Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Teknologjia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Teknologjia   Sat May 30, 2009 12:52 am

Interneti dhe Kompjuteri


F
illimet e internetit i perkasin viteve 60 si perpjekje e ushtrise
amerikane te lidhte me Rrjet /Networks bazat e saj neper Amerike. Me
pas filluan universitet me njera-tjetren dhe me vone universitet
sherbyen si ISP per studentet dhe profesorat, kjo me qellim te behej
nje shkembim sa me i madh informacioni. Rreth viteve 70 filloi dhe
komercializimi i internetit por mund te dergohej vetem posta
elektronike dhe ishte shume e shtrenjte. Ndersa nga vitet 90 pati
Boomin e vete me komercializimin e plote, firma te nisura fillimisht me
dy vete dhe me kapital pre 500000$ pushtuan bursat e botes dhe punesuan
me mijera vete. P.sh. Yahoo filloi ne ’90 nga dy vete (japonez) me
kapital fillestar prej 1000000$ dhe tani vlefta e saj është mbi
300000000$ ne burse.
Rruga e krijimit të internetit Rrjeti ARPA
Zanafilla
e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin
"internet" rrjedhë nga koha e luftës së ftoftë në vitet ´60-ta. Si
iniciatorë të një rrjeti të tillë janë qarqet ushtarake te ShBA-ve të
cilët nga disa prezantues në internet sot, kritikohen për mbajtjen
sekrete të internetit.Që në fillim të viteve ´60-të, ushtarakët
amerikan mendonin se si ti mbronin informatat e mbledhura edhe në raste
të ndonjë sulmi atomikë nga kundërshtarët. Si zgjedhje më e mirë e
këtij problemi shikohej një rrjetë elektronike. Në këtë rrjetë duhej që
të njëjtat të dhëna të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin ndër
kompiuterë që gjendeshin në largësi. Në rast ndryshimi apo futjeve të
reja të të dhënave, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë
kompiuterët e lidhur në atë rrjetë. Secili nga kompiuterët e lidhur
duhej të komunikonte në disa lidhje me kompjuterët tjerë. Vetëm në këtë
mënyrë ishte i mundëshëm vazhdimësia e komunikimit në rast të
shkatërrimit të ndonjërit nga kompiuterëve ose këputjes së ndonjë
lidhje. Sidoqoftë në vitin 1964 Forcat Ajrore të ShBA-ve angazhojnë
firmën RAND Corporation për ndërtimin e projektit të quajtur "Rrjeti i
decentralizum". Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e
njoh paraardhës i internetit. Për shkak të shumë vështersive ky projekt
nuk u realizua, vete ideja për një "rrjetë të decentralizuar" ku bartja
e të dhënave bëhet në formë paketash mbeti në kokat zhvilluese. Qendra
shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), që nga viti 1958
shërbente për zhvillimin shkencorë për ushtrin amerikane, vendosi që më
1966 të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin ARPA. Me këtë rast ideja për
"rrjetin e decentralizuar" u zhvillua edhe më tej dhe mori një formë
paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969 në rrjetin ARPA-Net ishin të
lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë në ARPA-Net ishin të lidhur
40-të llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë ARPA-Net ishte
një rrjetë i mbyllur. Nga ky rrjetë i mbyllur ARPA-Net do të ndërtohej
më vonë rrjeti i internetit. Te arriturat shkencore
Ideja
për lidhjen e llogaritësve në një rrjetë, ishte interesante jo vetëm
për qarqet ushtarake por edhe për ato shkencore. Në të vërtet për
shkencëtarët nuk ishte shumë interesante mundësia e sinkronizimit të të
dhënave ndër kompiuter, porse vetë bartja dhe shkarkimi i të dhënave
nga një kompiuter në tjetrin. Pasi që ARPA-Net kishte një aftësi për
t´u hapur nuk ishte problem për të zgjeruar edhe në fushat tjera. Më
ndihmën e këtij rrjeti shkencëtarëve, që në vitet e `70 ju epej
mundësia e shkarkimit të informatat nga institutet e lidhura në
ARPA-Net .Numri i llogaritësve të lidhur në këtë rrjetë rritej
dita-ditës, llogaritësit e lidhur kishin sisteme të ndryshme operative.
Llogaritës të fabrikantëve të ndryshme, unix e më vonë edhe kompiuterët
personale filluan të lidhen në këtë rrjetë. Disa nga këta llogaritës
kishin lidhje të drejtpërdrejtë ndërsa të tjerët lidheshin me ndihmën e
telefonit dhe të modemit. Me këtë paraqitet nevoja e një
protokollimi të ri të bartjes së të dhënave. Ky protokoll duhej të mos
jetë i bazuar në sistemin operativ të kompiuterve të lidhur dhe
shpejtësinë e bartjes së informatave. Si rezultat i kësaj nevoje lindi
protokolli TCP/IP, më këtë u bë edhe i mundëshem bartja e informatave
në rrjetin ARPA-Net në mënyrë të standardizuar për të gjithë
llogaritësit e lidhur në këtë rrjetë.Merita shkencore në
ARPA-Net kanë edhe studentët, të cilët e zbuluan këtë rrjetë në mënyrën
e vet. Dëshirë e tyre ishte një tablo informative ku bëhet këmbimi i
informatave në mes tyre. Si rezultat i kësaj pune krijohet i
ashtuquajturi "Usenet " (rrjeti i përdoruesve). Me këtë u vendosë edhe
një gurë në ndërtimin e internetit.Rrjeti i rrjeteve
Nevoja
e dallimi të botës shkencore dhe asaj ushtarake të lidhur në ARPA-Net,
për shkak të sekreteve ushtarake solli që në fillim të viteve `80 nga
ARPA-Net të ndahet rrjeti ushtarak Mil-Net, ndërsa ARPA-Net mbete në
duar të shkencëtarëve. Në pjesën civile të këtij rrjeti në vitet ´80,
bëhet katapultimi i numrit të kompiuterve të lidhur në të. Shkaktar i
rritjes së numrit të lidhjeve, merret organizata amerikan National
Science Foundation (NSF). Kjo organizatë arriti që të gjithë
llogaritësit e qendrave të rëndësishme shkencore në ShBA të i lidhë në
këtë rrjetë. Kështu me këtë lidhje u bë e mundshme që nga rrjete të
vogla të kyçen në rrjetin e madh dhe nga ai në ndonjë rrjetë apo
kompiuteri tjetër. Me këtë edhe u krijua "rrjeti i rrjeteve" për të
cilin për një kohë të shkurtër merr dheun fjala "internet" . Me këtë
edhe fjala ARPA-Net u largua nga kokat e njerëzve rreth viteve ´80.Në
të njëjtën kohë në Evropë ndiqeshin zhvillimet në këtë drejtim. Mirëpo
ato ishin të bazuara në Normat ISO. Pasi që modeli amerikan TCP/IP nuk
ishte normë e ISO-së ata edhe nuk e pranonin atë. Në vitin 1986
themelohet organizata RARE (Réseaux Associés pour la Recherche
Européenne) me qëllim të koordinimit të iniciativave për krijimin e një
sistemit të lidhjeve të kompiuterve në nivelin Evropian. RARE lancoi
projektin evropian COSINE (Cooperation for an Open Systems
Interconnection Networking in Europe ) per kete qellim.Inciativa
evropiane ju përkulë suksesit të TCP/IP-së në Amerikë dhe më në fund
vendosen për të krijuar një rrjetë multi-protokollar që ndër të tjera e
pranonte protokollin TCP/IP. Ky sistem i lidhjes u emërtua EuropaNet
dhe në të u lidhen qendra të ndryshme shkencore të Evropës.Tani
më ekziston lidhja transatlantike e Evropës në Backbone të ShBA-së.
Koordinimi i komunikimit në internet për zonën Evropiane ju besua
organizatës RIPE (Réseaux IP Européens). Edhe në Evropë ekziston
sistemi lidhja e rrjetit me nënrrjetet dhe quhet Ebone (Europëischer
Internet-Backbone). Firmë e cila për shkak të bankrotit u desh të
mbyllet në vitin 2002. Në kontinentet tjera ka iniciativa dhe zhvillime
të ngjashme me ato të Evropës.Sot kur ne themi "Internet "
atëherë nënkuptojmë jo vetëm thjeshtë një rrjetë por sistemin :lidhjen
e rrjeteve të ndryshme të vogla, organizatave, institucioneve etj të
lidhura në Backbone. Te gjithe e keni degjuar fjalen URL dhe
WWW. Por c’do te thote kjo fjale URL – Uniform Resource Locators qe
s’është asgje pervetem se adresa e nje faqe ne internet qe permban
informacionin e shkembyer standart te shprehur me Http:// (HyperText
Transfer Protocol) qe ju shkruani ne cdo adrese qe doni te shihni ne
Internet. Hypertext do te thote nje tekst i rregjistruar ne nje forme
elektronike me lidhje referative ndermjet faqeve. Kuptoheni Internetin
si nje qytet te madh qe ka shume banesa, ca pallate, rruge, trafik,
shtepi te bukura dhe te shpifura, reklama neper rruge dhe matrapaz qe
duan te te tundojn te vesh ne faqet e tyre dhe te shesin dicka, ka
shtepi kurvash dhe reklama te felliqura, ka edhe xhami dhe kisha, teqe
dhe sinagoga, tempuj budistesh dhe orgjish. Imagjinoni Tiranen me
plehra, ndyresira dhe njerez te felliqur qe mezi presin te shkruajn
llafe te poshtra neper dhomat e bisedave (chatrooms), rruge me gropa
(me keto ne Internet kuptohen lidhjet e cala te disa ISP-ve).Pra shkurt
ka cdo gje te mire edhe te keqe por e rendesishme është te dish adresen
njesoj sic duhet te dish adresen e shtepis qe te vesh. Pa adrese nuk
vete gjekundi. Ndersa me te pyetur shkon ne Stamboll thote populli dhe
me te pyetur ne Internet (d.m.th me search/kerkim) shkon edhe ne Hene
pasi Stambolli ne Internet nuk është vetem se nje klikim ne
www.instabul.com.tr larg.Cfare është WWW
(World Wide Web)? Eshte bota jone virtuale, Rrjeti i Pergjithshem
Boteror. Imagjinoni nje rrjet merimange gjikande qe vazhdon te thuret
edhe ne momentet qe ti po lexon kete. Merimanga e ka trupin ne ShBA dhe
kembet e saj gjithandej neper bote.Mund te keni ndegjuar edhe per FTP
(File Transfer Protocol) standarti i percimit te skedarve qe programi
skedar-percues duhet te mbështës kur dergon skedar ne nje server
interneti.ISP -
(Internet Service Provider) është serveri qe mban faqet dhe na ben te
mundur lidhjen me internetin nga shtepia.Serveri është nje komjuter qe
te ben ty te mundur lidhjen me internetin. Pra vetem nje mbështëtes qe
vete është i lidhur me nje server tjeter dhe ai tjetri vete me nje
tjeter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Re: Teknologjia   Sat May 30, 2009 12:53 am

Hosteri -
(pritesi) ai server qe mban faqen tende ne internet dhe qe ben te
mundur qe edhe te tjeret ta shohin. Kuptoheni si nje dyqan me qira qe
duhet te paguani qiramarresin.XHTML
- (extended HyperText Markup Language) dhe XML (eXtensible Markup
Language) jane standarte te reja per krijimin e faqeve, por versione te
reja te HTMLIntranet - është
nje rrjet privat kompjuterash me hyrje te kufizuar vetem per nje
organizat por qe perdor te njejtat rruge dhe forma pune qe ka edhe
Interneti. Mbrapashtesa .com ne adrese do te thote commercial dhe është
per faqet me qellime dhe permbatje tregtare, org. do te thote
organization, .edu do te thote education dhe është pra per universitet
dhe shkollat.Protokolli TCP/IP
Për
bartjen e të dhënave digjitale në çdo rrjeti të ndërtuar së paku nga dy
kompjuter dhe një lidhje transmetuese e informatave nevojitet
protokollimi i të dhënave. Nëse ky protokollim standardizohet për disa
rrjete, atëherë kemi të bëjmë me një sistem të rrjeteve që quhet
internet. Sot, c´do transportim (bartje apo shkarkim) i të dhënave nga
fletat elektronike, E-Mail, FTP-së ose transportimet nga ndonjë Telenet
i largët, zbërthehen në të ashtuquajtura "paketa" dhe protokollohet me
protokollin TCP (Transmission Control Protocol) (Protokolli i
transmetimeve të kontrolluara). Në këtë protokoll futen të dhënat mbi
paketë dhe të dhënat e adresuesit IP (Internet Protocol)(Protokolli i
internetit).Gjatë kërkimit të ndonjë flete elektronike në
internet apo postes elektronike E-Mail, ju dërgoni të dhëna në rrjetë.
Këto të dhëna zbërthehen në paketa. Paketat në vete kanë të dhënat për
adresën se ku duhet të mbërrijnë dhe numrin e radhës në të dhënën e
dërguar në rrjetë.Për arritjen në adresën e saktë, të paketës
dhe në radhën e duhur brenda të të dhënës së dërgua në rrjetë,
përkujdeset protokolli TPC. TCP-ja përkujdeset që paketat të
transportohen në adresë të saktë dhe sipas radhës së duhur. Pasi që të
kenë mbërri të gjitha paketat në adresën e dëshiruar mbyllet procesi i
transmetimit (bartjes ose shkarkimit).Sikurse telefonat që në
rrjetin telefonikë lajmërohen me një numër të paracaktuar nga qendra,
po ashtu edhe çdo llogaritës që kyçet në internet ka një numër të
quajtur Adresa IP. Llogaritësit të lidhur në rrjetë quhen Host ose
Llogaritës Host. Kështu, kur ju kyçeni me kompjuterin personal në
rrjetë, qendra e juaj, ju lajmon aty me një Adresë IP. Keto qendra në
terminologjinë e përdorur sot i quajnë Provider. Qendra ka llogaritës
Host, në të cilin lajmërohet kompjuteri juaj dhe nga aty merre një
Adresë IP statike me të cilën lajmëroheni në llogaritës tjerë. Disa
qendra të mëdha kanë funksionet shërbyese që ju mundësojnë klientëve të
tyre një lajmërim (Adresën IP) dinamikë. Me këtë shërbim ju mundësohet
prezantimi i ndryshëm i Adresës IP të kompjuterit tuaj në rrjetet
tjera. Mirëpo lajmërimi juaj në qendër është i njëjti edhe pasi të jeni
ri lajmëruar në qendër, porse për rrjetet dhe llogaritësit tjerë në
rrjetë, qendra do të prezantojë një Adresë IP tjetër nga ajo para. Për
një gjë të tillë klientit i nevojite një program (software) që pranon
protokollin TCP/IP. Në sistemin operativ MS Windows p.sh. është nënë
regjistrin e Windows dokumenti winsock.dll.Database
Database i Filmit Shqiptar
(AMDB) është një database në internet i informacionit për aktorët,
filmat, filmat televizivë, dokumentarët, dhe filmat vizatimorë. AMDB
është pronë e Logoreci.com. Ky database është krijuar sipas idesë së
Pjerin Logorecit dhe realizuar nga një grup i drejtuar nga Niki
Logoreci. Ky është i pari database në internet për filmin shqiptar.Në
këtë database ju mund të kërkoni: Filmat,(filmat artistike e filmat
televizivë, dokumentarët, dhe filmat vizatimorë) dhe sigurisht aktorët
dhe krijuesit e filmit. Gjithashtu ne database dhe faqet e tjera ju
mund të shihni fotografi nga filmat.Internet Movie Database
(IMDb) është një bazë të dhënash (database) në internet, ku janë
memorizuar detaje të hollësishme nga shumë filma, seritë, lojrat
vizuale dhe videofilma nga bota, si dhe persona që kanë luajtur dhe
kontribuar për prodhimin e tyre.Në arkivin e IMDb-së gjenden një pjesë
e madhe e gjithë filmave të kinemasë dhe shumë filma televizivë, të
cilët janë xhiruar qysh prej fillimit të kinematografisë.Yahoo! Movies
është një bazë të dhënash (database) në internet, ku janë memorizuar
detaje të hollësishme të shumë filmave nga bota, shërbim ky i ofruar
nga Yahoo! Inc.David Filo dhe Jerry Yang projektin e tyre filluan që në
vitin 1994 kur edhe ishin kandidatë për enxhinerinë elektrike në
universitzetin e Stratfordit. në atë kohv ata filluan të krijonin lista
të nyjeve (linqeve) favorite. Pasi që pas një kohe këto lista u bënë të
gjata ata i ndanë në kategori, pasi që edhe kategoritë u bënë të
stërmbushura ata i ndanë në nënkategori dhe kështu që në atë kohë
koncepti bazik i Yahoo! Inc. kishte lindur.Emri Yahoo! është shkrutesë
nga "Yet Another Hierarchical Officious Oracle!" emëruar nga
themeluesit e sajë.Yahoo! një milion "goditjet" (hits) e para në një
ditë i arriti që në vitin 1994 kur dhe kishte filluar të stërmbushej me
materiale.Projektuesit e kategorive dhe të projektit në vitin 1995 duke
parë trafikun e madhë në faqen e tyre e dinin se kishte potecial
biznesi kështu që themeluan korporatën Yahoo! me kapital fillestarë 2
milion dollarë. Google
Internet
koroprata Google.com u themelua në vitin 1998 nga Larry Page dhe Sergey
Brin të cilët zhvilluan pjesën programore të motorit të tanishëm të
kërkimit Google.Pas suksesit të madhë të arritur me motorin e kërkimit
kjo korporatë bëri globalizimin gjuhësorë të programit të vetë si dhe
filloi ofrimin e shum shërbimeve tjera në brendi të aktivitetit
kryesorë, dmth. ofrimin e mundësisë për gjetjen e shpejtë të
informatave.Google Inc. (NASDAQ:GOOG) tani është korporata më e
suksesëshme në internet me $1.919 miliardë të paraqitura në çerekun
fundit të vitit më 31 Dhjetor 2005,me një rritje prej 86% krahasuar me
çerekun e njejtë të vitit 2004. (Burimi i të dhënave: MOUNTAIN VIEW,
Calif.-31 Janar, 2006 – Google Inc.)Kjo korporatë ka përdorur
shume me sukses elementet e marketing miksit duke bër konkurente nga
Microsoft Inc. e cila për një kohë të gjatë merrej si një monopol
natyral dhe thuajse i pa thyeshëm.Gmail
është pjesë për shërbime të postës elektronike ofruar nga korporata
Google Inc.Edhe pse Gmail ose Googlemail si shërbim nuk daton herët
arriti shumë shpejt të bëhet i njohur ndër shfrytëzuesit. Shkaku i
arritjes së një popullariteti të shpejt ishte thjeshtësia, njëkohësisht
lidhja në Googlepages (shëbim për krijimin e faqes personale) e më së
shumti hapësira e madhe e kutisë postale me mbi 2793 MB (regjistruar më
13 dhjetor 2006) dhe gjithnjë në rritje e sipërGoogle Earth
(ang. gugël ërth ~ tokë hulumtimi) është nje program i shkarkueshem
falas qe ben te mundur vezhgimin ne hollesi te lemshit toksor. Eshte
softuer i Google Inc. qe krijon nje imazh virtual te tokes duke
perdorur fotografi satelitore, ajrore dhe te dhena te ruajtura
topografike te tokes.Funksionon ne keto sisteme operuese: microsoft
windows 2000, xp, linux, MAC OS X dhe FreeBSD.Google Pages
është një nga projektet e Google lab që mundëson krijimin e faqes
personale. Fillimisht ky shërbim është me një html editues shum të
thjeshtë dhe me një mundësi aplikimi shumë të kufizuar, edhe pse për
fillestarët e fazës më të parë të ndërtimit të një faqe interneti është
një lehtësim shumë i madh.Përparësia e googlepags ndaj një labori
tjetër për ndërtimin e faqeve personale është lidhja direkte e
edituesit të faqes me postën elektronike, pra me të njejtin regjistrim
të postës elektronike (psh: emrijuaj@gmail.com) keni dhe mundësi për
ndërtimin e një faqeje personale (psh:
http://emrijuaj.googlepages.com), pastaj përparësi tjetër është futja e
drejtëpërdrejt e nyjeve tuaja, ose faqes suaj në përgjithësi, në
motorrin e kërkimit Google Search si dhe krijimi i faqes është pas
asnjë reklamë.YouTube Inc.
është një korporatë amreikane themeluar nga Chad Hurley, Steve Chen dhe
Jawed Karim më 14 Shkurt, 2005. Në Nëntor 2005 ata fituan kapital nga
Sequoia Capital kështu që në muajin Dhjetor definitivisht u lëshua në
shfrytëzim.Nga kjo kohë Chad Hurley dhe Steve Chen mbeten si antarë të
parë të bordit të udhëheqjes së kësaj korporate, pra njohur si CEO -
shefa ekzekutiv.Për një kohë prej një viti kjo koproratë arriti të
bëhet një nga kompanitë më të mëdha në rrjetin e internetit në branshin
e lansimeve mediale. Tani ( 11 Tetor, 2006) kjo media qendër peshon mbi
70 milion video dhe 1.65 miliard Dollar amerikan (ofruar dhe blerë nga
Google Inc.) Peer-to-Peer
Peer-to-Peer
është një model tranferimi nga një kompjuter në një tjetër i të dhënash
midis dy ose më përdoruesve të rrjetit zakonisht pa kalimin e këtyre të
dhënave nëpërmjet një kompjuteri të tretë. P2P i cili ështe shkurtimi
për Peer-to-Peer, ka lindur për të mbrojtur përdoruesit të cilët
shperndajnë të dhëna në mënyrë të paliçensuar. Mbrojtja qendron në
anonimitetin e dy përdoruesve dhe të dhënave që ato ndajnë duke qënë se
asnjë institucion i tretë ose person nuk mund të ndërhyjë në lidhjen
midis dy kompjuterave pa thyer ligjet e privacy-s.File sharing është një program të Peer-to-Peer.BitTorrent
është një File Sharing-program (P2P) paisje për shperndarje te
skedareve e shkruar nga programuesi Bram Cohen. Me BitTorrent, skedarët
ndahen në pjesë të vogla, zakonisht një çerek megabajt. Kur pjesët të
jene shperndare tek PEERS, ato mund të ribashkohen në makinen kërkuese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Re: Teknologjia   Sat May 30, 2009 12:53 am

Çdo peer përdorë lidhjen më të mirë deri te pjesët që i mungojne duke
ofrouar në të njejtën kohë ngarkim për pjeset që veq i ka shkarkuar.
Kjo metodë ka treguar rezultat veçanërisht në tregëtimin e skedareve të
mëdhenj sikur videot apo kodet burimore të softuerit. Në shkarkimin e
zakonshëm, kërkesat e larta shpiejnë deri te "fytet e pakalueshme" për
shkak të kufijve(caqeve) të serverit host. Me BitTorrent, kërkesa e
lartë në fakt do të shpejtoje tejçimin pasi që më shumë “farë” (ang.
seed) të dosjes së plote i ofrohen grupit. Cohen thotë që për skedar të
popullarizuar BitTorrent mund të përkrahë përafërsisht një mijë herë më
shumë shkarkime se HTTP.BitTorrent e zvogelon ngarkesen e
serverit,sepse perdoruesit zakonisht e shkarkojne skedarin prej
perdoruesve te tjere e jo serverit.. Per te shperndare nje skedar
nepermjet BitTorrent-it, perdoruesi krijon nje skedar .torrent, skedare
i vogel "tregues", i cili permbane:Emrin e skedarit, madhesine, dhe
hash-in e çdo blloku në skedare (i cili ndihmon për vertetesimin e
identitetit te skedarit) Adresen e serverit “tracker”eMule
është një File Sharing-program për këmbimin e filmave, programeve,
lojrave e gjërave te ngjashme të PC. Përdoret në Evropë nga një numër i
madh i këmbyesëve të programeve, filmave, muzikës, lojrave.MSN Messenger
MSN Messenger
është dialoguesi i firmës Microsoft (MSN-it) i cili u lëshua në
përdorim në korrik të vitit 1999, si platformë për biseda mes
personave. Messenger është sistemi për mesagjeri i atypëratyeshëm dhe
për shikim-konference e Microsoftit. Klienti për MSN Messenger është
shperndar me version te ri se Windowsit, ate qe ka dermuar shum
popullor perfundsishte. Ai është i thirrur shpesh thjeshtsisht MSN,
edhe pse e perban vetem nje pjese te rjetë MSN.Per te perdorur MSN
Messenger, nuk është e nevojshem te keni nje korespondence ne Hotmail
por duhet nje kont ne Microsoft Passport. Adressa e korespondences
elektronike është pra identifikimi i perdoruesve ne kete sistem te
Mesagjerise.Disa programe jan krijuar qe te lejojne perdoruesve
te perdorojne rejten e MSN Messenger pa e perdoruar klientin zyrtar.
Ndermjet tyre, e gjejme :aMSN Alvaro's Messenger, ose Another MSN
messenger clone. Percaktojme gjithashtu qe AMSN është disponibel nen
Linux, BSD, Windows dhe Macintosh. Perkthimi nen gjuhen shqipe është i
mundshem ne aMSN.
Trillian Gaim nje projekt burim farke për Windows, Unix.
Kopete për Unix
Miranda_IM
Fire për Macintosh
Adium X për Macintosh
eshte gjithashtu e mundshëm qe te hyn ne lidhje ne rejte MSN Messenger
nga semti i MSN Web Messenger . Ky semte nuk perdor thirrje Java dhe
nuk nevojit qe klienti MSN Messenger t'është vendosur, nga me, ai është
i pajtueshëm me Internet Explorer & Mozilla Firefox.Shkarkimi i
mund te behet nga fleta zyrtare dhe nga fleta te tjera elektronike qe e
ndihmojne Mikrosofti. Qe nga data 6 prill 2005, MSN Messenger është i
dispozuar ne versionin Ky program freskohet, nje freskim i tij është
bere ne Messenger Plus! dhe me pjeset StuffPlug..Webbrowser
apo Shfletues interneti (Browser angl. për Shfleto) është program i
kompjuteritpër shikimin e faqeve të Internet-it. Përkrah HTML është
shfletuesit i tregojnë edhe dokumente të ndryshme si Word.Microsoft
është firma më e madhe në mbarë botën për prodhimin e softuerit me
qendër në Redmond, një paralagje e Seattle (Washington). Kjo ndërmarrje
u krijua në vitin 1975 nga Bill Gates dhe Paul Allen. Emri „Microsoft“
qëndron për "Microcomputer-Software" dhe u përdor për herë të parë në
një letër të datës 29 nëntor 1975 nga Bill Gates drejtuar Paul Allen.
Më 26 nëntor 1976 u regjistrua „Microsoft“ si markë e mbrojtur.Teknologji e informacionit
Është
term me të cilin përfshihen të gjitha teknologjitë që përdoren për
krijimin, përpunimin, ruajtjen, transmetimin, këmbimin dhe përdorimin e
informacioneve në të gjitha format e saj, siç janë: shënimet e
biznesit, konverzacionet gojore, fotografitë, pikturat, prezantimet
video dhe format tjera, duke përfshirë edhe ato ende të pa krijuara.
Kështu i definuar, ky term më së miri integron elektronikën,
telekomunikacionin (telecommunications), informatikën (informatics),
Internetin dhe mediumet (media), kurse mund të përdoret në njëjës dhe
shumës.Një rrjet kompjuterik
është një grup kompjuterash autonomë të ndërlidhur me ndihmën e një
teknologjie të caktuar. Dy kompjutera quhen të ndërlidhur nëse janë të
aftë të shkëmbejnë informacion midis tyre. Lidhja mund të realizohet me
anën e kabllove elektrikë, fibrave optike, mikrovalëve, rrezeve infra
të kuqe apo me anën e satelitëve. Rrjetet kanë forma dhe madhësi të
ndryshme.Kompjuter
quajmë një mekanizëm të automatizuar i cili transformon një njësi
impulsive (quajtur informacione, të dhena në hyrje) në një tjetër ose
krijon një njësi të re (quajtur e dhënë, informacion në dalje).
Funksionaliteti i kompjuterit është rezultat i një kombinimi të
mirfilltë efektiv në mes të elementit softverik dhe hartverik.Ka tre
lloje kompjuterash: analogë, shifrorë (ose sic quhet ndryshe dixhitalë)
dhe hibridë.Bluetooth
Emri Bluetooth rrjedhë nga mbreti Danez Harald Blatand (Bluetooth= dhëmbi i kaltër) që kishte sunduar në shekullin e X.Edhe
nëpërmjet kësaj teknologjie bëhet bartja e datave në mënyrë komfore,
pra pa ndonjë kabël. Iniciator standard kanë qenë Nokia dhe Ericson dhe
kanë etabluar me sukses tek komponentët si Mobil telefona, Headsets,
PDA-s etj.Bluetooth i takon padyshim Wirelees familjes ku munden
në të njëjtën kohë të lidhen maksimal 8 komponenta me një transferim të
Datave prej 1Mbit/s në një largësi prej 10 metrave.Komponentë të
ndryshme që shfrytëzojnë Bluetooth janë si: Bluetooth-USB komponentë
(si PC, Mobil Phone, Organizier, Printer). Bluetooth PC-Card,
ISDN-Modem me Bluetooth, Mobil telefonat me bluetooth, bluetooth PDAs,
bluetooth
printer, scanner, bluetooth headset etj.Bluetooth përdor 2,4GHz
frekuencat por nuk është e njëjtë me WLAN dhe kushton më e lire se sa
WLAN.Wireless
Rrjetat Kompjuterike pa Kablo
Telefonia
mobile është çdo kund rreth nesh. A na pret diç e ngashme edhe në
fushën e rrjetave kompjuterike? Komunikimi pa kabllo është gjithnjë e
më i pranishëm edhe në këtë fushë, e trendi në rritje edhe më i
theksuar. Shkaku kryesor për këtë është pranimi i standardit IEEE
802.11 për Ethernet pa kabllo (Wireless Ethernet), pranimi i të njëjtit
nga një shumicë e madhe prodhuesish, si dhe zhvillimi teknologjikë sa i
përket shpejtësisë dhe sigurisë së komunikimeve pa kabllo. Pasi që kemi
të bëjmë me një teknologji jo mjaft të njohur, te shfrytëzuesit, në
njërën anë është prezent mosbesimi, e në anën tjetër kërkesat jo reale.
Me këtë tekst duam t’ju afrojmë botën e Wireless LAN rrjetave (WLAN)
dhe të japim përgjigje në pyetjet më të shpeshta lidhur me to. Këto
pyetje kanë të bëjnë me mundësin e aplikimit, mënyren e integrimit të
rrjeteve pa kabllo në rrjetat ekzistuese me kabllo, për atë se nga çka
varet mbulushmëria maksimale si dhe sa është i sigurt komunikimi.Çështjet e sigurisë
Pyetja
e shtruar më së shpeshti kur kemi të bëjmë me WLAN rrjetet është
çështja e sigurisë së tyre. Ndoshta kjo do t’ju habis, mirëpo, shumë
ekspert për qështje sigurie mednojne se WLAN rrjetat janë më të sigurta
se rrjeta me kabllo. Për këtë ekzistojnë argumente të forta, e mos të
harojmë se edhe rrjetat me kabllo kan pjesën e vet pa kabllo, emitojnë
valë të intensitetit jo të vogël, sidomos UTP rrjetat e sotme. Kur kemi
të bëjmë me sigurinë, dallimet kryesore në mes rrjetave LAN dhe WLAN
rrjedhin nga niveli i tyre fizik. Nuk do të merremi me dobësitë e LAN
rrjetavepor do të shqyrtojmë shkurtimisht disa mekanizma sigurie që
disponojmë tek WLAn rrjetat, e që nuk i hasim në botën e rrjetave me
kabllo. Të përmednim sërish që vet teknologjia Spread Spectrum, siç
thamë më parëi, garanton shkallë të lartë sigurie. Përveq kësaj shumë
Wireless paisje kan të integruar opcionin për enkriptim. IEEE 802.11,
si standard ka tekniken e sigurisë të njohur si Wired Equivalent
Privacy (WEP) e cila bazohet në përdorimin e qelësit dhe algoritmit RC4
për enkriptim. Shfrytëzuesit të cilët nuk e dinë qelësin nuk mund ti
qasen WLAN-it. Pasi që enkriptimi shumë lehtë implementohet në WLAN,
kemi si rezultat numër të madh prodhuesish të pavarur të specuializuar
për WLAN Security programe. Që dikush ti qaset WLAN rrjetit duhet ti
ketë disa informata si: brezin frekuencorë, kanalin dhe nënkanalin e
shfrytëzuar, qelësin e sigurisë dhe fjalëkalimin për autentikim dhe
autorizim të shfrytëzuesit. Duhen më shumë shënime se te rrjetat
klasike me kabllo, çka i bënë WLAN rrjetat mjaft të sigurta. Është
interesante të përmendim se komunikimi infra i kuq IR ofron siguri të
madhe në nivelin fizik, pasi që IR valët nuk kalojnë nëpër objekte të
forta, siç është murri. Kjo zvogëlon mundësinë e aplikimit por garanton
që rrjeta e formuar brenda një hapësire mund të jetë e izoluar në
mënyrë të përkryer nga bota e jashtme.Informatika
Termi
informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze
“informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique
(automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe
Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit.
Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit
informatikë."Informatika është shkencë që merret me përpunimin
automatik të informacioneve me kompjuter (computer), ku me përpunim
nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse (input
devices) dhe shndërrimi i tyre në sinjale (signal); transferimi i tyre
nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit (BUS) me teknika të
ndryshme; deponimi në memorie (memory); përpunimi nga pajisjet qendrore
(CPU) me ndihmën e softuerit adekuat (software) dhe në fund, shndërrimi
i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga
pajisjet dalëse (output devices)". Informatika është shkencë:
- e analizës teorike dhe konceptimit të sistemeve informatike Informatika teorike,
- e formimit organizativ dhe teknik të sistemeve informatike - Informatika e sistemeve ose Informatika praktike dhe
- e realizimit të sistemeve informatike, sidomos e realizimit të komponentëve teknike (Hardware)- Informatika teknike Detyra
e informatikës qëndron kështu në përpunimin e të dhënave në lidhje me
një problem praktik, informacionet që nevojiten për zgjidhjen ose
trajtimin e vetë problemit. Mjeti themelor teknologjik në të cilin
bazohet informatika është Përpunuesi Elektronik. Çdo kompjuter, nga më
i fuqishmi deri tek më ekonomiku, është i përbërë nga dy elemente
themelore: hardware dhe software. (hard = i forte, i rëndë; soft = i
butë, i lehtë ware = përbërës). Me termin hardware (shpesh shënohet
vetëm me HW) tregohet çdo paisje fizike, pjesë e kompjuterit si për
shembull (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njësite hyrësë dhe
dalëse etj.) Nga ana tjetër me termin software tregohen programet që
përdoren në kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe që nëpërmjet
informacioneve të ruajtura nga hardwari, prodhojnë rezultatet e
kërkuara nga përdoruesi.Hardware

parë përcaktonte termi Hardware në Anglisht copa metali,me të cilat
forcoheshin prodhime druri,me qëllim për të rritur cilësine (forcën,
përdorimin e jetëgjatësine) e tyre. Sot përdoret Hardware [Harduer]
ndër të tjera për Pajisje përbërëse në një Sistem Kompjuterik
(Njehsor). Këtu hyjnë të gjithë grupet ndërtuese (Procesori,Kujtesa
RAM,etj.) dhe aparatet rrethuese. Më thjeshtë në Hardware hyn çdogjë që
mund të preket. Përkundrazi përcaktohen si Software Programet e te
dhënat (që nuk mund të preken).Në Hardware hyjnë:
- Mjetet dhënëse ( Shtypës [printer], Ekrani, Beamer, Zëforcuesi ...)
- Mjetet futëse ( Tastiere, Mi, Joystick...)
- Mjetet ruajtëse (Disk, Rrufe [Flash] kujtesë, pajisjet CD-ROM disk, DVD disk, Zip disk, Jaz disk ...)
- Kartat shtesë (shtuese) (Karta Pamore [grafikës], Karta e Zërit, Karta Rrjetit, TV-karta, ISDN-Karta, USB)
- Mjetet lexuese( lloje të ndryshme Scaner ose Kërkues)
-
Pjesa themelore e ndërtimit të Njehsorit( kompjuterit ) siç është
pllakëza amë (anglisht quhet edhe: Mother apo Main-board), Çipi,
Procesori dhe Kujtesa (RAM).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Re: Teknologjia   Sat May 30, 2009 12:53 am

E ardhmja e PC-ve


A
e keni pyetur ndonjëherë veten se si do të duket kompjuteri juaj
personal (PC-personal computer) pas pesë ose dhjetë viteve? A do t’i
përmbajë pajisjet e njëjta si tani apo do të jetë diçka krejt ndryshe,
diçka që tani s’do të mund të njihet? Këtyre pyetjeve mundohen t’u
përgjigjen shumë ekspertë që merren me çështjen e zhvillimit të
teknologjive informatike ...
Ja disa mendime të tyre: Çdo
kompjuter përmban procesorin qendror, që përbën bërthamën e tij ose
trurin e tij. Sa më i shpejtë që është procesori, më shumë punë mund të
bëjë kompjuteri. Nga ajo që mund të lexohet në web-faqet e
specializuara për hardwerin kompjuterik që pritet të arrijë, mund të
kuptojmë se deri kah fundi i 2005-ës do të shohim procesorët e rinj të
Intelit, që do të punojnë në një frekuencë prej 6 GHz, që është gati dy
herë më shpejt nga ajo që kemi sot. Ata do të jenë më të shpejtë edhe
për nga një arsye tjetër, të quajtur “Cache", që është një pjesë e
procesorit që i ndihmon atij t’i mbajë një kohë të shkurtër
instruksionet urgjente të procesorit. Sipas planeve, pritet që
procesorët e ardhmërisë të kenë shumë më shumë “cache" (katër deri në
tetë megabajtë). Lidhja
në mes procesorit dhe pjesës tjetër të kompjuterit gjithashtu pritet që
të kalojë në një evolucion të vërtetë, që simbolikisht përshkruhet si
kalim nga “rruga dykahëshe në autostradë moderne". Deri kah fundi i
2005-tës ose fillimit të 2006-tës pritet që në çdo procesor të jenë të
inkorporuar së paku 2 ose më shumë procesorë të tjerë, të cilët do të
punonin si një procesor i vetëm. Kjo do të mundësonte ekzekutim më të
shpejtë të multimedia -aplikacioneve, video-lojrave apo aplikacioneve
për punë afariste. Gjithashtu pritet që teknologjia që përdoret për
prodhimin e procesorëve të zvogëlohet ende, deri në limitin që lejojnë
ligjet e fizikës. Deri më 2006-tën procesorët do të punohen në proces
prodhimi prej 65 nano-metrash, shumë më pak sesa teknologjia e
sapoprezantuar prej 90 nano-metrash në procesorët e rinj të Intelit,
Pentium 4 “prescot". Kjo do të thotë që atëherë do të mundet që
më shumë veti të procesorit të kombinohen në një madhësi jo më të madhe
se ajo që e kemi sot. Më në fund, pas tre viteve, do të kemi edhe
procesorët që do të punojnë në një frekuencë prej 10GHz, meqë do të
përmbajnë “cache" shumë të madh (32mb dhe më shumë), si dhe “bërthama"
të shumëfishta. Kjo do ta shndërrojë kompjuterin tuaj personal në një
super-kompjuter virtual, që ka mundësi të procesojë shumë aplikacione
në të njëjtën kohë. Menaxhimi me të dhënat
Nëse
e gjithë kjo realizohet, atëherë kompjuterët e tillë gjithsesi do të
jenë shumë më të fuqishëm se ata që i kemi sot. Një kompjuter ideal pas
një periudhe trevjeçare do të dukej: Procesor që punon në shpejtësi
prej 6GHz në 64 bit teknologji, kartelë grafike 8 herë më të mirë se
modelet më të reja që kemi tani, si dhe së paku disa gigabajt e
ram-memories së fundit (ndoshta XDR RAM). Një kompjuter i tillë do të
mund të procesojë video-efektet si ato në filmin e fundit “Lord of The
Rings", vetëm për disa sekonda! Mirëpo, ndryshimet interesante s’do të
vijnë nga ajo d.m.th. “shpejtësi më e madhe", por nga softweri i ri që
do të përgatitet, infrastruktura e kompjuterit dhe pajisjet për shfaqje
të pamjeve kompjuterike (monitorët).Me një madhësi prej 500
gigabajtë, deri në 1 terabajtë hapësirë për skadim të të dhënave në
shumicën e kompjuterëve, si dhe një rezolucion të lartë të monitorëve
(200pika në inch dhe pamje të qarta si të mprehta), mundësitë e
kompjuterit për të menaxhuar me fotografitë digjitale, incizimet
filmike dhe ato audi-incizimet do të zgjerohet radikalisht. Për
fat të mirë, gjenerata e ardhshme e sistemit operativ të Mikrosoftit (
me një emër të koduar Longhorn) do të jetë e gatshme deri në atë kohë
dhe momentalisht është duke u konstruktuar prej në themel, për të pasur
mundësi të shfrytëzojë këto mundësi të reja. Një softwer i ri dhe më
inteligjent ( si dhe më i ndijshëm në punën me hardwerin ) do të
mundësonte menaxhimin me “detin" e informatave në kompjuterin tonë më
të lehtë se kurrë. Në fakt, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për kompjuterin
tuaj personal. Në kuptim të gjerë, këto ndryshime përfshijnë gjithë
“shtëpinë digjitale" dhe i mundësojnë kompjuterit tuaj të jetë në
qendër të saj. Sipas këtyre planeve, të gjitha pajisjet tona do të jenë
të lidhura të mënyre ajrore, prej kompjuterit, televizorit apo
DVD-lexuesit, video-regjistruesit, telefonit celular dhe konzolave për
video-lojra. Me siguri që deri atëherë s’do të keni nevojë të kyçni
video -kamerën tuaj digjitale nëpërmjet kabllos speciale për të zbritur
fotografitë prej saj. Per me teper, edhe video-lojrat e
ardhshme do të përmbajnë lidhshmëri ajrore.Me mundësitë për të bartur
të dhëna duke mos përdorur tela, roli i kompjuterit personal në
menaxhimin e të gjitha këtyre pajisjeve digjitale nuk do të zvogëlohet,
por do të rritet edhe më shumë. Thjesht, të gjithë do të duan të
përdorin procesorët e tyre mjaft të shpejtë dhe monitorët me rezolucion
të lartë, të kombinuar me një sistem operativ inteligjent për të
organizuar dhe ndryshuar të gjitha mediat që posedojnë. Më pas, ata do
t’i “konsumojnë", në mënyrë ajrore, në një numër të madh të pajisjeve
në vende të ndryshme të shtëpisë. Sfida më e madhe për të gjithë këtë
pritet që të jetë kompatibiliteti në mes pajisjeve të ndryshme nga
prodhues të ndryshëm, si dhe siguria e bartjes të të dhënave, mirëpo
mendohet që 3 vitet e ardhshme të jenë një periudhë e mjaftueshme
kohore për t’i zgjidhur edhe këto probleme.Ç’do të na duhet gjithë kjo shpejtësi?
Kjo
shpejtësi do të mundësojë lidhje më të shpejtë me MP3 pajisjet e
xhepit, kamerat digjitale apo tastjerën dhe PC-miun. Apo të bartni
video-incizimet në pajisjet e tjera shtëpiake me lehtësi dhe pa asnjë
mundim.Ngel që koha t’i vërtetojë këto ndryshime apo ndoshta i
gjithë zhvillimi i teknologjive informatike të marrë një kahe tjetër,
deri sot të panjohur. Në fakt, këtu qëndron edhe krejt kuptimi i
zhvillimit të këtyre teknologjive: krijimi i diçkasë të re, që s’mund
të paramendohet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Re: Teknologjia   Sat May 30, 2009 12:55 am

Lojra akustike


N
ese femijet tuaj mund te merziten duke pare televizor apo duke degjuar
muzike nje loder e zgjuar mund ti ndihmoje ata te ruajne interesat e
tyre feminore. Lodra , e cila kontrollohet nga sinjalet e fshehura ne
tingull, do ti pergjigjet ngjarjeve qe ndodhin ne televizor apo ne
radio.Teknika e fshehjes te sinjaleve te kontrollit ne tinguj eshte
shpikur nga Scientific Generics, bazuar tek shpikjet e Cambridge. “Ne
mund ta perdorim kete mjet duke vendosur te dhenat ne tingujt e
televizorit ,mbi sistemin e adreses publike ose mbi nje Cd muzike ose
ne nje e-mail „, – shprehet shpikesi i lodres.Kompania eshte duke e
pagezuar tekniken duke i vene edhe emrin „intrasonica“. Idea e
kontrollimit te pajisjes me tingull nuk eshte e re. Kohe me pare shume
telekomanda te televizorit funksiononin me ultratinguj,por nuk ishin te
besueshme. Zhurma e trafikut mbyllte televizorin dhe ultratingujt
shpesh ngaterronin kafshet shtepiake duke i nervozuar ato. Ne sistemin
e ri ,sinjalet e kontrollit jane percaktuar per nje game te caktuar
frekuencash. Teknika eshte e pershtatur per tu shperndare me
ate te spektrave teknologjike me anen e te cilave ushtria i ka
zhvilluar per siguri me te larte ne komunikimin me radio. Lodra kerkon
shume pak kapacitet per te kodifikuar sinjalet dhe tju pergjigjet
atyre. Marresi eshte nje mikrofon ,dhe bateria e dekoderit eshte e
ndertuar shume thjesht prandaj dhe nuk kushtojne shume shtrenjte. Ska
asgje per te instaluar ,mjafton ta therrasesh dhe te luash me te. Kontrolli
akustik eshte alternativa e nje telekomande pa fije e tela e pa rreze
infra. Ndryshe nga frekuencat e perdorura nga radiot qe lejohen me ligj
nga qeveria,cdo kush mund te perdori frekuencat zanore te pademshme.
Tekonologjia mund te perdori tingujt ultrazanore ne frekuencat mbi 100
kilohertz. Per te demostruar kete teknologji, Scientific
Generics ka krijuar nje loder qe bashkohet brenda cdo aksioni ne
televizion.Pervec kesaj, lodra qe sillet si shume karaktere te filmave
me kartona, ka edhe nje karakter edukiv. Kompania ka aplikuar
gjithashtu per te kontrolluar ne distanca te medha funksionin e lodres
dhe gjtihcka ka funksionuar ne rregull. I njejti sistem me frekuenca ultrazanore ka drejtuar gjithashtu notaret brenda ne uje per pozicionet e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Re: Teknologjia   Sat May 30, 2009 12:56 am

Ngjites Shkembinjsh


R
obotet qe nje dite do te ngjisin shkembinjte e Marsit e shpetusuesit e
shume viktimave e rrezikut tokesor kane bere hapat e tyre te para. Ky
robot prototip eshte krijuar ne Laboratorin e Nasa ne Californi. Ai
mund te ndjeki cdo human qe ngjitet lart ne siperfaqe te crregullta pa
asnje mjet kontrolli apo udheheqje.Keto robote kane transmetuar imazhe
te siperfaqeve te planetit te kuq dhe kane marre prej saj shume
kampione te shkembinjeve qe ndodhen ne Mars. Por lideri
kryesor i ketij projekti shprehet se keta robote mund te eksplorojne
planete edhe te niveleve te tjera. Keto robote gjithashtu qe ngjiten
neper shkembinj e kane kaq funksione mund ti perdoren nga njerezit si
shpetues te shkaterrimeve te medha ne toke si psh: termetet. Shtesa te trefishta
Kur
robota te tjere jane krijuar per te rregulluar siperfaqe te strukturara
magnetike, funksioni per tu ngjitur ne siperfaqe te veshtira eshte
akoma dhe me i arrire. Me nje organizem te arrire dhe me tre shtresa
membrane ky robot i ngan pothuajse nje humani qe ngjitet ne pozicione
te veshtira ne nj e
shkemb. Ne kete moment, robotat nuk mund te ngjiten ne mure te pastra.
Por ne siperfaqen me te crregullta ky robot perdor kthetren me te
fuqishme qe eshte pare per tu mberthyer pas saj.eshte si nje human qe
ngjitet duke perdorur por ndryshimi eshte se perdor vetem nje gisht. Roboti
modifikon levizjet e tij gjate ngjitjes me anen e nje video kamere dhe
me sensore prekjeje. Sensoret perdoren vetem per te siguruar hapat. Spostimi i peshes
Kur
roboti leviz nje nga membranat e tij per te mbajtur peshen e marre
,duhet te balancohet duke perdorur dy nga membranat e tjera. Ne kete
menyre eshte planifikuar nje software i ikonkorporuar tek roboti per te
gjitha keto levizje te sakta e te shpejta. Edhe nese robotit i ndodh
gje perseri duhen disa minuta kohe qe ai te dali jashte sistemit me te
cilin eshte programuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ScientisT-BoY
Antar/e
Antar/e


Numri i postimeve : 217
Filloi me : 27/05/2009

MesazhTitulli: Re: Teknologjia   Sat May 30, 2009 10:46 am

Me vjen keq qe i kam ndare tri ta paret sepse nuk i nxinte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Teknologjia   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Teknologjia
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Portali :: Teknologjia-
Kërce tek: