Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit.   Sat May 30, 2009 11:08 am



Procesorët qendror të kompjuterëve tonë tashmë disa vite kanë nevojë
për ftohje shtesë. Ftohja në disa kushte mund të dështojë, prandaj
është e rëndësishme që të përcillet se çfarë po ndodh me procesorin.


Sistemet e ftohjes me ajër nënkuptojnë pjesët të cilat rrotullhen,
respektivisht ventilatorët. Pjesët lëvizëse janë më të prira ndaj
prishjeve për dallim nga ato statike, prandaj komponent kritik i
sistemit të ftohjes është pikërisht ventilatori. Mundësinë e prishjes e
rrit edhe pluhuri, e atë e tërheq pikërisht funksionimi i sistemit të
ftohjes. Prishja e sistemit të ftohjes mund të sjellë deri tek
vështirësitë në funksionimin apo deri tek djegia e tërësishme e
procesorit.

Prandaj është shumë me rëndësi të monitorohet gjendja e sistemit të
ftohjes. Kjo nënkupton inspektimin vizual të ventilatorit, me fjalë
tjera të kontrollohet nëse rrotullohet apo jo, por edhe matjen e
temperaturës së procesorit. Nëse fillon të ndodh diçka e paparashikuar,
temperatura do të ngrihet dhe kështu do t’i jep përdoruesit të kuptojë
se diçka nuk është në rregull dhe t’i jep kohë të mjaftueshme për ta
fikur kompjuterin, para se të ndodhin prishje serioze. Në raste të
paparashikuara mund të kategorizohen mbyllja e sistemit të ftohjes me
pluhur, prishje në ventilator apo lëvizje e vet ventilatorit për shkak
të dridhjeve të tërë kompjuterit.



Procesorët modern në vete kanë sensor për matjen e temperaturës,
prandaj mjafton të gjendet programi i cili do t’i lexojë të dhënat nga
ai sensor. Program i tillë është Core Temp, dhe ai mund të shkarkohet
nga faqja e publikuar në fund të këtij teksti. Në faqen e njëjtë
gjendet edhe lista e procesorëve nga të cilët ky program mund të lexoj
të dhënat, por kryesisht bëhet fjalë për procesorët të cilët janë
paraqitur gjatë disa viteve të fundit.



Core Temp ofron edhe të dhëna të detajuara për vet procesorin përveç
temperaturës së secilës bërthamë në vete (nëse bëhet fjalë për procesor
me më shumë bërthama). Përveç temperaturës, është e përcaktuar edhe
vlera maksimale të cilën nuk do të duhej të kalojë procesori, sepse në
të kundërtën do të mund të vinte deri tek prishja. Programi mund të
minimizohet, ku vetëm do të paraqes temperaturën. Pos sistemeve të
mëhershme operative, Core Temp mund të punojë edhe në Windows Vista e
Windows 7.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit.
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Përcillet ish-diktatori Ramiz Alia

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Mësime dhe Tutoriale-
Kërce tek: