Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicion per te n'a vizituar ne ueb-faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Rinia e Ferizajit



 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Shtetet Ilire

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Shtetet Ilire   Sat May 30, 2009 12:28 am

Ne fundin e shek. V p.e.sone iliret hyne ne rrugen e zhvillimit
skllavopronar. Ne shekujt qe pasuan e deri ne pushtimin romak krahinat
me te perparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohen
zhvillimin e tyre me te larte shoqeror e politik te pavarur. Urbanizimi
intensiv i kesaj treve dhe zhvillimi qe mori, per pasoje, menyra antike
e prodhimit ne shek. IV-III p.e.sone eoi ne krijimin e nje shoqerie
antike te mirefillte dhe ne formimin e nje vargu shtetesh ilire, te
cilat u inkuadruan ne qyteterimin e perparuar te botes mesdhetare.
Midis formacioneve shteterore qe u formuan ne treven e gjere ilire, ai
qe arriti nje shkalle te larte te zhvillimit politik dhe qe luajti nje
rol te shquar ne ngjarjet politike te kohes qe Shteti Ilir apo
Mbreteria Ilire. Qe nga dukja e ketij shteti emrat ilir dhe Iliri
moren, pervee kuptimit te gjere etnik, edhe nje kuptim te ngushte
politik, qe u lidhen me fatet historike te ketij formacioni shteteror
dhe te popullsise se tij, e cila ne burimet e shkruara do te njihet me
emrin Illyrii propriedictii (ilire te mirefillte). Ne kohe te ndryshme
Mbreteria Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet qe i
imponuan rrethanat politike, ne nje territor te gjere qe perfshinte
krahinat prej lumit Naretva (Narona) ne veri e deri te lumi Vjosa
(Aous), ne jug me nje shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lyhnide ne
kufi me Maqedonine dhe me ne veri me Mbreterine Dardane.
Ne krahinat me jugore ilire u formua nje shtet tjeter i rendesishem
ilir i njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos ne
ngjarjet politike te fundit te shek. IV dhe te eerekut te pare te shek.
III p.e.sone. Ne kohen e shtrirjes me te gjere te tij, ai perfshinte
tokat prej lumit Vjosa (Aous) e deri ne gjirin e Artes (Nikopolit),
duke u kufizuar nga jugu me Akarnanine, kurse nga lindja me Thesaline e
Maqedonise.
Ne kete hapesire kane ekzistuar si formacione shteterore te pavarura
edhe nje varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia
politike e te cilave u zhvillua here ne lidhje te ngushte e here ne
kundershtim me ate te Shtetit Ilir dhe te atij te Epirit. Ne rrethana
te caktuara politike lindin gjithashtu formacione me pak te rendesishme
ne formen e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylineve etj., qe kane
nje peshe me te vogel ne historine politike te Ilirise.
Ne krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri
mbreteri te vogla ilire: e paioneve, e dardaneve dhe e athamaneve. E
para shfaqet me nje shkelqim te shkurter ne shek. IV p.e.sone per te
rene pastaj shpejt nen goditjet e politikes ekspansioniste te shtetit
maqedon, kurse dy te fundit dalin ne arenen politike ne shek. III me
nje rol te parendesishem.
Popullsite ilire te krahinave te brendshme qendrore e veriore nuk
njohen deri ne fillim te eres sone nje organizim politik shteteror;
edhe ne kete kohe ato arriten te organizohen vetem ne federata fisnore,
sie eshte rasti i dalmateve ose i fiseve te tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Shtetet Ilire   Sat May 30, 2009 12:28 am

1. ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQeROR I ILIReVE Ne SHEK. IV P.E.SONe



Lindja e qyteteve dhe e jetes qytetare


Zhvillimi ekonomik e shoqeror i Ilirise gjate epokes se hekurit dhe
veeanerisht gjate shek. VII-V p.e.sone kishte pergatitur kushtet per
lindjen e qyteteve dhe te jetes qytetare. Sie deshmojne te dhenat
arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazen e vendbanimeve te
fortifikuara te epokes se hekurit dhe te qendrave protourbane qe u
krijuan si rezultat i zhvillimit te zejtarise, te bujqesise, te
blegtorise, si edhe te intensifikimit te marredhenieve te kembimit me
boten greke. Kjo deshmohet nga prania e gjere e qeramikes se importuar
korinthike e jonike dhe me pas edhe nga prodhimet e kolonive greke ne
Dyrrah e ne Apoloni, te cilat kishin hyre ne marredhenie te ngushta me
prapatoken ilire.

Lindja dhe zhvillimi i jetes qytetare ishte nje dukuri me karakter
ekonomik e shoqeror teresisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e
ekonomise antike te tregut qe u materializua me krijimin e qyteteve si
qendra prodhimi e shkembimi. Kjo eshte e lidhur me shkeputjen e plote
te zejtarise nga bujqesia, me krijimin e menyres antike te prodhimit
dhe me zbatimin e punes se skllavit ne deget e ekonomise.

Njoftimet me te hershme per ekzistencen e qyteteve ne Iliri i takojne
mesit te shek. IV p.e.sone. Historiani grek, Diodori, duke pershkruar
fushatat e Filipit II kunder ilireve thote se mbreti i Maqedonise “u
leshua mbi Ilirine me nje ushtri te forte, plaekiti vendin, nenshtroi
shume qytete te vogla dhe u kthye ne Maqedoni me plaeke te madhe”.
Oratori i madh, Demosteni, duke paralajmeruar athinasit per rrezikun qe
i kercenonte nga mbreti maqedon, ve ne dukje gjithashtu se “Filipi po
fortifikonte qytete ne Iliri”. Pak me vone historianet greke te shek.
II p.e.sone Ariani e Rufi permendin me emer Polionin si qytet i
Dasaretise, kurse historiani i shek. IV p.e.sone Theopompi permend
qytetin Oidanton. Me ne fund nga te dhenat numizmatike te fillimit te
shek. IV p.e.sone mesojme emrin e nje qyteti te rendesishem ilir,
Damastion. Kuptohet se origjinen e ketyre qyteteve, qe jane te
pranishme ne mesin e shek. IV p.e.sone, (nje rast vertetohet qysh ne
fillim te ketij shekulli), duhet ta kerkojme pak me pare, d.m.th. ne
fundin e shek. V p.e.sone.

Nuk dihet me saktesi se e’paraqesin ne vetvete keto qytete te hershme
ilire. Deshmite e autoreve antike, pervee faktit qe kumtojne
ekzistencen e tyre, jane teper te varfra per te ndihmuar qe te
rindertohet pamja reale e ketyre qendrave urbane.

Edhe nga pikepamja arkeologjike nuk ka ende gjurmime te tilla,
nepermjet te cilave te dallohet qarte qyteti i kesaj kohe. Megjithate,
prej qyteteve antike, rrenojat e te cilave ruhen ne vendin tone, mund
te pohohet se qyteti i mirefillte ne Iliri formohet kryesisht gjate
shek. IV p.e.sone. Ne kete kohe kemi edhe deshmite e qarta si nga
burimet e shkruara, ashtu edhe nga ato arkeologjike.

Keto qytete ashtu sikurse vendbanimet e fortifikuara te epokes se
hekurit, ngrihen mbi kodra te mbrojtura nga pikepamja natyrore, por
shtrihen me siperfaqe relativisht me te gjera, qe arrijne deri ne 10-20
ha. Muret e tyre rrethuese jane ndertuar me nje teknike me te perparuar
me blloqe shumekendeshe, trapezoidale; ato jane mjaft te fuqishme dhe
me nje bukuri te rralle (Amantia, Klos, euka e Aitojt etj.), por
sistemi i fortifikimit ne pergjithesi eshte ende i thjeshte; ai nuk
njeh kullat, rolin e te cilave e luajne deri diku kthesat me kend te
drejte, qe ben muri here mbas here per arsye qendrueshmerie; edhe
portat ne kete sistem jane te pakta e me nje mbrojtje me te dobet.

Qytetet e medha zene nje pozite qendrore ne krahinen qe zoterojne dhe
shtrihen ne nje hapesire prej 30-40 ha, sie eshte rasti i Bylisit, i
Antigonese, i Lisit etj., dhe jane te mbrojtura me mure te fuqishme.
Duke folur per qytetet e kesaj kohe Diodori i quan ato me termin
polisma, qe do te thote qytete te vogla, me sa duket ende ne shkallen
fillestare te zhvillimit te tyre. Demosteni, ne shek. IV p.e.sone
perkundrazi, perdor termin poleis qe do te thote qytet. Ndryshimi qe
verehet ne termat e perdorur prej ketyre dy autoreve nuk duket te jete
i rastit; ai shpreh me sa duket nje diferencim qe u behet ketyre
qendrave urbane ilire dhe qe lidhet me karakterin e tyre. Pak drite mbi
kete eeshtje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si “qytetin
me te forte” midis qyteteve te Dasaretise. Duket se disa qytete kishin
mundur te ecnin perpara dhe te dalloheshin prej te tjerave. Interes te
veeante paraqet ne kete drejtim Damastioni, i cili eshte dhe i pari
qytet ilir qe pret monedha. Burimet tregojne se ky qytet gjendej ne
shpine te zones bregdetare, diku midis kesaj zone dhe liqeneve
lynkeste. Duke folur per kete Straboni ne shekullin e pare shkruan
keshtu: “Pas Epidamnit dhe Apolonise gjer te malet Keraune ndodhen
bylinet, taulantet, parthinet dhe bryget; aty afer gjenden dhe minierat
e argjendit ne Damastion, mbi te cilat diestet vendosen sundimin e
tyre, si dhe enkelejte, te cilet i quajne dasarete; afer ketyre vijne
lynkestet..”. Mungesa e te dhenave me te sigurta ka penguar qe ky qytet
te lokalizohet me saktesi, por duke u nisur nga arsenali i gjetjeve te
monedhave te tij, ai duhet kerkuar ne krahinat e brendshme ilire, diku
ne lindje te Drinit te Siperm.

Pasazhi i Strabonit ka nje rendesi te veeante dhe per nje fakt tjeter.
Ai tregon se Damastioni qe nje qytet qe lindi dhe u zhvillua ne nje
zone te pasur me miniera, te cilat, me sa duket perbenin edhe bazen
ekonomike te tij. Shfrytezimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarise se
perpunimit te metaleve qene deget kryesore te kesaj ekonomie. Karakteri
i saj behet i qarte edhe nga simbolet qe mbajne monedhat e qytetit, te
cilat paraqesin midis te tjerash eekanin e minatorit dhe shufrat
metalike.

Damastioni eshte, keshtu, shembulli i nje qyteti zejtar te perparuar te
kesaj kohe, por padyshim jo i vetmi. Pelioni shfaqet ne burimet, jo
vetem si qyteti me i forte midis qyteteve te Dasaretise, por edhe si
kryeqender apo qender rezidenciale e mbretit ilir. Ka mundesi qe
qytetet e tjera me te vogla, ato qe Diodori i quan polisma, do te kene
qene qendra njesish gjeografiko-ekonomike, ku do te kete mbisunduar
ekonomia bujqesore-blegtorale me ndonje dege te kufizuar te zejtaris
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Shtetet Ilire   Sat May 30, 2009 12:29 am

Zejtaria, bujqesia e blegtoria


Lindja e qyteteve i dha nje shtytje te re zhvillimit te degeve te ndryshme te ekonomise ilire.
Zejtarine e shfrytezimit te minierave dhe te perpunimit te metaleve
iliret e njihnin dhe me pare, por asnjehere si tani ajo nuk paraqitet
si dege e veeante e nje qyteti, sie eshte rasti i Damastionit. Ne shek.
IV ne zejtarine e punimit te metaleve nuk vihet re ende ndonje ndryshim
cilesor, fjala vjen ne punimin e veglave te punes, te armeve apo te
zbukurimeve, ne krahasim me shekujt pararendes. Por tani mund te flitet
per nje veprimtari me te gjere e me intensive si ne shfrytezimin e
minierave, ashtu edhe ne prodhimtarine e degeve te veeanta te zejtarise
metalpunuese. Bie ne sy ne menyre te veeante rritja e prodhimit te
armeve, qe perbejne ne kete kohe gjetjet me te shumta neper nekropolet
ne krahasim me zbukurimet.

Megjithate, nuk pati ndonje perparim, ne fushen e zejtarise se
prodhimit qeramik, madje importi e dobesoi per nje kohe kete dege te
zejtarise ilire.
Nderkaq ne fushen e ndertimeve ndodh nje revolucion i vertete.
Mjeshtrat e ndertimit shquhen ne shek. IV per aftesite e tyre
arkitektonike e teknike dhe per njohurite e thella ne fushen e artit te
fortifikimeve, qe i zbatonin ne nivelin me te perparuar te kohes, ashtu
si ne shume vise te tjera te botes mesdhetare. Muret rrethuese te
qyteteve te ndertuara ne stilin poligonal jane deshmia me e qarte e
arritjeve ne kete fushe.

Te dhenat per bujqesine dhe blegtorine e ilireve per shek. IV jane te
varfra. Autoret bashkekohes, si Aristoteli, Skymni, Ariani etj., nuk
bejne tjeter veese perserisin Hekateun, per shkak te njohjes ende te
pamjaftueshme te Ilirise; megjithate Iliria per autoret greke ishte
vendi i nje bujqesie e blegtorie te zhvilluar, tokat pjellore te se
ciles shfrytezoheshin vende-vende ne menyre intensive dhe qe krahas
kulturave bujqesore (rritja e ullirit, kopshtaria e bletaria), ne
kullotat e pasura rritnin bageti te mira te races.
Te dhenat arkeologjike i vertetojne keto njoftime. Parmenda e paraqitur
ne buzet e nje pitosi gjetur ne fushen e Korees, si dhe figurat
simbolike te paraqitura ne monedhat e Dyrrahut e te Apolonise, apo ne
monumentet varrimore te kohes, si kalliri i grurit, dega e ullirit,
bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe briri i bollekut, simbol i
pjellorise dhe i begatise, u bejne jehone pasurive te tokes ilire dhe
zhvillimit qe kishin marre bujqesia e blegtoria ilire ne kete koh











__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Shtetet Ilire   Sat May 30, 2009 12:29 am

Tregtia dhe qarkullimi monetar


Si rrjedhim i zhvillimit te zejtarise dhe te degeve te tjera te
ekonomise ilire u zgjeruan shkembimet dhe tregtia. Gjetjet arkeologjike
deshmojne per nje shtrirje te gjere te prodhimeve te zejtarise ilire.
Tipat standarde te armeve, te zbukurimeve dhe te eneve prej balte qe
perseriten ne gjetjet nga nje krahine ne tjetren, deshmojne per
marredhenie intensive midis popullsise se krahinave te ndryshme dhe per
nje zhvillim te konsiderueshem te kembimeve midis tyre.
Nje zhvillim me te gjere moren ne kete kohe shkembimet me boten greke.
Jo me kot pasurite minerale dhe disa prodhime bujqesore terhoqen
vemendjen e autoreve antike te kesaj kohe. Duket se keto prodhime ishin
nder artikujt kryesore te eksportit ilir. Nje vend me rendesi zinin
kembimet me kolonite greke te bregdetit Adriatik dhe qytetet e
Halkides, te cilat merrnin nga Damastioni argjendin per prerjen e
monedhave te tyre, kurse nga tokat e aferta te Atintanise seren, qe u
duhej per ndertimin e anijeve dhe lyerjen e eneve te transportit.

Kundrejt tyre iliret merrnin prodhime luksi te artizanatit grek, midis
te tjerave prodhime atike e italike. Krahas prodhimeve te Dyrrahut e te
Apolonise, enet e ketyre qendrave jane gjetje jo te rralla ne
vendbanimet e zones bregdetare. Por ato fillojne te duken me dendur
edhe ne krahinat e brendshme ilire. Pas Trebenishtit ato shfaqen edhe
ne luginen e mesme te Drinit, ne afersi te Kukesit e te Krumes. Keto
prodhime arrijne ketu nepermjet rrugeve tregtare te shkelura qysh ne
shek. VI-V, duke ndjekur luginat e lumenjve me pikenisje si nga qendrat
e bregut Adriatik, ashtu edhe te Egjeut.


Monedhat e argjendit perdoren gjeresisht si ekuivalent shkembimi. Ne
krahinat bregdetare gjejne nje perhapje te madhe monedhat e Dyrrahut e
te Apolonise, kurse ne ato te brendshme dhe lindore monedha e
Damastionit. Gjetjet e deritanishme tregojne se kjo monedhe qarkulloi
ne nje zone te gjere qe perfshinte krahinen e diesteve, penesteve dhe
pjeserisht ate te lynkesteve.
Prerja dhe hedhja ne treg e monedhave nga nje qytet ilir si Damastioni
eshte nje fakt me rendesi te veeante. Ai tregon se tani, ne pjesen e
pare te shek. IV p.e.sone, krahas Dyrrahut dhe Apolonise, te cilat me
monedhat e tyre, qysh nga shek.V p.e.sone kishin mbuluar krahinat e
aferta te ultesires bregdetare dhe i kishin terhequr ato ne orbiten e
marredhenieve skllavopronare, nje qytet ilir, Damastioni, lindi dhe u
be qender e rendesishme ekonomike e krahinave te brendshme. Ai hodhi ne
treg monedhen e vet dhe me kete shenoi shtrirjen e metejshme te
sistemit monetar ne krahinat e brendshme te Ilirise Jugore. Ekonomia
monetare theu keshtu dhe ne kete pjese te Ilirise ekonomine e
prapambetur natyrore, per t’i hapur rrugen nje sistemi te ri ekonomik,
skllavopronaris
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Shtetet Ilire   Sat May 30, 2009 12:29 am

Vendosja e skllavopronarise


Me lindjen e qyteteve u krijua edhe nje popullsi qytetare, e cila me
pare nuk njihej. Burimet nuk e bejne te qarte perberjen dhe karakterin
e kesaj popullsie, por meqe qytetet ishin qendra ekonomike dhe
administrative, edhe popullsia e tyre perbehej nga masa e gjere e
prodhuesve zejtare, bujq e blegtore, nga pronaret e punishteve zejtare,
tregtaret dhe aristokracia e vjeter fisnore qe perbente parine e
qytetit. Si e tille, popullsia e qytetit paraqitej e diferencuar ne
shtresa shoqerore, me interesa te ndryshme. Prej tyre, pronaret e
punishteve dhe tregtaret formonin shtresen e re te pasuruar, e cila
zhvendos perfundimisht ne plan te dyte aristokracine e vjeter fisnore.

Si qendra ekonomike e politike me vete qytetet i rrethonte nje popullsi
fshatare e lidhur me ta nepermjet interesave ekonomike te ndersjellte.
Ne burimet keto popullsi njihen akoma si fise te medha apo te vogla,
por fisi nuk ka me kuptimin e tij klasik. Vete dukja e qyteteve dhe
prerja e qarkullimi i monedhave jane elemente qe nuk pajtohen me rendin
fisnor, ato i japin bashkesise nje permbajtje te re nga pikepamja e
marredhenieve ekonomike e shoqerore.

Ashtu si ne Maqedoni, edhe ne Epirin fqinje te kesaj kohe, shumica e
popullsise ne Iliri jetonte ne fshatra; qytetet ishin ende ne numer te
vogel. Masen kryesore te kesaj popullsie e formonte fshataresia e lire,
por burimet bejne fjale edhe per nje popullsi fshatare te varur.
Theopompi ne vepren e tij “Filipika” shkruan se “ardianet kane 300 mije
prospelate si helote...”. Me prospelate autoret e vjeter kuptonin nje
popullsi te varur qe merrej me punimin e tokes dhe qe u jepte
zoteruesve te saj si detyrim nje pjese te prodhimit.

Duke i krahasuar prospelatet e ardianeve me helotet e Spartes,
Theopompi e percakton edhe me mire gjendjen e tyre sociale. Me sa duket
edhe keta ishin, sikurse helotet, nje popullsi e nenshtruar qe pas
pushtimit ishin shpronesuar dhe ishin kthyer ne gjendje vartesie. Nuk
kemi prova nese kjo ishte nje popullsi e huaj apo nje fis tjeter ilir
qe pesoi kete fat; numri i tyre gjithashtu duhet te jete i tepruar, por
mbetet i padiskutueshem fakti qe kemi te bejme me nje mase popullsie
mbi te cilen ushtrohet shtypje ekonomike dhe politike.
Midis ilireve ky nuk ishte nje fenomen i veeante per ardianet. Nje
shekull me vone Agatharkidi ne vepren e tij “Evropaikon” do te pohoje
se “dardanet kane kaq shume skllever (ai i quan keta me emrin
“dullos”), sa dikush kishte 1 000, kurse te tjere edhe me shume. Secili
nga keta ne kohe paqeje punon token, kurse ne kohe lufte merr pjese ne
ushtri duke pasur si prijes zotin (“despotes”) e tij”.

Edhe pse Agatharkidi perdor termin dullos, shpjegimet e metejshme e
bejne te qarte se kemi te bejme me nje popullsi te tipit te
prospelateve ardiane. Nuk ka asnje dyshim qe termi “dullos” perdoret
ketu me kuptimin me te gjere, ashtu sikurse ndodh shpesh qe autoret
antike i quajne helotet “dulle te lakeldemoneve”.

Nje rast tjeter eshte ai qe permend Atheneu, per penestet. Sipas tij
“thesalet quajne peneste jo ata qe lindin skllever, por ata qe shtihen
ne dore me ane te luftes”. Dihet se me emrin peneste quhej nje fis i
tere ne territorin e Mbreterise Ilire. Perkufizimi i Atheneut te eon ne
perfundimin se popullsia e ketij fisi duhet te kete qene e ngjashme nga
pikepamja e gjendjes shoqerore me prospelatet e ardianeve dhe dullet e
dardaneve.

Prania e nje popullsie te tille te varur e te shfrytezuar ekonomikisht
midis ilireve, eshte nje deshmi e rendesishme per te percaktuar
karakterin dhe strukturen e shoqerise ilire. Sie tregojne te dhenat e
autoreve antike, popullsia e varur e tipit prospelate-helote-peneste
perfaqesonte ne kete kohe ne Iliri nje forme te hershme te skllaverise
qe ekzistonte ne disa nga popullsite kryesore ilire. Kjo kategori
njerezish perdorej ne mase ne punimet bujqesore dhe mbase edhe ne
shfrytezimin e minierave. Zoterit e tyre (despotet) duket se banonin ne
qendrat e vogla te fortifikuara ose ne qytete. Kohen me te madhe ata e
kalonin ne luftera dhe jo rralle me defrime. Theopompi na thote se
sunduesit e prospelateve ardiane “edo dite deheshin, benin mbledhje dhe
shtroheshin ne gosti, te dhene pas te ngrenit e te pirit”. Pjesen
tjeter te popullsise e perbente masa e fshatareve te lire qe luante, me
sa duket, ende nje rol kryesor ne prodhimin shoqeror.

Pervee perfitimit nga puna e popullsise vendase, shtresa e pasur
siguronte te mira materiale nepermjet grabitjes kolektive te popujve
fqinje me ane te lufterave. Tributet e pervitshme qe detyroheshin te
paguanin popujt e nenshtruar tregojne se keto grabitje kryheshin ne
menyre sistematike.
Keshtu ne shek. IV p.e.sone, shoqeria ilire paraqitet si nje shoqeri e
ndare ne klasa e shtresa shoqerore. Kjo shoqeri njihte atehere format e
hershme te varesise skllavopronare, prandaj edhe ishte nje shoqeri
skllavopronare.

Lindja e qyteteve ndihmoi per thellimin e diferencimit shoqeror, sepse
duke u bere qendra te rendesishme te zejtarise dhe te tregtise ato i
dhane hov rritjes se prodhimit, shkembimit me para dhe shfrytezimit te
punes se huaj.
Pa mbivleresuar peshen dhe rolin e qytetit ilir ne kete periudhe te
hershme mund te thuhet se ai vepron jo vetem si bartes i
skllavopronarise, por edhe si pereues i saj ne boten fshatare qe e
rrethon. E lidhur me qytetin me ane te marredhenieve ekonomike dhe e
varur prej tij permes ketyre marredhenieve, bota fshatare ilire,
sidomos ajo qe ndodhej rreth qyteteve nuk eshte me bota e organizimit
fisnor. Ajo njeh tani marredhenie vartesie ne formen e skllaverise se
tipit helot.

Keshtu, ne shek. IV qyteti ilir na paraqitet me nje rol e peshe te
ndjeshme ne jeten ekonomike e shoqerore te Ilirise. Si i tille ai
sherbeu si baze e organizimit politik shteteror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Shtetet Ilire   Sat May 30, 2009 12:30 am

2. MBRETeRIA E PARe ILIRE. DINASTIA E BARDHYLIT
(FILLIMI I SHEK. IV - 335 P.E.SONe)



Ardhja ne fuqi e Bardhylit



Shekulli i ri, i katert, i gjen perseri iliret ne konflikt me fqinjet e
tyre maqedone per eeshtjen e Lynkestise. Ne vitet e fundit te sundimit
te mbretit maqedon, Arhelaut, ne kapercyell te shekullit, u zhvillua
nje lufte e re midis ilireve dhe maqedoneve per kete krahine. Ne kete
lufte mbreti i lynkesteve, Arrabeu, kishte si aleat mbretin Syra.
Aristoteli, qe e permend kete fakt, nuk e cileson origjinen etnike te
Syras, por burimet e tjera e bejne te qarte se ai ishte mbreti i
ilireve. Aleanca midis tij dhe Arrabeut ka te ngjare ta kete zanafillen
e
saj ne ngjarjet e vitit 423 p.e.sone dhe duket se ka qene perforcuar me
nje martese dinastike midis Syras dhe nje vajze te Arrabeut. Rezultatet
e kesaj lufte nuk njihen, por ngjarjet e mepastajme tregojne se nuk
ndodhi ndonje ndryshim ne gjendjen ekzistuese.


Vrasja e mbretit Arhelau (viti 399 p.e.sone), shenoi per Maqedonine
fillimin e nje periudhe trazirash qe zgjaten kater dekada me radhe.
Kontradiktat e brendshme qe u bene shkak per kete vrasje dhe per
intrigat e mevonshme dinastike, krijuan rast per hapjen e konflikteve
midis Maqedonise dhe fqinjeve te saj. Ne fillim te sundimit te Amyntes
II, qe pasoi Arhelaun, u duk sikur konflikti iliro-maqedon gjeti nje
zgjidhje. Martesa e Amyntes me nje bije te mbretit Syra, te quajtur
Eurydike, qe ishte ne te njejten kohe edhe mbese e Arrabeut, fsheh ne
vetvete faktin qe midis ilireve e maqedoneve ishte arritur nje
marreveshje pajtimi per eeshtjen e lynkesteve.

Por kjo gjendje nuk zgjati shume. Iliret, interesat e te cileve ishin
ndeshur prej kohesh me ato te Maqedonise ne Lynkesti, ishin te
interesuar per dobesimin e metejshem te Maqedonise dhe jo per pajtim.
Rasti i volitshem per ta arritur kete qellim paraqitet pikerisht tani,
qe Maqedonine e kishte pushtuar vala e turbullirave te brendshme. Ne
vitin 393 p.e.sone, iliret u dynden ne Maqedoni, pushtuan nje pjese te
saj dhe pasi debuan Amynten, vendosen ne fron nje fare Argeu, qe thuhet
se zbriste prej dinastise se lynkesteve. Nen presionin e pushtimit
ilir, nje pjese e tokave te Maqedonise Lindore me pelqimin e mbretit te
rrezuar hyri ne Lidhjen e Olinthit. Amynta u strehua ne Thesali dhe
vetem pas dy vjetesh mergimi, ai mundi te kthehej ne vend me ndihmen e
thesaleve, te cilet preferonin me mire sundimin e tij se ate te Argeut
qe perkrahej nga iliret. Paqen me iliret ai qe detyruar ta blinte me
nje tribut vjetor qe do t’ua paguante atyre.

Rrethanat ne te cilat ndodhi ky ndryshim ne marredheniet e vendosura se
fundi midis ilireve dhe maqedoneve nuk jane te qarta. Dihet vetem se
ngjarjet e mepastajme nuk jane te lidhura me Syran, por me emrin e nje
mbreti te ri ilir, te quajtur Bardhyl. Megjithese emri i tij shfaqet ne
burimet shume me vone, ne ngjarjet e vitit 359 p.e.sone, prape se prape
duket se ai i udhehiqte iliret shume kohe perpara. Sipas ketyre
burimeve Bardhyli jetoi nje kohe te gjate dhe kur u ndesh me Filipin II
(359 p.e.sone), ose pak me vone, ishte ne nje moshe te thyer, 90
vjeeare. Interes te veeante lidhur me figuren e tij kane lajmet qe e
paraqesin si nje mbret me prejardhje te ulet, ne fillim qymyrxhi e
pastaj kryengrites (latro), qe e pat fituar pushtetin me force dhe qe
gezonte simpatine e luftetareve, meqenese ne ndarjen e plaekes ishte i
drejte e i paanshem. Keto njoftime e paraqesin ate jo si nje
trashegimtar te Syras, por si nje permbyses te tij. Vetem duke pranuar
kete fakt, mund t’i jepet nje shpjegim ndryshimit qe ndodhi ne
marredheniet e ilireve me maqedonet ne vitin 393 p.e.sone.

Duket se ne Iliri forca te reja, ne te cilat rol te rendesishem ka
pasur Bardhyli, e kundershtuan marreveshjen me Amynten II, rrezuan
Syren dhe invaduan Maqedonine. Pra, duhet te kete qene Bardhyli ai qe
udhehoqi iliret ne fushaten e vitit 393 p.e.sone kunder Amyntes dhe e
detyroi ate t’i paguante tribut vjetor. Qe perseri ai qe theu
perpjekjet e Aleksandrit II ne vitin 369 dhe te Perdikes III me 360
p.e.sone per t’u eliruar nga kjo gjendje. Tentativa e Perdikes
perfundoi me deshtim te plote. Ai mbeti ne fushen e betejes se bashku
me 4 000 maqedone te tjere. Kjo qe humbja me e rende qe pesuan
maqedonet ne vargun e perpjekjeve te tyre per t’u eliruar nga iliret.
Gjate gjysmes se pare te shek. IV p.e.sone burimet permendin edhe nje
ngjarje tjeter me rendesi. Ne vitin 385 p.e.sone iliret perfunduan nje
aleance me tiranin e Syrakuzes, Dionizin.

Ndermjetes per kete u be mbreti i moloseve, Alketa, i cili qe debuar
nga vendi i tij prej partise filospartane dhe qe strehuar ne Sirakuze.
Qellimi i marreveshjes ishte rivendosja e Alketes ne fronin molos. Te
dyja palet qene te interesuara per kete, sepse ilireve kjo aleance u
siguronte dobesimin e ndikimit spartan dhe rrjedhimisht te atij maqedon
ne Epir, kurse Dionizit i jepte mundesi te forconte pozitat e tregtise
sirakuzane ne brigjet e Adriatikut e te Jonit. Ne tregimin e tij
Diodori vinte ne dukje se Dionizi u dergoi ilireve nje ndihme ushtarake
prej 2 000 vetash dhe 5 000 arme “meqenese iliret ishin ne lufte”. Por
nuk thote se me cilet luftonin iliret ne kete kohe. eshte supozuar se
Diodori e ka fjalen per luften qe perfundoi me debimin e Amyntes, por
kjo ngjarje me te drejte eshte datuar ne vitin 393 dhe jo me 385. Nuk
qendron as pikepamja se iliret qene duke luftuar me moloset, kur
Dionizi u dergoi ndihmen dhe se ky e shfrytezoi kete lufte vetem per te
kthyer Alketen. Vete Diodori e ka sqaruar kete fakt kur pohon se iliret
hyne ne Epir pasi u erdhi kjo ndihme dhe “pasi mblodhen nje fuqi te
madhe”.

Ne kete rast duhet te jete fjala per faktin se iliret ishin ne gjendje
lufte pothuajse te panderprere me fqinjet e tyre, maqedonet. Ndihma
ushtarake e Dionizit duket se i lehtesonte pak iliret nga kjo barre. Ky
fakt dhe pjesemarrja aktive ne aksion kunder moloseve per te sjelle ne
fronin e tyre Alketen e vuri Sirakuzen ne poziten e aleatit te ilireve
kunder armiqve tradicionale te tyre, maqedoneve. Megjithate forcat
kryesore ne kete aksion ishin ato ilire; ushtareve te Dionizit nuk iu
caktua ndonje rol i pavarur, perkundrazi Diodori thote se “ushtrine qe
u erdhi ne ndihme iliret e perzien me trupat e tyre”. Ndermarrja
perfundoi me sukses te plote. Ne betejen e rrepte qe u zhvillua iliret
dolen fitues dhe moloset lane ne fushen e luftes shume te vrare. Ndihma
qe u derguan spartanet nuk u solli ndonje dobi moloseve dhe Alketa zuri
perseri fronin e vet ne Mbreterine Molose. Kjo ngjarje sqaron politiken
qe Bardhyli ndiqte me fqinjet perendimore. Me sa duket, aleanca me
Syrakuzen ishte per te nje mbeshtetje e shendoshe ne luften kunder
Maqedonis
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Shtetet Ilire   Sat May 30, 2009 12:30 am

Fushata maqedone kunder Mbreterise Ilire


Ne vitin 359 Maqedonia mundi te dale perseri ne fushe te betejes kunder
ilireve, por tani ajo e kishte kapercyer gjendjen e kaosit te brendshem
politik dhe kishte menjanuar rrezikun e sulmit nga kundershtaret e
tjere. Sundimtari i ri i saj, Filipi II, filloi fushaten kunder
Mbreterise Ilire pasi ishte pajtuar me Athinen dhe kishte larguar
rrezikun trak e paion.
I eliruar, ne kete menyre, Filipi u sul kunder ilireve me nje ushtri te
madhe, te perbere prej 10 000 kembesoresh te armatosur rende dhe 600
kaloresish. Bardhyli i doli perpara armikut me nje ushtri po kaq te
madhe, 10 000 kembesore te zgjedhur dhe 500 kalores.

Megjithate, mbreti plak e emoi kete radhe te pafavorshme ndeshjen e
armatosur me maqedonet dhe beri perpjekje per marreveshje. Ai i
propozoi Filipit paqe, me kusht qe te dy palet te mbanin qytetet qe
kishin ne zoterim ne ate kohe; Filipi nuk e pranoi dhe kerkoi qe iliret
t’i lironin te gjitha qytetet qe i kishin pushtuar Maqedonise. Meqenese
nuk u arrit marreveshja, filloi perleshja. Te dy ushtrite u ndeshen me
ashpersi te madhe. Ushtria ilire i perballoi per mjaft kohe sulmet e
armikut. Goditjeve te falanges maqedone Bardhyli u kundervuri
formacionin luftarak me radhe te shtrenguara ne trajte kuadrati. “Ne
krye, - shkruan Diodori, - fitorja nuk anoi as nga njera, as nga tjetra
pale, dhe keshtu vazhdoi per nje kohe te gjate, sepse te dy ushtrite
luftuan me nje trimeri te rralle. Nga te dy anet u vrane shume veta dhe
ca me shume u plagosen”.

Megjithese maqedonet e fituan me ne fund betejen, Filipi e pa se nuk qe
ne gjendje ta ndiqte armikun. Me vone iliret derguan perfaqesues dhe
perfunduan paqen, pasi liruan te gjitha qytetet e Maqedonise qe kishin
pushtuar. Diodori ben te qarte edhe faktin se per cilat toka ishte
fjala, kur thote se, pasi i vuri nen zoterimin e tij gjithe banoret
gjer ne liqenin Lyhnid, Filipi u kthye ne Maqedoni. Me kete beteje, ai
zgjidhi perfundimisht eeshtjen e Lynkestise dhe e ndryshoi gjendjen ne
kufijte perendimore ne favor te Maqedonise.

Ne kushtet e krijuara rishtas iliret u perpoqen te dilnin nga gjendja e
krijuar duke kerkuar aleate kunder Maqedonise. Ne vitet e fundit te
jetes se tij Bardhyli u drejtua ne jug, kunder moloseve, te cilet
nderkaq ishin afruar me Filipin, duke synuar qe t’i shkepuste nga
ndikimi maqedon. Ushtria ilire invadoi tokat molose, por ndeshi ne nje
qendrese te forte dhe u detyrua te terhiqej. Ne vitin 356 p.e.sone ky
synim u perserit ne perpjekjen per nje aleance te gjere antimaqedone.
Kete ngjarje Diodori e pershkruan keshtu: “tre mbreter, ai i Trakise, i
Paionise dhe i Ilirise, ishin bashkuar per te sulmuar Filipin. Keta
mbreter fqinje e shikonin tere smire rritjen e fuqise se Filipit dhe
duke qene se nuk ishin aq te forte per ta luftuar veemas, u lidhen
ndermjet tyre me shprese qe t’ia arrinin me lehte qellimit”. Por ata
ishin te zene me grumbullimin e ushtrise, kur ai i zuri ne befasi dhe i
theu para se te bashkonin forcat e tyre. Ky lajm vertetohet edhe me nje
mbishkrim atik, qe perkujton perfundimin e nje koalicioni midis Athines
dhe tre mbreterve te permendur me lart.

Ne kete akt zyrtar mbreti i ilireve quhet Grabo. Midis mendimeve te
ndryshme qe jane shfaqur rreth figures se tij, duket me i pranueshem
supozimi sipas te cilit Grabo ka qene pasardhes i Bardhylit, qe ne kete
kohe duhet te kete vdekur.

Frenimi qe arriti t’u bente ilireve nuk e kenaqte Filipin. Ai nuk e
ndiente veten te qete sidomos kur lufta per vendosjen e hegjemonise
maqedone ne Greqi kerkonte gjithe energjite dhe forcat e tij. Per t’u
siguruar nga sulmet e shtetit ilir, Filipi u mundua ta vinte kete shtet
ne pozita mbrojtjeje. Prandaj, ne vitin 344 p.e.sone, e sulmoi perseri
Ilirine me nje ushtri te forte. Kete radhe iliret udhehiqeshin nga
mbreti Pleuria. Ata i bene nje qendrese te ashper dhe i shkaktuan
armikut humbje te renda. Vete Filipi mbeti i plagosur dhe ne fushen e
betejes rane shume nga rrethi i tij i aferm. Megjithate, ai mundi te
hyje ne Iliri dhe te pushtoje disa qytete, te cilat me vone i
fortifikoi dhe vendosi ne to garnizone. Pasi shkretoi vendin, Filipi u
kthye ne Maqedoni me plaeke te madhe.

Ne burimet nuk thuhet se deri ku mundi te kete arritur dhe per cilen
pjese te vendit eshte fjala kur flitet per qytetet e pushtuara, por
dihet nga pohimet e Isokratit se ne bregdet nuk mundi te dale. Ka te
ngjare qe ai te kete vene dore mbi nje pjese te krahines se banuar nga
fisi i dasareteve dhe si kufi te kene sherbyer ato qe ne burimet quhen
malet e Ilirise ose te taulanteve dhe qe mund te identifikohen me
vargun e maleve te Polisit, te Kamjes dhe te Ostrovices.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Shtetet Ilire   Sat May 30, 2009 12:30 am

Kryengritja e vitit 335 p.e.sone


Pas vdekjes se Filipit II, iliret e krahinave te nenshtruara ngriten
krye ne vitin 355 p.e.sone kunder pasardhesit te tij, Aleksandrit, kur
ky ndodhej larg vendit, duke luftuar me tribalet dhe popullsi te tjera
veriore. Ketu Aleksandrit i erdhi lajmi i kesaj levizjeje ne Iliri.
Kliti, i biri i Bardhylit, ishte shkeputur prej tij dhe me te ishte
bashkuar edhe Glaukia, mbret i ilireve taulante. Si mesoi se Kliti
kishte pushtuar qytetin Pelion, Aleksandri u drejtua me forcat e tij
kunder ketij qyteti. Rufi dhe Ariani qe bejne fjale per kete ngjarje,
pershkruajne me hollesi pozicionin e qytetit, vendosjen e forcave
kundershtare dhe stratagjemat qe perdoren te dyja palet. Sipas tyre
Pelioni ishte nje qytet i Dasaretise, buze lumit Eordai, dhe me i forti
ne kete vend.

Ushtria ilire ishte ndare ne dy pjese: garnizoni qe mbronte qytetin dhe
repartet e levizshme qe kishin zene rruget dhe majat perqark tij.
Aleksandri vendosi t’i shkepuse lidhjet midis tyre; ngriti lemin prane
qytetit dhe filloi ndertimin e nje muri qe do te pengonte garnizonin te
dilte per te marre pjese ne luftimet e jashtme. Mberritja e befasishme
e Glaukise me nje ushtri taulantesh e vuri ushtrine maqedone ne pozite
te veshtire dhe vetem ne saje te nje manovre te shpejte, Aleksandri
mundi te terhiqte pa humbje te medha trupat e veta. Por iliret nuk
diten ta shfrytezonin fitoren. Duke besuar ne nje sukses te plote, ata
e lane ushtrine e tyre prane Pelionit ne shkujdesje. Kjo i dha mundesi
Aleksandrit, qe tri dite pas terheqjes, te kthehej fshehtas perseri ne
fushen e betejes dhe ta godiste naten ushtrine ilire. Pasi pesoi humbje
te medha, masa kryesore e ushtrise ilire u terhoq ne malet e
taulanteve. Vete Kliti, pas deshtimit te kryengritjes u mergua ne
vendin e taulanteve, ndersa garnizoni u largua duke i vene zjarrin
qytetit.

Deri ne prag te kryengritjes duket se Kliti sundonte ne mbreterine e
tij te dobesuar, duke njohur sovranitetin e mbretit maqedon. Kjo te
pakten mund te nenkuptohet nga shprehja e Arianit qe thote se ai “u
shkeput” prej Aleksandrit, kur e njoftuan per fillimin e kryengritjes.
Por ne burimet nuk thuhet se cila qe gjendja juridike qe u vendos ne
kete pjese te Ilirise pas largimit te Klitit. Aleksandri duket se u
kenaq me rivendosjen e gjendjes se meparshme ne kete pjese te shtetit
te tij dhe nuk e vazhdoi me tej konfliktin me iliret; telashe te tjera
e prisnin ne Greqi. Taulantet, te cilet Filipi nuk kishte mundur t’i
shkelte, paraqiten ne kete konflikt si nje fuqi me vete dhe me nje
mbret te tyre. Tokat e ketij fisi perbenin sie duket ate pjese te
Mbreterise Ilire qe kishte mbetur e pavarur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Shtetet Ilire   Sat May 30, 2009 12:31 am

Organizimi politik i Mbreterise Ilire


Gjate veprimtarise se tij tridhjetevjeeare deri ne vitin 360 p.e.sone
Bardhyli e kishte rritur pushtetin e vet dhe kishte krijuar nje
mbreteri te forte. Pellgu rreth liqenit Lyhnid ishte krahina ku u
zhvilluan ngjarjet e rendesishme te gjysmes se pare te shek. IV, por
kjo krahine nuk mund te identifikohet me territorin e shtetit ilir,
shtrirja e plote e te cilit eshte veshtire te rindertohet. Sidoqofte ai
na paraqitet si nje force qe ishte ne gjendje t’i kundervihej me sukses
Maqedonise. Kuptohet vetiu qe si i tille ai perbente nje njesi te
pakten te barabarte me te, si nga pikepamja e territorit, ashtu edhe e
forces se gjalle njerezore. Si rrjedhim, krahina te tjera te Ilirise se
Jugut, pa perjashtuar ultesiren bregdetare, duhet te kene bere pjese ne
kete njesi.
Organizimi politik i ketij formacioni shteteror nuk njihet mire.

Bardhyli quhet prej autoreve antike “mbret i ilireve”; po keshtu
emertohen dhe pasardhesit e tij. Kjo lejon qe ky formacion te
konsiderohet si nje mbreteri, e cila nuk kishte marre ende tiparet e
qarta te nje monarkie. Vete Bardhyli, ne fillimet e tij na paraqitet si
nje prijes i thjeshte ushtarak qe respekton shume zakone te rendit
fisnor. Duket me e besueshme, qe mbreteria e tij te kete qene ne fillim
nje bashkim i thjeshte bashkesish ilire, te cilat i lidhnin interesa
ekonomike dhe politike, ne radhe te pare interesi i mbrojtjes nga
rreziku i jashtem. edo bashkesi kishte ne krye mbretin e vet te vogel
qe njihte sovranitetin e mbretit te federates dhe i nenshtrohej atij.

Me kalimin e kohes, autoriteti dhe pushteti i Bardhylit si mbret u rrit
e u forcua se tepermi. Ky pushtet mbeshtetej ne forcat e armatosura. Ne
vitet 60 te shek. IV p.e.sone, ai kishte nje ushtri te rregullt, me nje
organizim dhe taktike luftarake te perparuar. Kjo ushtri formohej nga
nje kembesori e organizuar dhe e armatosur mire qe perbente bazen e
forcave te armatosura dhe nga kaloria, e cila, megjithese e vogel ne
numer, ekzistonte si njesi me vete me cilesine e nje force te
manovrueshme goditese.

Ngjarjet politike qe jetoi Mbreteria Ilire e kohes se Bardhylit dhe e
pasardhesve te tij tregojne gjithashtu se ajo perfaqesonte nje force
serioze. Veprimet e saj nuk jane te shkeputura, por gjejne vend ne
kuadrin politik te kohes dhe jane shprehje e nje qendrimi qe ka si
objektiv te qarte dobesimin e kundershtarit kryesor dhe forcimin e
pozitave te veta ne raport me shtetet fqinje. Kjo politike mbeshtetej
ne marreveshje e aleanca politike e ushtarake. Nuk mund te perfytyrohet
dot nje organizim fisnor apo nje demokraci ushtarake qe te luaje nje
rol kaq aktiv ne situaten nderkombetare dhe te kete pikesynime kaq te
qarta politike, te cilat kerkonin perqendrim forcash e mjetesh, sie
eshte rasti i Mbreterise Ilire te kesaj kohe. Nje veprimtari kaq e
gjere dhe kaq e guximshme ne politiken e jashtme mund te kete vend
vetem ne kushtet e nje organizimi shteteror.

Por nuk duhet te kujtojme se shteti ilir i kesaj kohe ishte nje
organizem i perkryer qe u pergjigjej te gjitha kerkesave te ketij
nocioni ne kuptimin e plote te fjales. Megjithate ai kishte tiparet
thelbesore qe i duhen nje shteti: territorin, ndarjen territoriale te
popullsise sipas njesive gjeografike-etnografike dhe pushtetin publik
ne duart e klases sunduese. Struktura social-ekonomike e krijuar ne
gjirin e shoqerise ilire te kesaj kohe eoi gradualisht ne lindjen e
ketij shteti, si nje mjet qe i duhej klases sunduese per te nenshtruar
shtresat e tjera dhe per te mbrojtur interesat e saj.

Nuk mund te detyrohej masa e madhe e prospelateve-dulle te punonte per
pjesen tjeter te shoqerise ilire, per despotet pa nje aparat shtrengimi
te perhershem sie ishte aparati shteteror. Kjo perbente funksionin
kryesor te brendshem te shtetit ilir. Karakteri i shtetit shprehet edhe
ne funksionin e jashtem qe realizohet nepermjet ndeshjeve me popujt
fqinje me ane te fushatave pushtuese dhe ngarkimit te tyre me tribute.
Shteti ilir ndodhej ne stadin e tij fillestar dhe karakterizohej nga
mbeturina te theksuara te rendit fisnor qe gjenin shprehje ne ane te
veeanta te jetes shoqerore. Por qytetet dhe popullsia e tyre, qe
perbenin bazen themelore ekonomike e shoqerore te tij, kishin marre nje
zhvillim te dukshem. Pozita dhe roli i tyre ne jeten politike u be me i
qarte ne periudhat e mepastajme, dora-dores me zhvillimin e metejshem
te shoqerise antike ilire.

Shteti ilir lindi si rezultat i zhvillimit te brendshem te forcave
prodhuese ne Ilirine e Jugut. Procesi i lindjes dhe i formimit te tij
perkon me periudhen e sundimit te mbretit Bardhyl; ai mund te
konsiderohet edhe si themeluesi i shtetit ilir. Lufterat me Maqedonine
qene, nga ana tjeter, nje faktor i jashtem me rendesi qe e shpejtoi
kete proces. Deshtimi i perkohshem ne lufterat me Filipin II dhe
Aleksandrin nuk e nderpreu jeten shteterore te ilireve. Keto luftera
perbejne vetem nje episod te shkurter politik qe nuk e ndali kete
proces te thelle shoqeror ne Iliri.

Shteti ilir lindi brenda territorit, te cilin e banonin sipas Plinit
dhe gjeografit romak te shek. I, Meles “iliret e mirefillte” dhe do te
zhvillohet me tej ne kuadrin e po ketij territori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Dardani
Administrator
Administrator
avatar

Numri i postimeve : 756
Filloi me : 18/05/2009
Mosha : 27
Vendodhja : Loptop Vista Ultimate

MesazhTitulli: Re: Shtetet Ilire   Sat May 30, 2009 12:31 am

3. MBRETeRIA E DYTe ILIRE. DINASTIA E GLAUKISe
(335-231 P.E.SONe)



Rimekembja e shtetit ilir



Shume shpejt pasi pajtoi fqinjet veriore dhe Greqine, Maqedonia u
drejtua nga lindja duke e lene te qete shtetin ilir. Fqinjesia me
Maqedonine nuk perbente me ate rrezik serioz dhe iliret u munduan ta
shfrytezonin gjendjen e krijuar per rimekembjen e shtetit te tyre. Rufi
njofton per trazira te reja ne Iliri, por duket se ato nuk paten
sukses, sepse ne vitin 323 p.e.sone, kur u be ndarja e perandorise se
Aleksandrit, nje pjese e ilireve ishte ende nen sundimin e Antipatrit,
qe u be mbret i Maqedonise, i Greqise, i Ilirise, i Epirit dhe i
popullsive te tjera te pushtuara ne Ballkan.

Gjendja e turbullt qe u krijua ne perandori pas vdekjes se Aleksandrit
dhe shthurjes se perandorise se tij krijoi kushte me te pershtatshme
per elirimin e tokave lindore ilire. Duke u lidhur me armiqte e
Maqedonise, Glaukia, mbret i taulanteve, arriti t’i eliroje keto toka
dhe t’i bashkoje me mbreterine e tij. Duket se pas kesaj ai mori edhe
titullin “mbret i ilireve” ne vend te titullit te meparshem “mbret i
taulanteve”.

Pasi realizoi bashkimin e tokave ilire dhe rimekembi shtetin ilir,
Glaukia u perpoq te dobesonte ndikimin maqedon ne Epir. Per kete qellim
ai u afrua me mbretin e moloseve, Ajakidin dhe u martua me Berojen, nje
bije nga dera mbreterore molose. Ne kete politike ai u ndesh me te
birin e Antipatrit, Kasandrin, qe pas shume perpjekjesh ishte vendosur
ne krye te Maqedonise. Ne vitin 317 p.e.sone, Kasandri rrezoi nga froni
molos aleatin e Glaukise, Ajakidin, i cili kishte nderhyre ne grindjet
e brendshme per fronin maqedon, duke marre anen e Olimbise, nenes se
Aleksandrit. Ne kete kohe Glaukia mori nen mbrojtje dhe mbajti ne
pallatin e tij birin e mbretit te rrezuar, Pirron dyvjeear. Me gjithe
kerkesat kembengulese te Kasandrit, Glaukia nuk e dorezoi Pirron; ai
nuk e beri kete as kur mbreti maqedon i premtoi si shperblim shumen e
madhe prej 200 talentesh, as kur ky e kercenoi me luft
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://riniafr.speedyforum.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shtetet Ilire   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shtetet Ilire
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dr. Mustafa Ceriq: Bosnja është tokë Ilire dhe unë jam boshnjakë me plis të bardhë në kokë (VIDEO)
» Historia e lashtë
» Kështjella Ilire Arsa (Ras) te Pazari i Ri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Rinia e Ferizajit :: Historia-
Kërce tek: