
perdoruesi, me bashkimin e te cilave perdoruesi njihet nga sistemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Thu Jun 04, 2009 5:12 pm

V

VGA Akronim i Video Graphics Adapter. Standart per interface-in video.

VPN Akronim i Virtual Private Network, rrjet privat virtual. Bashkesi
nyjesh ne nje rrjet publik si Internet qe shkembejne te dhena mes tyre
duke perdorur nje teknologji mbrojtjeje nga pergjime te mundshme nga
ana e perdoruesve te pa autorizuar, sikur nyjet te ishin te lidhura
nepermjet linjave private.



W

WAP Akronim i Wireless Application Protocol. Protokoll i konceptimit te
ri qe lejon hyrjen ne Internet nepermjet telefonit celular.

WebTV Sistem hyrjeje ne World Wide Web dhe vizualizimi i faqeve Web ne
ekran televiziv nepermjet set-top box, kit i nevojshem per te marre dhe
shkembyer te dhena qe permban brenda edhe modem.

WWW Akronim i World Wide Web. Rrjet boteror i strukturimit te
informacionit dhe i burimeve ne modalitetin hipertekstual. Nepermjet
perdorimit te protokolleve te ndryshem, dhe pergjithesisht te gjuhes
html lejon vizualizimin e pamjeve, filmimeve e zerave. Sherbim i
krijuar nga CERN-i i Gjeneves. Kuptimi fjale per fjale: (rrjete
merimange boterore).

@ "at" perdoret brenda nje adrese poste elektronike per te ndare emrin nga domain-i.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Fjalori informatik   Today at 7:52 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fjalori informatik
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalori i Gjuhës Shqipe, nga Mehmet Elezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Mësime dhe Tutoriale-
Kërce tek: