Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Himni Kombetar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Himni Kombetar   Sat May 30, 2009 3:16 am

Ne nje veshtrim te pergjithshem,
eeshtja e himneve kombetare te vendeve te ndryshme eshte nje problem i
cili filloi te popullarizohej fillimisht ne Angli, diku aty nga mesi i
shek. XVIII. Ne fakt, himne ka patur edhe perpara kesaj kohe, por
rendesia dhe kuptimi i tyre nuk ka qene ne kete shkalle kaq te
rendesishme te ciles i referohemi neve sot, pasi askush nuk e mendonte
se ky llojformimi i ri muzikor do te perfaqesonte nje nga gjetjet
gjeniale te te shprehurit te shpirtit te popujve. Muzikologjia daton si
te parin himn ate te Holandes, himn i cili i perket vitit 1572 -
“Wilhelmus van Nassouwe”. Nderkohe, himni me fjalet me te vjetra ne
origjine i perket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh
kryesisht nga folklori. Po ne kete arsyetim, himni me i gjate ne
ekzekutim eshte “Marcha de la Patria”, i Argjentines kompozuar nga Blas
Parera ne vitin 1813; nderkaq himni kombetar me me shume vargje eshte
ai i Greqise etj. Pra sie e shohim, historia e formimit te himneve
kombetare eshte e ndryshme ne vende te ndryshme. Me sa duket, ne
percaktimin ose jo te nje krijimi muziko-letrar si himn kombetar, rol
kryesor kane luajtur edhe kontekste te caktuara, kryesisht historike ne
historine e nje vendi.

Por ka edhe shembuj te tjere. Ketu gjej rastin te permend faktin, se
p.sh himni zyrtar i Vatikanit u percaktua ne vitin 1949 me ane te nje
vendimi zyrtar te Selise. Ne baze te himnit te Vatikanit qendron muzika
e kompozitorit francez Sharl Guno, i cili e shkroi kete muzike ne vitin
1846 (vepra quhet “Marcia Pontificiale” dedikuar papa Piut te XI),
muzike e cila gati 100 vjet me vone u vendos te ishte himn zyrtar i
Selise se Shenjte. Dhe raste te tilla ka shume.

Historiku i krijimit te himnit tone kombetar
Deri me tani, poeti Lasgush Poradeci eshte ai i cili ka pershkruar dhe
botuar i pari historine e krijimit te himnit tone. Ne punimin “Himni
kombetar “Flamurit prane te bashkuar dhe gjeneza e tij”, L. Poradeci
behet keshtu edhe rrefyesi kryesor per kete ngjarje madhore. Ne
rrefimin e tij te terheq vemendjen nje hollesi. Kjo hollesi, lidhet me
faktin e thjeshte se askush ne ato easte historike per Shqiperine, nuk
mendonte se ajo kenge e ngritur dhe e kenduar per te paren here nga
kori i kolonise shqiptare te Bukureshtit, do te ishte himni i ardhshem.
Ja e’thote Lasgushi: -…me fjale te tjera, himni nuk u pergatit me
qellimin e posaeme qe te sherbeje si Himn Kombetar, te permbushe
misionin e shenjte te kenges simbolike zyrtare te popullit”.

Nga keto rradhe, por dhe nga zhvillimi i metejme i historise se
Shqiperise, veme re se ne kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte
jashe mendjeje, qe dikush te mendonte qe ne fillim te kishim himnin e
pastaj te benim shtetin, si me thene: “buxhakun para oxhakut”. Shume
vite me vone, poeti i shquar Migjeni shkroi poezine me titull “Kenga qe
s’kuptohet”, kushtuar melodise sone kombetare. Ne perpjekje per ta
zhvendosur titullin e poezise nga konteksti i saj, do te shohim se ky
emertim qendron fare mire per te, nisur jo vetem nga largesia nga data
e krijimit te himnit, por dhe se shkrimet historike per gjenezen e
himnit tone, kane sherbyer ne te njejten kohe edhe si kronike besnike e
lindjes se tij, por dhe si alibi.

Gjate hulumtimeve te materialeve dokumentare rreth lendes ne fjale, ne
librin “The Guinnes Book of Music”, eshte shkruar si me poshte: himni
“Rreth flamurit te perbashkuar” eshte pranuar si himn kombetar i
Shqiperise ne vitin 1912, fjalet e himnit jane shkruar nga Asdreni,
muzika e himnit eshte kompozuar nga Ciprian Porumbesku.

Duke i shqyrtuar nje nga nje per sa me siper, e veteta do qe te
theksohet fakti kuptimplote, se perpara se himni te behej himn zyrtar i
shtetit te ri shqiptar me 1912, po sipas Lasgushit, “… kjo ngjau se
populli e gjeti te pelqyer; vete e deshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i
dha trajten dhe frymen, vete e shenjteroi, duke e dashur me zemer gjer
ne therori dhe me shume e pertej vetetherorise. Me te luftuan eetat e
kryengritjes qe ishin neper gjithe viset e Atdheut, dhe vdiqen vdekjen
e embel deshmoret e lirise. Me te u ngrit Flamuri ne Vlore”. Me pak
fjale, kjo do te thote qe ngritja e flamurit nen tingujt dhe fjalet e
“Betimit mi flamur” ishte vetem nje akt formal nga ana e Ismail Qemalit
per ta njohur kete kenge si kengen tone kombetare.

Se dyti, lidhur me fjalet e himnit. Ne asnje vend te botes, nuk gjejme
nje himn kombetar i cili t’i kushtohet po nje simboli tjeter kombetar
sie eshte flamuri, dhe qe te dy se bashku t’i kushtohen atdheut. Ja
poezia e plote e “Betimi mi flamur”-(Hymni patriotik) e shkruar dhe
publikuar nga Asdreni ne vitin 1908:
Cito :

Rreth flamurit te perbashkuar
Me nje deshir` e nje qellim,
Te gjith` atij duk` ju betuar
Te lidhim besen per shpetim.
Prej lufte vee ay largohet
Qe eshte lindur tradhetor,
Kush eshte burre nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si nje deshmor!
Ne dore armet do t`i mbajme
Te mprojme atdhene me edo kent,
Te drejtat tona ne s`i ndajme;
Ketu armiqte s`kane vent.
Se Zoti vete e tha me goje
Qe kombe shuhen permi dhe,
Po Shqiperia do te rroje;
Per te, per te luftojme ne!

O flamur, flamur, shenj` e shenjte,
Te ty betohemi ketu,
Per Shqiperin` atdhen` e shtrenjte,
Per nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burre quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu be theror;
Per jet` ay do te kujtohet
Mi dhet, mi dhe si nje shenjtor!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Himni Kombetar   Sat May 30, 2009 3:17 am


Lidhur me origjinalitetin e poezise se himnit do te
citonim perseri Lasgushin i cili thote se “…tituli “Betimi mi flamur”,
qe i ka vene himnit Asdreni, eshte nje koncept dhe nje akt e fakt
etnikerisht shqiptar”. Po te njejten gje ne koncept e pohon edhe
Migjeni, qysh ne vargun e pare te poezise kushtuar Melodise kombetare:
“U vodh kenga nga zemra e kombit”. Qe te gjithe e njohin edhe
kontekstin e betimit popullor mbi flamur: - “Nen hijen e tij qofshim
dhe ne doren tone valofte”.

Se treti lidhur me muziken e himnit. Si Migjeni, po ashtu edhe Lasgush
Poradeci anojne te pakten ne karakterizimin e pergjithshem te himnit
tone per nga perberesi muzikor i tij. “Kenge a vaje ee jee Thuejma,
zemer kombi! (Migjeni); “U be Shqiperia! Po u be duke vuajtur me
buzeqeshje, duke u kurajuar me kengen e jetes dhe te vdekjes ner
dhembe: me Himnin e saj Kombetar Shqiptar” (Lasgushi).

Me tej, Prof. Sokoli thote se “… motivi i ketij himni e ka burimin te
tradita muzikore gjermane , meqe kenget e lartpermendura (nga kjo
tradite-shenimi yne) jane me te hershme se kompozimi i Porumbeskut”.
Edhe kompozitori i shquar bashkekohor George Ligetti konstaton me te
drejte ngarkesen edhe origjinen internacionale te parakrijimit te
Himnit Shqiptar te Flamurit. Pohimi i kesaj te dhene eshte me rendesi
jo vetem per faktin se krijimi i himnit tone ne pikepamje muzikore
ishte drejtuar perkah orientimit te pergjithshem perendimor, por dhe se
ne kete menyre nuk ka arsye qe ende te citohet Porumbescu si krijues i
tij. Vete krijimtaria muzikore e Purumbeskut ka nje lidhje te forte me
traditen e shquar muzikore te Austrise, vend ku ai studioi muzike prane
konservatorit te Vienes. Tashme njihet fakti, se ne baze te himnit te
tij qendron nje nga melodite me te njohura te rinise austriake te
gjysmes se dyte te shek. XIX. Ne rastin e himnit te vjeter te Rumanise
“Pe al nostin steag”, te kompozuar nga C. Porumbescu me fjale te A.
Barteanut, po sipas Prof. Sokolit, “… mjafton te krahasojme fillimet e
ketyre kengeve gjermane me fillimin e Himnit te Flamurit per te pare
ngjashmerine e madhe, ose pothuajse njejtesine e disa masave”.

Ne Shqiperi ne vitet 1900-1945, nga muzikologjia jone konstatohet se
krahas folklorit muzikor dhe tendencave te para te muzikes
profesioniste shqiptare, u krijua dhe kultivua edhe nje repertor
kengesh me origjine vendase dhe internacionale, kenge te cilat
kendoheshin ne gjuhen shqipe. Kjo gje u vu re si ne aspektin e kengeve
lirike si psh serenatat, po ashtu edhe ne fushen e kengeve patriotike e
me pas atyre partizane. Pa u zgjatur ketu do te permendja kengen “Te
gjithe ne o djema”, me fjale dhe muzike nga Spiridon Ilo (1876-1950);
kengen “Vlora-Vlora”, me kompozitor Thoma Nasin dhe poezi nga Ali
Asllani; “Kengen e deshmoreve te Shkodres”, me fjale dhe muzike nga
Kole Jakova; “Kengen e Asim Zenelit” me fjale nga Qamil Buxheli dhe
muzike nga Mustafa Krantja; “Bashkohi shoke me ne ne eete”, me fjale
dhe muzike nga Kole Jakova; “Shkrep me zjarr porsi rrufeja”, me fjale
nga A. Skali dhe muzike nga Kristo Kono; kenget “Kushtrimi i lirise”,
“Britma e elirimit”, “Hakmarrja” , “Ato maja rripa-rripa”, “Rini-Rini”,
“Himni i ushtrise” me muzike te Dhora Lekes e shume te tjera. E gjithe
kjo krijimtari kishte bere jeten e saj nga goja ne goje dhe vetem gjate
viteve ’50, tek ne u bene perpjekjet e para per te grumbulluar dhe
notizuar kenget patriotike edhe partizane qe ishin kenduar nga populli
per vite me rradhe duke perfshire ketu edhe himnin e flamurit. Dy
botimet e para te kesaj fushe i perkasin vitit 1959 te pergatitura
perkatesisht nga Gaqo Avrazi -“Kenge patriotike”, dhe nga Baki Kongoli
- “Kenge partizane”.

Ne materialet shoqeruese te tyre me te drejte konstatohet se ne
pergjithesi per te gjithe kete repertor vihet re se pjeserisht jane
krijime me autor, pjeserisht te popullit dhe pjeserisht melodira te
importuara qe tashme ato jane asimiluar ne thesarin e muzikes sone.
Konstatimi vazhdon me faktin se populli keto kenge i ka bere te tijat
duke marre formen shqiptare saqe po t’i krahasosh me origjinalin
ndryshojne mjaft njera nga tjetra. Dhe ky nuk eshte vetem nje fenomen
shqiptar. Ne kulturen muzikore te e’do vendi, ne te gjitha koherat
gjendet nje repertor i tere muzikor i cili qarkullon pa nderprere, duke
ndryshuar gjuhen si dhe stilemat muzikore te materialit fillestar. Kjo
eshte nje dukuri normale e shkembimit te kulturave.

Per sa me siper, edhe muzika e himnit kurrsesi nuk mund te quhet
plagjature e per me teper imitim. Po ashtu, ajo nuk duhet te
konsiderohet si nje pamundesi kompozimi prej krijuesve shqiptare.
Pikerisht zgjedhja e kesaj melodie ndoshta mund te kete qene edhe e
rastesishme, por ne mendojme se parapelqimi i saj synonte zgjedhjen e
nje gjuhe muzikore teper te lexueshme e te qarte per te tjeret, per te
kuptuar aspiraten e kombit shqiptar ne ato vite te erreta te historise
se tij. Duke pasur dhe perdorur ne ndertimin e tij melodik, gjymtyre te
tera pan-evropiane, himni synonte (me gjetjen muzikore “rastesore”),
pikerisht Europen. I krijuar ne kohen e riperteritjes se ndergjejges
historike shqiptare, melodia me tekstin e Asdrenit sillte dhe ende
sjell zerin e njerit prej popujve te rilindur te Europes.

Rreth historise se shkrim-notizimit te himnit kombetar
Duhet theksuar se qe nga krijimi i tij e deri ne fund te viteve 40’ te
shek. XX, himni yne pervee se eshte kenduar dendur, ka bere nje jete me
se shumti goje me goje dhe pjeserisht eshte interpretuar me nota. Pas
vitit 1912, interpretimi me nota i himnit ishte domosdoshmeri pasi ai
ishte i destinuar te luhej edhe ne ceremoni te ndryshme te shtetit
shqiptar jashte vendit. Ne nje leter te derguar nga Faik Konica, ne ate
kohe perfaqesues ne legaten e Mbreterise Shqiptare ne Washington,
drejtuar Ministrise se Puneve te Jashtme shkruhet shprehimisht se “…
morra nga ministria e detit e Sh.B.A nje letre ku me luten t’u gjej nje
kopje per bande t’avazit kombetar te Shqiperise…kuptova qe avazi yne
esht i vetemi avaz kombetar qe nuk e kane”.

Per here te pare per partituren e himnit flet Lasgushi kur pershkruan
dergimin e himnit ne atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit ne vitin
1908 me ane te Tashko Ilos dhe Hile Mosit i cili punonte ne kete kohe
si sekretar prane nje tregetari te madh te Korces. Lasgushi i quan ata
me qellim kasnece, pasi ishin ne te vertete mbartes te nje mesazhi qe
fillimisht duhej kenduar. Qe te dy erdhen ne Koree “… me partiturat e
himnit te bera imtesisht gati me fjale shqip”, dhe prej ketu filloi
mesimi dhe perhapja e himnit kombetar ne te gjithe Shqiperine. Po sipas
Lasgushit “…perhapja parashikonte ne krye te te gjithave mesimin e
kenges”. Pikerisht per kete arsye u zgjodh Hile Mosi i cili kishte
pervee formimit letrar dhe intelektual edhe talentin muzikor.

Mendoj se perhapja e himnit ne popull do te kete pasur veshtiresi
serioze per dy arsye. E para lidhet me mungesen e mesimit te muzikes
dhe te sistemit muzikor ne Shqiperi ne ato vite, dhe e dyta lidhet me
veshin muzikor te shqiptarit. Perhapja e himnit ne nje rruge “goje me
goje”, ndermjet transmetuesve te tij (shpesh here pa arsim muzikor),
dhe bartesve te tij te ardhshem , me siguri duhet e kete sjelle nje
rikrijim te mundshem te tij. Se dyti, historia ka provuar se eshte
teper e veshtire, per te mos thene e pamundur, qe nje populli si i yni
t’i imponosh nje melodi te huaj, aq me teper melodine qe do te
shnderrohej me pas ne kengen kombetare shqiptare.

Ne nje kohe me ardhjen e Hil Mosit dhe Tashko Ilos ne Koree, nje
shtytje mesimit te muzikes ne pergjithesi dhe mesimit te himnit ne
veeanti i dha krijimi i “Bandes se Lirise” themeluar me 1 tetor 1908.
Qysh ne formim banda perbehej prej 25 muziktaresh me vegla te ndryshme.
Fakt eshte se komuniteti i ri i muziktareve ne Koree, pajtoi me pagese
nje dirigjent italian te quajtur Pasquale i cili sherbeu si dirigjent i
“Bandes se Lirise”. Aq shume u lidh ai me te sa me vone edhe himnin e
bandes se Lirise e kompozoi ai vete me fjale te Hil Mosit. Pas kesaj
periudhe, me gjallimin edhe te formacioneve te tjera muzikore neper
qytetet e Shqiperise si Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Vlora, Gjakova
etj, perhapja e himnit me nota u be me e lehte.

Mbi regjistrimet muzikore te himnit tone kombetar
Regjistrimi i pare muzikor ne disk i himnit tone kombetar, eshte bere
nga shoqeria diskografike “Albanian Phonograph Records”. Kjo eshte
shoqeria e pare diskografike shqiptare e shekullit te XX, e ideuar dhe
themeluar ne Amerike ne vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon
T.Ilo nga Korea. Ne nje kontekst me te pergjithshem, vlera e “A.P.R”
eshte shumeplaneshe dhe lidhet me gjithe zhvillimin e kultures dhe
artit muzikor shqiptar te viteve ‘20-‘40. Himni yne kombetar eshte
kenduar dhe regjistruar ne disk nga vete Spiridon Ilo se bashku me
tenorin arberesh Giuseppe Mauro. Vlen te theksohet se tenori arberesh
Giuseppe Mauro, ne vitet 20’ te shek. XX ka qene nje nder tenoret me
fame boterore. Ne kohen kur se bashku me Spiridon Ilon regjistroi
himnin tone kombetar ne diskun e prodhuar nga shoqeria diskografike
“Albanian Phonograph records”, me nr. E-3948, G. Mauro ishte ftuar ne
New York nga Metropolitan Opera per te interpretuar atje rolin e
Otellos nga opera me te njejtin titull e Verdit.

Himni yne ka njohur shume versione te regjistruara ne disqe duke
filluar prej viteve ‘40 e deri ne fund te viteve ’60. Nder keto
regjistrime ne disqe, permendim ate te regjistruar prane “ODEONIT” me
nr. Ab 56 me mbishkrimin: “Hymni i flamurit”, Nje pjes e korit te
shkolles Normale Femerore te Korees drejtue prej Maestro Z. Sotir V.
Kosmos. Ky kor ka interpretuar gjithashtu ne diskun me nr. Ab 55 edhe
“Hymnin Mbrentore” etj. Regjistrimi me i mire profesionalisht i himit
tone kombetar, eshte ai i vitit 1995. Ky regjistrim eshte interpretuar
nga orkestra simfonike e Bambergut-Gjermani dhe eshte orkestruar
posaeerisht per kete orkester nga kompozitori yne i shquar Prof. eesk
Zadeja (1927-1997(-“Artist i Popullit”) me rastin e vizites se
Presidentit gjerman ne Shqiperi.

Historiku i perpjekjeve per himne te tjera kombetare
Na duhet te themi se mbas pelqimit te pergjithshem te “Rreth flamurit
te perbashkuar” si himn kombetar (1912), ne menyre te vazhdueshme jane
shkruar kenge apo qofte edhe vetem poezi per himn kombetar. Poezi per
himn kombetar kane shkruar At Gjergj Fishta me 1913, Ernest Koliqi me
1921 si fitues i vendit te pare ne konkursin per himn kombetar shpallur
nga Ministria e Arsimit, Fan S.Noli me 14 nentor 1926 me titull “Hymni
i flamurit”, Mihal Grameno me titull “Kenga Kombetare”, Hil Mosi “Himn
i Bandes se Lirise”. Himn kemi edhe nga poeti Lasgush Poradeci me 1933,
te botuar tek “Vallja e yjeve” etj. E perbashketa e gjithe ketyre
poezive eshte fakti se qe te gjitha pothuajse i referohen perseri
simbolit te flamurit, gje qe eshte edhe ne thelb te poezise se
Asdrenit.
Mbi njate flamur Perendia
me dore t’vet Ai ka shkrue:
Per shqiptaret do t’jet Shqupnia.
At. Gjergj Fishta
O vend e vater,
O nene e babe.
Fan Stilian Noli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Himni Kombetar   Sat May 30, 2009 3:18 am

Nje poezi te shkelqyer persa i perket references sone lidhur me flamurin kemi edhe nga Zef Serembja:

Flamuri shqiptar
S`i shihet n`horizont i dlire shkelqimi
Dhe as nuk i fal ngjyrat per fitore
Me nuk shartohet mbi lavdin njerezore
Porsi nje shenje drite apo mjerimi.
I grisur ra dhe s`e perfill njeri,
Dhe gjindja e Arbrit, e ndershme e krenare
mori mergimin dhe as ndalet fare
ne nje breg mikprites n`siguri.

N`meshire te fatit perhere duke ndeshur
Intruga diplomatesh, n`hidherim
e`do shprese e e`do premtim ngadale i tretet
Dhe koha kalon, rend fluturim.
Nga gjithshka na premtuan asgje s`mbetet.
Me keq na shkelin se sa truall`n e zhveshur.


Qysh ne vitin e pare te vendosjes se mbreterise nga Ahmet Zogu,
Shqiperia u be edhe me himnin e mbreterise. Ne ndyshim nga himni
“Betimi mi flamur”, himni i i ri mbreterise i kushtohej teresisht
figures se mbretit, nje tradite e njohur kjo per te gjitha himnet e
mbreterive, me muzike te Thoma Nasit dhe me fjale te Kristo Floqit. Nje
tjeter perpjhekje per himn mbreteror kemiedhe nga Loni Logori, i cili
nuk arriti te njihej si i tille. Nje variant i himnit te mbreterise
eshte interpretuar dhe regjistruar ne disqe nga sazet e Selim dhe
Hafize Leskovikut ne vitet ’20.

Ne vitin 1922, Keshilli i Ministrave shpall konkursin per berjen e
“Himnit zyrtar kombetar”. Per shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij
caktohet Ministria e Arsimit ku nder te tjera u percaktua edhe masa e
shperblimit prej 1000 franga ari per vjershetarin e himni dhe 3000
franga ari per kompozitorin e tij. Me tej, ne vitin 1937, ne
pervjetorin e 25 pavaresise, u organizua nje konkurs, me qellim berjen
e nje himni tjeter kombetar. Sipas arsyetimeve te Komisionit te ngritur
per kremtimet e 25 vjetorit te vetqeverimit, “… hymni i sotem i
flamurit kombetar asht fjale per fjale perkethimi i nje marshi rumun
dhe gjithashtu melodija e tij asht nji kopjim i plote i muzikes
rumune”.

Duke e konsideruar ekzistencen e ketij himni “… si nje cen per
ndergjegjen kombetare dhe per sedren t`one atdhetare”, komisioni i
perbere nga Zj. Parashqevi Kyrias, Mati Logoreci, Kol Rodhe, Telki
Selenica, Sotir Papakristo, Karl Gurakuqi, Zoi Xoxa, Lasgush Poradeci,
Qemal Butka dhe Odhise Paskali ne mbledhjen e dates 05. 03. 1937
vendosen hartimin e nje himni tjeter me fryme thjesht shqiptare. Ky
komision ngriti edhe nje komison-juri, e cila do te vendoste per
caktimin e krijimit artistik i cili do te ishte himni i ri kombetar.
Komisioni perbehej nga At Gjergj Fishta, Mid`hat Frasheri dhe
Konstantin Cipo. Per hir te se vertetes, Mid`hat Frasheri ben
doreheqjen nga kjo Juri, doreheqje e bere e ditur publikisht me letren
e tij te dt.26. 07. 1937. drejtuar Komisionit qendror te kremtimeve te
vetqeverimit. Nga 76 krijime, juria e perbere nga At Gjergj Fishta dhe
Kostaq Cipo shpallen fitues himnin e krijuar nga Beqir eela[16]., i
cili mbante pseudonimin “Osoja i Ri”.

O Flamur, yll i lirise,
Valevit me plot shkelqim;
E prej qiellit t`Shqiperise
Te degjohet ne ameshim

Fakt eshte se ky konkurs per poezine e himnit nuk u pasua edhe nga nje
tjeter konkurs i cili do t`i kushtohej muzikes se tij. Per kete arsye,
duke mbetur vetem nje tekst, kjo poezi nuk pati popullaritet dhe si e
tille u fshi nga qarkullimi, megjithese pjesemarresit dhe krijimet e
ketij konkursi u botuan ne shtypin e kohes. Per variacion te temes se
njohur te flamurit, edhe konkursi ne fjale u quajt “Tekstet per
konkursin e Hymnit te Flamurit”. Me pas kemi edhe nje konkurs per
melodine e himnit kombetar. Ne konkurs u shpall fitues nje kompozitor
italian mjaft i njohur, por edhe per kete nuk pati nje vendim zyrtar te
metejshem per ta zyrtarizuar si himnin tone kombetar. Krijime artistike
mbi kete teme, te konsideruara ne vetvete te pavaruara (por me titullin
“Hymni Mbretnor”), kemi te realizuar me vargje te Loni Logorecit dhe
“muzikuar si e kendon Spiridon T. Ilo” ne tonalitetin Fa +. Ky variant
eshte botuar edhe me nota (facsimile e partitures) dhe hapet me strofen:


Ardhi koha e bekuar
Per Shqiperi te leftojme
Mbretin tone ta nderojme
Dhe te vdesim te gezuar


Ne kopertine te ketij botimi krahas titullit “Hymni Mbretnor”, gjejme
edhe foton e tenorit te shquar arberesh Giuseppe Mauro dhe shenimin “…
kenduar prej te degjuarit tenorit shqipetar Zotit Giuseppe Mauro”.

Ne kete kohe, nje perpjekje tjeter per te ndryshuar himnin ekzistues te
flaumurit, u be edhe nga ana e kompozitorit Thoma Nasi dhe poetit
Kristo Floqi. Ne ndryshim nga sa me siper, keta dy autore e ruajten te
paprekur linjen melodike te “Himnit te Flamurit”, por synuan ndryshimin
e vargjeve te tij. Me kete rast, kompozitori Thoma Nasi realizoi te
parin klavir te himnit tone kombetar se bashku me harmonizimin perkates


Pas pushtimit , ne vitet 1942-43, ne malet e Shqiperise partizanja
Dhora Leka krijoi himnin e ushtrise elirimtare, himn i cili njihet edhe
sot zyrtarisht si himni i ushtrise sone, kjo krahas shume himneve te
brigadave partizane apo formacioneve te tjera luftarake etj. Pas
elirimit te vendit me 29 Nendor 1944, rreth fundit te vitit
1945-fillimit te 1946, u organizua konkursi i pare shteteror per himn
kombetar. Krahas shume krijimeve te paraqitura, si krijimi me i mire u
shpall “Himni i Shqiperise se re”, me poezi te Skender Luarasit dhe
muzike te Kristo Konos, rezultat qe u be i ditur me shpalljen e
Shqiperise republike me 11 Janar 1946. Koha tregoi se edhe ky krijim
artistik nuk u ligjerua qe te zevendesonte himnin ekzistues per arsye
nga me te ndryshmet, megjithese “Himni i Shqiperise se re” (ne ndonje
rast edhe me fjele te tjera), pati interpretime te ndryshme, kryesisht
nga kori i ushtrise. Pas kesaj, perpjekjen tjeter serioze per te
shkruar nje himn, e kemi ne fillim te viteve ’70. Nga Keshilli i
ministrave te asaj kohe, ne bashkepunim me ministrine e arsimit dhe
kultures si dhe Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise u
shpall nje konkurs per “Himnin e Republikes”. Ne kete konkurs moren
pjese ajka e krijuesve tane, nder ta eesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish
Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjeter Gaci, Feim
Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Sipas ish sekretar te lidhjes se
shkrimtareve dhe artisteve, studiueses dhe kritikes se muzikes zj.
Hamide Stringa konkursi pati nje organizim shume serioz si nga ana e
krijuesve ashtu edhe nga organizatoret. Me kujtohet se kemi bere shume
takime per te pare materialet dhe per t’i seleksionuar. Pas
seleksionimit u arrit ne dy variante. Ne himnin e krijuar nga eesk
Zadeja dhe ne ate te Nikolla Zoraqit me poezi te Fatos Arapit te
titulluar “E lire u ngrit toka jone”. Pati mendime qe te njihej si himn
edhe kenga e Pjeter Gacit “Per ty atdhe”.

Historia e himneve vazhdon edhe me tej, por gjithesesi pa sjelle ndonje
rezultat i cili te ndikonte ne ndryshimin e himnit tone kombetar. Ne te
gjithe kete histori te himneve te tjera, ajo e’ka duhet thene eshte e
lidhur me faktin se asnje vendim nga cilido forum artistik apo
shteteror, nuk ka ndikuar ne zevendesimin apo ndryshimin e himnit
ekzistues te flamurit, per arsyen e thjeshte, se himni eshte ngulitur
thelle me rendesine, peshen dhe domethenien e tij ne memorien kolektive
te shqiptareve. Ndoshta gjithe e’ka thame me siper mund te jene nje
argument i mjafte per te kuptuar, se pse kane “deshtuar” perpjekjet per
te ribere ne himn te ri te Shqiperise. Kjo nuk do te thote se s’do te
kete perpjekje te tjera, por mendoj se mbrapa tyre, edhe sikur himni
“Rreth flamurit te perbashkuar” te mos njihet me si himn zyrtar,
shqiptaret kudo qe te jene do te vazhdojne perseri te kendojne thjesht
kengen “Rreth flamurit te perbashkuar”.

Se fundi
Ajo qe duhet ritheksuar eshte fakti se ndryshe dhe si ne asnje himn
tjeter te botes, himni yne ekzistues eshte nje me flamurin tone
kombetar. Ky binom shprehet qe ne titullin e poezise se himnit “Betimi
mi flamur”, qe sie e perseritem eshte nje akt e fakt etnikerisht
shqiptar. Nisur nga ky veshtrim, himni eshte edhe kenga e flamurit dhe
njekohesisht edhe kenga jone zyrtare. Per veeorite e popullit tone,
popull i ndare ne kater shtete, faktor i bashkimit kombetar, faktor i
“prishjes” se kufijve artificiale, faktor i unifikimit etj, ka qene
edhe flamuri dhe himni yne i njejte. Per sa me siper, e udhes do te
ishte qe te presim kohe me te qeta, kohe gjakftohta te cilat do te na
ndihmojne qe te rishikojme te gjithe se bashku, me qetesine dhe
maturine e duhur gjerat te cilat mund te ishin bere ndryshe, ku nje
nder gjerat mbase do te ishte edhe himni.

Deri atehere, himni i vertete i shqiptareve apo “Avazi yne kombetar”,
sie shprehet Konica do te jete ai qe do te njihet, do te kendohet dhe
do te respektohet nga te gjithe shqiptaret, ashtu sie eshte shkruar ne
nenin 14, pika 4 te Kushtetutes: Himni Kombetar eshte “Rreth flamurit
te perbashkuar”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Himni Kombetar   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Himni Kombetar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ARTA HYSI:HIMNI I FACEBOOK-ut
» NE SHENJE TE 5 (PESEVJETORIT) TE VDEKJES, KUSHTUAR ATDHETARIT TE PAEPUR PER LIRI E BASHKIM KOMBETAR, SI DHE VETERANIT TE MJEKESISE:-Dr.Burhan Pasholli

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Historia-
Kërce tek: