Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kombëtarja, nisin ditët anti-Portugali

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
H.iT
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

MesazhTitulli: Kombëtarja, nisin ditët anti-Portugali   Sat May 30, 2009 2:13 am

Kombëtarja e Shqipërisë nisi ditët anti-Portugali, duke filluar së pari
me akomodimin në rezidencën e hotel “Durrah” dhe seancën e parë
stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri të përfaqësueses, kroatit
Josip Kuzhe.

Të premten nën urdhrat e pasuesit të Ari Hanit ishin vetëm
futbollistët që luajnë në kampionatin shqiptar, por dhe Hidi,
Bylykbashi, Bulku e Vangjeli, që luajnë në Ukrainë e Greqi.
Ansi Agolli, kampioni i dyfishtë i
Tiranës, dhe një nga protagonistët e barazimit 0-0 të Shqipërisë të
Portugalisë në Bragë, pohoi: “Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në
Portugali. Pavarësisht se në tri ndeshjet e fundit bëmë një paraqitje
jo të mirë, besoj se do të rigjejmë forca për të përsëritur takimin me
Portugalinë. Duhet të bëjmë më të mirën për skuadrën”.
Mbrojtësi i Vllaznisë, Elvin Beqiri,
një nga lojtarët më përvojë në repartin që pritet të ketë më shumë punë
në ndeshjen kundër Portugalisë tha: “Është vërtet ndeshje e vështirë,
por dhe ne e dimë këtë. Natyrshëm, që kjo varet edhe nga trajneri,
taktikat që do të përdoren në atë ndeshje. Shpresoj të marrim rezultat”.
Migen Memelli, “këpuca e arta” e
sezonit 2008-2009 dhe me një sezon të jashtëzakonshëm e me disa rekorde
në kampionatin, që porsa përfundoi thotë: “Ndihem mirë që jam sërish
pjesë e Kombëtares. Pas një sezoni shumë të mirë dhe një eksperience
të parë me Kombëtaren, besoj se po të aktivizohesha nuk do të vononte
dhe goli me fanellën e përfaqësueses, megjithatë të shpresojmë”.
Dorian Bylykbashi, një nga dy
kapitenët shqiptarë në skuadrat e huaj, elbasanasi te Krivbasi në
Ukrainë e Lorik Cana te Marseja në Francë, tha: “Normale që do të
përgatitemi me seriozitet, pasi kundërshtari është një nga ekipet më të
forta në Europë, për më tepër që nuk e harron lehtë barazimin tonë në
Portugali dhe i duhet me patjetër të fitojë. Personalisht, si unë dhe
Ervin Bulku e Isli Hidi, shokët e mi te Krivbasi jemi në gjendje të
mirë”.
Virtuozi Jahmir Hyka festoi ditët e
fundit dy gëzime, rithirrjen në Kombëtare, por dhe ngjitjen me ekipin e
tij, Mainc 05, në Bundesligën e parë gjermane. “Nëse do ta plotësoja
edhe me një rezultat pozitiv kundër Portugalisë, atëherë do të ishta
njeriu më i lumtur në botë”, - tha 20-vjeçari.
Mesfushori i talentuar i Teutës, Emiljano Vila,
autor i 15 golave në kampionat dhe realizuesi i një golit të parë të
Shqipërisë B në barazimin 3-3 në miqësoren kundër Milanit, edhe pse nga
Durrësi e vetëm një “vrap” nga hoteli “Durrah”, kishte mbërritur i pari
në kryeqytet, për t’u nisur nga Tirana në drejtim të rezidencës së
Kombëtares.
“Është bukur të impenjohesh me Kombëtaren, por dhe një përgjegjësi
e madhe. Është një mundësi shumë e mirë për mua të jem përkrah emrave
më të mëdhenj të përfaqësueses”, - tha Vila, i kërkuar nga Dinamo, por
edhe pjesë e një thashetheme për një transferim të mundshëm te Atletiko
e Madridit në Spanjë.
Portieri i Kombëtares, Isli Hidi, ai
dhe i cili mendohet se do të jetë midis tri shtyllave në ndeshjen
kundër Portugalisë, duke ndjerë edhe përgjegjësinë e rastit, pohoi se
ishte më mirë të fliste pas ndeshjeve me portugezët e Gjeorgjisë, duke
i shmangur komentet e rastit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
 
Kombëtarja, nisin ditët anti-Portugali
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Urime për Ditëlindje!
» Urimet për Ditëlindje nga miqët e mi!
» Hilmi Saraçi: Vrasja e luftëtarëve të Ballit Kombëtar
» URIME DITËLINDJEN SARA
» Faruk Tasholli:KOSOVARËT NGA ZVICRA NGRITËN FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR MBI STADIUMIN E BEOGRADIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Sport-
Kërce tek: