Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Rreth Muzikes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Rreth Muzikes   Sat May 30, 2009 2:46 pm

Muzika Shqiptare






Folklori muzikor përbën
një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studjusve të
huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur
përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është
folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftë.
Folklori muzikor bën
një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë
provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme
arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë
përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona,
valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor
shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në
ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek
shumëzërëshi; në muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla;
muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj. Këtyre u shtohet dhe
një fond i madh veglash popullore të klasifikuara në katër grupet
tashmë të njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori
muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet
me format e të shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të
instrumenteve të përdorur. Lumi i Shkumbinit, që përshkon mes për mes
Shqipërinë, përvecse ndan dy dialektet kryesore të vendit në Gegë në
Veri të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit, shërben edhe si
kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit muzikor. Në
veri të lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e të shprehurit
muzikor, e shoqëruar kjo me shkallët modale (diatonike apo kromatike)
sëbashku me vegla muzikore specifike për këtë zonë, si lahuta dhe
çiftelia. Ndërkohë, për trevat që shtrihen në jug të lumit Shkumbin
është karakteristik fenomeni i të shprehurit muzikor në iso-polifoni
(ang. Poliphonie with burdon) me përdorimin e shkallëve pentatonike si
dhe të instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtë).
Krahas muzikës fshatare pa shoqërim me vegla (a capella), duke nisur
nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, lindi dhe u kristalizua muzika
popullore qytetare, që në Jug të Shqipërisë takohet kyesisht në qytetet
Korçe, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Përmet, Leskovik, Pogradec, me
formacionin polifonik të Sazeve (të përbërë nga instrumente të
importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla
popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndërsa në Veri në
qytetet Shkodër, Durrës, Elbasan, Kavajë, etj., shoqëruar nga ansamble
popullore monodike ose monodi me shoqërim (të përbërë nga vegla të
importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla të
traditës popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).
Nisur nga roli i
dorës së parë që ka në traditën shqiptare, folklori muzikor studjohet
si lëndë e veçantë në shkollat e mesme të përgjithëshme, në ato
artistike, si edhe në Akademinë e Arteve të Tiranës, ku formohen edhe
etnomuzikologët e ardhëshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Re: Rreth Muzikes   Sat May 30, 2009 2:46 pm

Regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar nisin që
prej viteve 1900 e këtej. Përpara viteve 1940 ato janë realizuar pranë
shoqërive Odeon, Columbia, Pathé, His master’s voice. Regjistrime më të
vona takohen edhe në formën e CD-ve, si CD me muzikë të “Familjes
Lela”, prodhuar në Francë më 1992 nga Judigo; dy CD me muzikë toske të
“Laver Bariut”, prodhuar përkatësisht në Greqi dhe Angli, etj.

Aktivitetet kryesore folklorike shqiptare janë
Festivali Folklorik Kombëtar, mbajtur çdo pesë vjet, i cili ka filluar
në vitin 1952 në qytetet Lezhë dhe Tiranë, për të vijuar më pas në dy
qytetet muze me arkitekturë mesjetare, Gjirokastër dhe Berat; Festivali
Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare në Elbasan; Takimi i Rapsodëve
Lahutarë në Lezhë; Takimi i Sazeve në Korcë; Takimi i Grupeve
Polifonike në Vlorë dhe Gjirokastër; Takimi i Grupeve dhe Shoqërive
Folklorike (NGO) në Sarandë.

Organizatat folklorike kryesore që veprojnë në
Shqipëri, të krijuara kryesisht pas viteve 1990 me qëllim mbështetjen e
folklorit dhe të traditave popullore në përgjithësi, janë: Elena Gjika
– Përmet, Demir Zyko – Skrapar, Shoqëria Folklorike – Gramsh; Grupi
Bilbili – Vlorë, Gjirokastër; Shoqata Tirana – Tiranë, Kastrioti –
Krujë, etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Re: Rreth Muzikes   Sat May 30, 2009 2:46 pm

Institucioni i vetëm shkencor që merret me studimin
e folklorit është Instituti i Kulturës Popullore në Tiranë, i përbërë
nga departamenti i etnomuzikologjisë dhe etnokoreologjisë dhe nga
departamenti i etnografisë. IKP boton revistën periodike Kultura
popullore. Pranë tij gjendet një arkiv shumë i pasur me mbi 60000
ekzemplatë të mbledhur në tërë Shqipërinë.
Disa nga librat më të
rëndësishme mbi Folklorin Muzikor Shqiptar janë: Gjurmime Folklorike i
Ramadan Sokolit (Tiranë, 1981); Polifonia labe i Spiro Shitunit
(Tiranë, 1989); Polifonia dyzërëshe e Shqipërisë së Jugut i Beniamin
Krutës (Tiranë, 1989); Folklori muzikor shqiptar i Sokol Shupos
(Tiranë, 1997); Muzika me saze + CD i Vasil. S. Toles (Tiranë, 1997).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Re: Rreth Muzikes   Sat May 30, 2009 2:47 pm

Muzika profesioniste

paraqitet si një ndër traditat më të reja
artistike shqiptare . Fillimet e saj i përkasin viteve 1920-1930 të
shekullit XX, ndërsa zhvillimet më të rëndësishme periudhës së mbas
Luftës II Botërore e këtej. Sidoqoftë, nga të dhënat e deritashme,
studjuesi i njohur i traditave muzikore shqiptare, Prof. Ramadan
Sokoli, në librin e tij 16 shekuj (Tiranë; Eurorilindja, 1995)
argumenton së paku kontributet e dy figurave të shquara shqiptare në
artit kishtar mesjetar. I pari prej tyre është Niketë Dardani, i njohur
ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 në Ramesianë të
Dardanisë. Personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant, mik i
afërt i Aurel Ambrason, N. Dardani emërohet në moshën 26 vjecare
Ipeshkëv i Ramesianës. Vepra e tij më e njohur është himni Te Deum
Laudamos, i përhapur në Europë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkruar
muzikë kompozitorë të tillë si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach,
W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Muzikanti tjetër, Jan
Kukuzeli, i lindur në qytetin bregdetar të Durrësit rreth viteve
1078-1088, njihet si një ndër figurat më të mëdha të kishës bizantine
Arsimohet dhe afirmohet në Kostandinopojë, për t’u vendosur më pas në
kishën Laura e madhe në malin Athos, ku harton edhe veprën madhore të
jetës së tij, shkrimin neo-biznatin. Disa nga krijimet e tij kryesore
janë Himnet Aniksandri, Kënga e Kerubinëve, Psalmi 107, Polilei 117, të
pasqyruara pothuajse në të gjitha antologjitë e muzikës bizantine.

periudhën e Rilindjes Kombëtare jeta muzikore shqiptare pasurohet me
forma të reja, të cilat i drejtohen mjediseve të gjëra qytetare. Qendra
të rëndësishme kulturore e muzikore të kohës janë qyteti i Shkodrës në
Veri dhe ai i Korçes në Jug të vendit, ku krijohen formaconet e para
orkestrale dhe korale laike. Sidoqoftë, përpjekjet më serioze për
krijimin e një arti muzikor profesionist i gjejmë së pari tek
kompozitori franceskan Pader Martin Gjoka (1890-1940), i cili punoi
përgjithësisht pranë kishës franceskane të qytetit të Shkodrës, ku
përvec muzikës fetare, kompozoi disa vepra vokale dhe instrumentale,
midis të cilave një sinfoni, pjesë korale, pjesë për instrumente të
ndryshëm, etj. Ndërkohë, Gjoka shquhet edhe si veprimtar i muzikës,
duke formuar e drejtuar formacione të ndryshme instrumentale e vokale.
Brezi i parë i kompozitorëve shqiptarë të pas-Luftës II Botërore
përbëhet nga një grup muzikantësh, pjesa dërrmuese e të cilëve u
formuan në Konservatorin Cajkovski (ang. Tchaîkovski) të Moskës, ndërsa
të të tjerët pranë shkollave perëndimore. Dy veprat kryesore me të
cilat themelohet tradita muzikore profesioniste shqiptare janë Sinfonia
(1956) e Çeks Zadesë (1927-1992) dhe opera Mrika (1958) e Prenga
Jakovës (1917-1969), që të dy kompozitorë me origjinë nga Shkodra, dhe
i pari i cilësuar shpesh herë si babai i muzikës profesioniste
shqiptare. Gjatë viteve 1950-1990 tradita e re muzikore shqiptare bëri
hapa të rëndësishëm përpara, duke ezauruar në një mënyrë apo një tjetër
vonesën e gjatë në kohë. Repertori muzikor shqiptar plotësohet me të
gjitha format e gjinitë tradicionale, që nga ato të muzikës së dhomës e
deri tek ato skenike. Një rol përcaktues për këtë luajti ngritja për të
parën herë në Shqipëri e institucioneve të tilla të rëndësishme
muzikore, si Filarmonia e Shtetit, Teatri i Operas dhe Baletit, disa
orkestra sinfonike dhe ansamble korale në Tiranë dhe në qytete të tjera
të vendit, si Shkodër, Korçe, Vlorë, Elbasan, Durrës, si dhe krijimi i
sistemit të plotë të edukimit muzikor. Zhvillimet muzikore shqiptare të
kohës pësuan një rritje të ndjeshme që prej gjysmës së dytë të viteve
1960 me Koncertet e Majit të Tiranës, të cilat u mbajtën në mënyrë
periodike nga viti 1967 deri më 1990 duke aktivizuar muzikantë e trupa
profesioniste dhe amatore. Përgjithësisht muzika e kësaj periudhe ka
një orientim tradicional klasiko-romantik dhe një mbështetje të fortë
në folklorin muzikor shqiptar. Përvec Zadesë dhe Jakovës, disa nga
figurat kryesore të muzikës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit
XX janë Tish Daija (1926), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi
(1928-1991), Feim Ibrahimi (1935-1992), Shpëtim Kushta (1946), Thoma
Gaqi (1948), etj. Në kushtet e izolimit të vendit, muzika shqiptare e
kësaj periudhe, ashtu si të gjitha artet në përgjithësi, me përjashtim
të përpjekjeve të rastit, e pati të pamundur avancimin drejt
zhvillimeve bashkëkohore perëndimore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Re: Rreth Muzikes   Sat May 30, 2009 2:47 pm

Mbas viteve 1990 situata muzikore në Shqipëri njohu
zhvillime krejtësisht të reja, të cilat synuan integrimin e shpejtë në
strukturat artistike europiane. Një rol të rëndësishëm për këtë luajti
formimi i shoqatave muzikore, si Shoqata e Muzikës së re Shqiptare
(NAM, anëtare e Konferencës Europiane të Muzikës së Re) dhe Shoqata
Mbarëshqiptare e Profesionistëve të Muzikës (seksioni shqiptar i ISCM),
pranë të cilave është grumbulluar pjesa dërrmuese e kompozitorëve dhe
interpretesve të vendit, dhe që aktualisht shërbejnë si tribuna
kryesore të krijimtarisë së re muzikore të kompozitorëve shqiptarë.

Institucionet muzikore më të rëndësishme në Shqipëri
janë Teatri i Operas dhe i Baletit, Anasambli i Këngëve dhe Valleve
Popullore (që të dyja në Tiranë), ku janë përqëndruar muzikantët e
kërcimtarët më të mirë të vendit. TOB, me seli në sheshin Skënderbej,
ka një aktivitet permanent sezonal, ku vendin më të rëdësishëm e zenë
shfaqjet e repertorit klasik e romantik; ndërsa AKVP, i përbërë nga
grupi i valleve, i korit, orkestrës dhe solistëve, përfaqëson një
institucion muzikor profesionist fare specifik, repertori i të cilit
mbështetet kryesisht në përpunimin artistik të traditës muzikore e
koreografike popullore.

Formacionet orkestrale më të rëndësishme të vendit
janë Orkestra Sinfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit, Orkestra
Sinfonike e RTV, Orkestra Sinfonike e Akademisë së Arteve dhe Orkestra
e Dhomës e drejtuar nga muzikanti Zhani Ciko - kjo e fundit, me një
veprimtari të dendur disavjeçare brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe
shpesh herë laureate në aktivitete europiane. Ndër dirigjentët kryesorë
janë Ermir Krantja, Rifat Teqja, Ferdinand Deda, Bujar Llapi. Repertori
koncertal i këtyre formacioneve përfshin muzikë që nga periudha barok e
deri në shekullin XX, por në përgjithësi ai anon për nga tradita
klasiko-romantike dhe krijimtaria e autorëve shqiptarë.


Sistemi i edukimit muzikor në Shqipëri u
themelua me hapjen për të parën herë në vitin 1947 të Shkollës së Mesme
Artistike “Jordan Misja”, që me kalimin e kohës u shoqërua me disa
shkolla të tjera të llojit në qytetet kryesore të vendit, si Durrës,
Shkodër, Elbasan, Korçe, Vlorë, Fier, Gjirokastër, etj. Më 1962 hapet
Koservatori Shtetëror i Tiranës, tashmë i përfshirë si një Fakultet më
vete në Akademisë e Arteve të Tiranës, ku bëjnë pjesë gjithashtu dhe
Fakulteti Dramatik dhe ai i Arteve Figurative. Pranë shkollave të
muzikës dhe Akademisë së Arteve ushtrojnë aktivitetin e tyre mësimor
dhe koncertal orkestra sinfonike dhe formacione të tjera të muzikës së
dhomës sëbashku me koret. Midis këtyre të fundit, një aktivitet
intensiv, shpesh herë të vlerësuar me çmime ndërkombëtare, ka Kori i
Vajzave të Akademisë së Arteve, me dirigjent Milto Vakon. Po në Tiranë,
gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, nën drejtimin e
mjeshtres së korit Suzana Turku, është krijuar edhe kori tjetër i
njohur i vendit, Pax Dei.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Re: Rreth Muzikes   Sat May 30, 2009 2:47 pm

Aktivitetet kryesore të jetës së sotme muzikore shqiptare mbahen
kryesisht në Tiranë dhe pjesa dërrmuese e tyre realizohen nëpërmjet
veprimtarisë së shoqatave muzikore, përmes të cilave janë afirmuar emra
të rinj kompozitorësh, si Aleksandër Peçi, Sokol Shupo, Vasil. S. Tole,
Endri Sina, etj., dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre koncertal ansamblet
e specilizuara për interpretimin e muzikës së re, SPECTRUM dhe ASMUS.
Që prej vitit 1992 NAM organizon Festivalin e përvitshëm të muajit maj,
Ditët e Muzikës së Re Shqiptare, ndërsa prej vitit 1994 Festivalin e
Interpretimit të Muzikës Bashkëkohore “Nikolla Zoraqi”. Me inisiativën
e Seksionit shqiptar të ISCM qyteti i Tiranës pret në çdo sezon vjeshte
muzikantë dhe artistë të huaj, pjesëmarrës në veprimtarinë komplekse
Vjeshta e Tiranës, inaguruar në tetor 1994. Veprimtari të tjera
permanente të fushes së interpretimit dhe krijimtarisë muzikore janë
Festivali i Romancës Shqiptare (organizuar që nga viti 1994 nga Shoqata
muzikore “Tonin Harapi”), Konkurset e pianistëve të rinj (organizuar që
nga viti 1993 nga Shoqata EPTA), etj.
Qendrat muzikore koncertale
janë të shtrira në disa prej qyteteve kryesore të vendit; në Tiranë
ndodhen midis të tjerash Salla e Koncerteve e Akademisë së Arteve, ajo
e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, Teatri Rubairat, etj; në Shkodër
salla e Teatrit Migjeni, në Korçë Salla e Koncerteve e Shtëpisë së
Kulturë; në Elbasan salla e Teatrit Skampa; në Durrës, Salla e
Koncerteve e Pallatit të Kulturës; etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Re: Rreth Muzikes   Sat May 30, 2009 2:47 pm

Muzika e lehtë shqiptare
bën
pjesë edhe ajo në traditën e re artistike të formuar mbas Luftës II
Botërore, pavarësisht disa përpjekjeve të pjesëshme që zënë fill gjatë
viteve 1920-1930. Këngëtarët dhe instrumentistët e muzikës së lehtë e
zhvillojnë veprimtarinë e tyre kryesisht pranë trupave të Teatrove të
Varieteve, pothuajse aktive në të gjitha qytetet kryesore të
Shqipërisë. Sidoqoftë, Tirana, si qendër kryesore kulturore e vendit,
është njëherësh edhe qyteti më i pasur i veprimtarive të muzikës së
lehtë. Këtu zhvillohen në mënyrë të rregullt dy aktivitetet kryesore të
vitit, Festivali Kombëtar i Këngës në Radio-Televizion (themeluar në
vitin 1962) dhe Festivali i Pranverës - ky i fundit destinuar kryesisht
për muzikantët e rinj, ndërsa të dy sëbashku, të njohur si aktivitete
ekskluzive të Radio-Televizionit Shqiptar. Mbas viteve 1990 kënga e
lehtë shqiptare pësoi zhvillime të rëndësishme si rrjedhojë e hapjes së
përgjithëshme kulturore të vendit ndaj shoqërisë perëndimore. Me
formimin e traditës bazë të llojit, të kryesuar nga emra shumë
popullorë për publikun shqiptar, si ai i këngëtares së shquar Vaçe
Zela, i kompozitorit Agim Prodani, i fizarmonicistit, kompozitorit dhe
aranzhatorit Agim Krajka, në Shqipërinë e fund-shekullit të njëzetë,
muzika e lehtë mund të cilësohet si një ndër fushat e artit, që njohu
ridimensionime ndër më të të ndjeshmet, duke adaptuar format dhe
drejtimet kryesore të njohura perëndimore. Aktualisht ajo njeh të
gjitha zhvillimet e mundëshme, që nga muzika rok, xhaz, rap, tekno,
etj, duke synuar njëherësh edhe pasurimin me elemente ritmike dhe
timbrikë të folklorit muzikor vendas. Shqipëria ka sot një numër të
madh interpretësh, kompozitorësh, kantautorësh, aranxhuesish të muzikës
së lehtë, ndër më të njohurit e të cilëve janë Ardit Gjebrea, Elton
Deda, Elsa Lila (këngëtarë), Shpëtim Saraçi (kompozitor-aranzhator),
etj, si dhe një sërë kompleksesh të muzikës alternative.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Rreth Muzikes   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rreth Muzikes
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Një orë mësimi në një shkollë të mesme amerikane, rreth krijimtarisë së shkrimtares Kozeta Zylo
» Kleriku arab: Toka nuk rrotullohet rreth diellit
» Anton Nikë Berisha: Rreth disa shkarjeve të dr. Shaban Sinanit për këngët tona kreshnike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Muzikë-
Kërce tek: