Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kapllani: “Me Augsburgun dua të ringjitem në Bundesligë”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
H.iT
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 493
Filloi me : 20/05/2009
Vendodhja : Kat muj!!Kur Tmuj!!

MesazhTitulli: Kapllani: “Me Augsburgun dua të ringjitem në Bundesligë”   Sat May 30, 2009 2:11 am

Sulmuesi
i Kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, nënshkroi një kontratë
dy-vjeçare me Augsburgun e Bundesligës së dytë gjermane, deri më 30
qershor 2011.



“Më vjen shumë mirë që jam bërë pjesë e Augsburgut. Ka shumë
persona atje që unë i vlerësoj e më bindën për të qenë pjesë e tyre. Me
Augsburgun dëshiroj të arrijmë qëllimet e përbashkëta dhe të zhvillojmë
ekipin”, - citohet Kapllani nga faqja zyrtare e klubit të tij të ri.



Edhe trajneri i Augsburgut, Xhos Luhakei, e vlerësoi shumë blerjen
e shqiptarit: “Me Edmond Kapllanin ne morrëm një sulmues shumë të
rrezikshëm, që ndër të tjera në sezonin 2006-2007 me 17 golat e tij
pati një pjesë të madh në ngjitjen e Karlsruhes në Bundesligë. Jam
shumë i kënaqur, që transferimi drejt Augsburgut u realizua”.



Ish-sulmuesi i Karlruhes, me të cilën mbylli edhe sezonin aktual e
luajti në total 48 ndeshje në Bundesligën 1 (2 gola, asnjë këtë sezon)
e 70 takime të vlefshme për Bundesligën 2 (24 gola), u transferua sipas
mediave gjermane në parametra zero.



Në fakt, nuk është ndonjë humbje e madhe për sulmuesin 26-vjeçar
durrsak, pasi sezonin e ardhshëm si Karlruhe ashtu dhe Augsburgu janë
pjesë e Bundesligës 2, e Kapllani do të provojë emocione të forta kur
do të luajë në përballjet e dyfishta kundër skuadrës me të cilën u bë i
njohur në Gjermani.



Kapllani është blerja e katërt sezonale e Augsburgut, pasi skuadra
e tij e re Firmosi edhe me Jonas De Roeck, Michael Schick und Axel
Bellinghausen për sezonin e ri, duke i dhënë një fytyrë të re ekipit.
Augsburgu përtëriti edhe kontratat me mbrojtësin Andrju Sinkala (deri
në vitin 2011) dhe mesfushorin Elton Da Costa (deri në vitin 2010).



Mediat gjermane nuk lënë pa përmendur faktin, që Edmond Kapllani
është thirrur në ekipin Kombëtar shqiptar për ndeshjen kualifikuese të
Kampionatit Botëror kundër Portugalisë (6 qershor) dhe miqësoren kundër
Gjeorgjisë (10 qershor).



Gazeta lokale gjermane “Aufgsburger Allgemeine” në një portret të
shkurtër të Kapllanit, nuk lë pa përmendur edhe faktin e faqes
personale në internet të Edmondit, një uebsajt shumë simpatik e
tërheqës, pasi sulmuesi karizmatik më një “Bond-Look”, me kostum të zi
e papjon, paraqitet në rolin e një lojtari pokeri, teksa animacionet e
krijuara nga uebmasteri i tij personal (gjerman) e tregojnë atë duke
luajtur “poker”, duke pirë lëng frutash apo më pas duke marrë në dorë
edhe një gazetë.



Edmond Kapllani luajti që nga vjeshta e vitit 2004 për Karlsruhen
(atëherë në Bundesligën 2) dhe me 17 golat e sezonit 2006-2007 e
ndihmoi skuadrën të ngjitej në Bundesligën 1, duke u shndërruar në
idhullin e tifozerisë së qytetit, madje tifozët gjatë festimeve për
rikthimin e Karlsruhes i dedikuan edhe një strofë të veçantë në një
këngë për klubin si dhe shpalosën një banderolë të shkruar në gjuhën
shqipe “Faleminderit Kapllani”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.erriscanamusa.webs.com
 
Kapllani: “Me Augsburgun dua të ringjitem në Bundesligë”
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Sport-
Kërce tek: